Partizani vijon nga puna për sezonin e ri. Të kuqtë janë zhvendosur prej ditësh në Ohër, aty ku po kryejnë fazën përgatitore në prag të sezonit të ri.
Trajneri Ilir Daja ka vendosur të “shtrydh” lojtarët e tij duke kryer nga dy seanca stërvitore në ditë.
Njoftimi është bërë nga vetë klubi i kuq në rrjetet sociale teksa bëjnë me dije se skuadra ka hyrë në javën e dytë të përgatitjeve dhe sot kanë bërë dy seanca stërvitore.
Postimi i Partizanit:
PËRGATITJET NË OHËR
Skuadra vijon me ngarkesa të larta përgatitjet. Në drejtimin e trajnerit Daja dhe stafit teknik grupi i lojtarëve ka hyrë në javën e dytë të fazës përgatitore që po zhvillohet në Ohër. Sot ekipi ka kryer dy seancat e radhës stërvitore.