Një 45-vjeçar, banues në fshatin Zgerbonj, i Poliçanit është proceduar penalisht për prerje të paligjshme të pyjeve.
Mësohet se është proceduar shtetasi M.I., pasi u konstatua nga shërbimet e policisë duke transportuar me një mjet “Kamion”, lëndë drusore, pa leje përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.