• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plagosi shokun e ngushtë në hotel në Ksamil, rrëfehet autori: Doja t’i …

20:11 : 24/08/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Zbardhet dinamika e plagosjes së 27-vjeçarit Tauland Beqiri, në një dhomë hoteli në Ksamil nga miku i tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 13 gushtit.

Në dosjen hetimore shkruhet se autori ka pohuar se plagosja ndodhi nga pakujdesia dhe se nuk kishte në plan ta lëndonte shokun e tij të ngushtë. Vyzaj rezultonte me precedent të mëparshëm penal, pasi në Itali ishte kapur duke vjedhur me armë nëpër vila si dhe me lëndë narkotike. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të mbrojtësit, i dyshuari Edsison Vyzaj, ka sqaruar se, ka ardhur në Ksamil për pushime së bashku me shokun, Tauland Beqirin, si dhe disa shokë të tjerë emrat e të cilëve nuk i kujtohen. Gjithashtu, me të ka ardhur edhe një shtetas nga Sri Lanka i cili quhet Perera. Në datë 13 gusht thuhet se ata kishin dalë nga dhoma, rreth orës 10:00 dhe kanë shkuar në plazh ku kanë qëndruar deri rreth orës 20:00 dhe më pas janë kthyer në hotelin ku kishin zënë dhomën. Në dhomë me të ka qenë edhe Taulandi dhe shtetasi i huaj, Perera.

I riu ka sqaruar se kur u kthyen nga plazhi, Taulandi ka shkuar i pari në dhomë, ndërsa ai vetë me disa shokë po rrinin në parkingun e hotelit.

Pas pak minutash ka hipur në dhomë dhe sa ka hapur derën, ka parë Taulandin i cili kishte në dorë një armë zjarri – pistoletë të markës Glock të cilën e kishte lënë në dhomë. Menjëherë ka tentuar t’ia heqë nga dora dhe në momentin që ia ka marrë armën, ajo ka shkrepur.

Në atë moment, Taulandi i kishte thënë; ‘Çfarë po bënte’, por i dyshuari pa e kuptuar vazhdonte t’i bërtiste se pse lozte me armën. Në një moment i ka ngritur bluzën Taulandit për ta parë për merak dhe aty ka kuptuar që e kishte plagosur.

Lexo edhe:

Plagoset me thikë 20 vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital

Plagosen me armë zjarri dy persona në Fushë-Krujë, shkojnë për mjekim në Spitalin Ushtarak

Ai tregoi se kishte marrë Taulandin për krahu dhe e kishte zbritur poshtë duke kërkuar ndihmën e personave që ishin në parkingun e lokalit dhe duke u thënë që të njoftonin ambulancën. Duke qenë se ambulanca po vonohej, me sa mban mend, e kanë hipur në një makinë dhe e kanë nisur drejt spitalit.

Ai sqaroi se në kushte të tronditjes së madhe, pistoletën ia kishte dhënë shokut të tij, Pererës dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur më pas me armën. Në këtë moment, atje ka shkuar policia dhe e kanë shoqëruar në Komisariat. Në lidhje me armën e zjarrit, i dyshuari sqaron se e ka marrë nga Shkodra. Në përfundim, ai ka sqaruar se me shtetasin Tauland Beqiri nuk kishte asnjë konflikt, përkundrazi, deklaroi se e kishte shumë shok.

Lidhur me ngjarjen i është marrë deklarim fillimisht me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale edhe shtetasit nga Sri Lanka, Makawitege Perera. Ky i fundit deklaroi se ishte nisur nga Verona e Italisë për në Shqipëri me shokun e tij. Ditën e ngjarjes, ka shkuar në plazh me shokët e tij dhe pasdite kanë hyrë në dhomë. Ai tregoi se teksa po bënte dush ka dëgjuar një krismë dhe kur ka dalë nga banja nuk ka parë asnjë person në dhomë.

Pasi kishte zbritur poshtë kishte parë dy shokët e tij kishin diçka dhe në një moment autori i dyshuar i ngjarjes, Edisoni i kishte thënë: “Shko merr armën në dhomë dhe ik”. Sipas tij, ka shkuar në dhomë ku ka marrë armën dhe prej andej ka shkuar në parkimin e hotelit aty ku ishte një lulishte dhe ka hedhur pistoletën. Më pas ka hedhur gëzhojën, të cilat sqaron se i mori te dhoma dhe ka ikur. Por, gjatë pyetjes me cilësinë e personit nën hetim, shtetasi. Perera nuk ka dhënë shpjegime, duke deklaruar se do t’i jepte në një moment tjetër. Gjykata ka lënë në arrest me burg Edison Vyzaj dhe shtetasin nga Sri Lanka, ndërkohë për të plagosurin Tauland Beqiri ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’. /BW

Etiketa: plagosje boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagoset me thikë 20 vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital

17:55 : 26/01/2022
AKTUALITET

Plagosen me armë zjarri dy persona në Fushë-Krujë, shkojnë për mjekim në Spitalin Ushtarak

18:55 : 09/01/2022
AKTUALITET

Plagoset me armë një person në Vlorë

19:18 : 05/01/2022
AKTUALITET

Plagoset me armë 48-vjeçari shqiptar në Itali

16:43 : 05/10/2021
Para

U prezantua te Lyon, zbulohet rroga e majme e Shaqirit

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 19/05/2025

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

22:51 : 19/05/2025

Si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

22:51 : 19/05/2025

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

22:49 : 19/05/2025

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com