Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, aty ku mbrëmjen e sotme u mbajt një protestë kundër vendimit të qeverisë për të strehuar në vendin tonë rreth 4000 afganë.
Në këtë protestë qytetarët folën kundër ardhjes së afganëve, mirëpo disa qytetarë të tjerë ndërhynë dhe thanë që janë dakord për ardhjen e tyre. Pikërisht kjo solli përpla sje verbale mes palëve .
Ajo që ra në sy gjatë përpla sjes ishte zhgënjimi me shqiptarët e një emigranti që ka 27 vite në emigrim. Ai i bëri thirrje shqiptarëve që të çohen dhe të dalin kundër ardhjes së afganëve, sepse Shqipëria po bëhet paçahurë.
Një tjetër qytetar foli me tone të ashpra teksa u shpreh se afganët nuk do t’i mirëpresin me lule por me plumba. Ai shtoi se ky vendim për ardhjen e tyre është marrë vetëm nga Kryeministri Rama që nuk pyet askënd.
Një qytetare pro ardhjes së afganëve tha se ne nuk duhet të jemi ksenofobë por t’i mirëpresim afganët, ndërsa nje tjer u shpreh “bujrum të vijnë”.
Pjesë nga përplasja:
Është ksenofobi. Unë nuk jam ksenofobe dhe i mirëpres afganët.
Lëre të mbarojë fjalën dhe ti mos ndërhy. Mbaro fjalën. Jo more, ata të mbajnë radhën. Vajzë nesër bëj protestë tjetër.
Kam 27 vjet në emigracion. Jam i indinjuar me shqiptarët që rrijnë e bëjnë sehir. Çohuni o popull çohuni. Duan të shpopullojnë Shqipërinë. Nju nuk jeni shqiptar të vërtetë. Fëmijët thonë o babi na jep një shans të kthehemi në Shqipëri. Boll. E keni bërë Shqipërinë si paçahure.
Altin Goxhaj: Ju lutem lejini. Ata kanë qeverinë, televizionet, i kanë të gjitha. Ne kaq kemi, një grumbull njerëzish dhe këta s’duan të na i lejnë.
Jam emigrante. Kam jetuar 20 vite në Greqi. Ju lutem të edukojmë fëmijët, të edukojmë brenda në familje. Të kemi kujdes sjelljen me të huajt. Nuk na e bëjnë dëmin të huajt. Eja të mesojmë gjuhën shqipe. Ata afganët të jenë këtu, dhe ne jemi këtu. Jemi njerëz. Të jemi të mirë me të gjithë njerëzit.
Jemi shumë pak, jemi shumë pak. Gjithë ky popull flen gjumë. Avokati e tha shumë mirë çfarë plehrash duan të na sjellin.
Askush në Europë nuk e jep vendin e vet. Askush. Nuk e dimë çmendje kanë këta të zgjuarit e tranzicionit që e bënë Shqipërinë fertele. Nuk mund të krahasohen kosovarët tanë të gjakut, që i përmend kryeministri. Hapëm zemrën për t’i pranuar. Afganistanët bujrum të vijnë , është dita e Nënë Terezës. Mos më ndërpret fjalën. Unë jam të vijën afganë.
Ne jemi mbledhur sepse ndihemi të shkelur dhe të për dh u nu ar nga Kryeministri që merr vednime në kokë të tij. Ai nuk pyet për parlament . Jemi kundër këtij urdhëri të Kryeministrit për të sjellë njerëz të hurit dhe litarit , për të shkatërruar bërthamën shqiptare. Ne nuk i presim me lule afganët. Ne afganët do t’i presim sciç pritëm italianët në vitin 1939. Do pritet me pl umb. Nuk janë njerëz të ndershëm dhe hallexhinj.