Bledar Muça u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Lushnje, brenda lokalit të tij ‘Pedonale’ në qendër të qytetit. Pikërisht për këtë biznes, më 10 shkurt ish-kryeministrit Sali Berishës i mbërriti denoncimi që kishte të bënte me kontrollin në qytetin e Lushnjes.
Në atë denoncim, u përmend dhe lokali i Muçës,. Në denoncimin që niset me ‘Dëshmi horror për Lushnje’ përmendej Bar “Pedonale”, ku thuhej se ky lokal kishte zënë trotuarin dhe shërbente si një pikë e shpërndarjes së drogërave të forta.
Ekzekutimi i Muçës ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Pedonales në Lushnje, brenda lokalit të 40-vjeçarit. Autorët lanë të vdekur Muçën ndërkohë që plagosën dhe Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa, 25 vjeç, Sara Liçi, 24 vjeçe, Eksara Sauli, 26 vjeçe, dhe Majlinda Gjyla, 66 vjeçe.
Makina e autorëve e tipit ‘Golf’ u gjet e djegur në fshatin Thanasaj dhe Policia është duke e hetuar.
POSTIMI I SALI BERISHËS:
Nje deshmi horror per Lushnjen!
Ja si lengon qyteti ne kthetrat e Hakmarrjes per Drejtesi dhe bosit te saj Land Shyti.
Lexoni deshmin tronditse te lushnjarit dixhital per gjendjen horror ne qytetin e tij i cili thote ai ‘merr fryme por nuk jeton’! sb
Mirmbrema Doktor Z.Sali Berisha
Jam nje punonjes ne administraten shtetrore te Lushnjes dhe jam menduar shume her para se te shkruaj, ne lidhje me disa fenomene dhe ngjarje kriminale qe tashme prej vitesh ndodhin cdo dite ne qytetin e Lushnjes. Prandaj per kete arsyje po mar guximin qe te shkruaj. Lushnjen e ka pushtuar krimi, ai tashme komandon gjithcka ne qytet qe nga instucjonet: bashkin , prokurorin dhe komisarjatin e qytetit. Ne duart krimit eshte cdo centimeter i ketij qyteti dhe jetet e qytetarve , e tashmja dhe e ardhmja jone qe mbahet peng nga grupi kriminal shume i njohur tashme me emrin “Hakmarrja per Drejtesi” me ne kryje te saj : Land Shytin . Gjithcka kalon ne doren e tij, qe nga tenderat e rrugve , ujsjellsi, kanalizimet , rruget , gjelberimi , plerat , ndertimi dhe rikostruktimi i shkollave dhe kopshteve . Krahas tyre kan shtrir dhe bizneset e tyre si : Tregu i madh i fruta perimeve.
Ku nuk kan munguar as vrasjet e tregtarve nga keta dhe si cmimet e biletave qe jan 3-fishuar. Qe nga ata qe shesin me arka deri te ato qe perdorin makinat te cilet i mbajn ne “terror” gjate gjith kohes. Kur kapet dikush qe tregton jasht ketij tregu me sasira te vogla , meret dhe rrihet brutalisht per tu ber shembull per te tjeret .
Po ketu askush nuk mund te flasi sepse pasiguria per jeten eshte e madhe. Sepse personi ne fjal ka akses ne prokurori , gjykat dhe deri te emerimi i shefit te komisarjatit , si dhe ne bashki. Nuk eshte koecidenc qe tre shefat e fundit te komisarjatit jane nga Vlora , pasi perandoria e ketij ngrihet nga qarku i Vlores e deri ketu. Por ketu flitet se tentakulat e tij shtrihen deri te vet Kryeministri.Ata garantuan fitoren kallp te Fatos Tushes. Fiks pas kesaj kryetari i bashkis z. Fatos Tushe i dha tregun e fruta perimeve me nje afat te gjat me me shume se ai i kryetarit te bashkis grupit te hakmarrjes per drejtesi. Dhe gjithcka tjeter qe ka te bej me fondet dhe punet publike te qytetit duke i len dor te lire ketyre per gjithcka . Sotë ata disponojn disa biznese te cilet qeveria i ka deklaruar te mbyllura , kurse ketu nuk ka lagje dhe rruge qe nuk jan prezent bizneset e tyre . Ku nuk i afrohet as policia as tatimet dhe pse janë te pa ligjshme dhe qe dihen nga te gjjth qytetaret . Por per keta nuk flet dotë njeri sepse rrezikohet jeten e tij dhe te familjes. Po ju nis disa ambjente llotosh , gara me qen online dhe bilardo. Si dhe parkimin krahas bashkis publik qe eshte kthyer ne biznes privat.
Parkim krahas Bashkise
Ambjentet e lojrave te fatit online.
Ky ambjenti eshte biznesi i tyre “bar kafe pasticeri ” PEDONALE. Ketu tregohet qe eshte zen trutuari ne nje kohe kur ata hallexhinjt qe tregtonin fara dhe cigare te hapura per te mbajtur shpirtin gjall , duke i terhequr policia zvarr . Mos u cudisnin sepse te gjitha ngjarjet e bujshme dhe vrasjet qe kan ndodhur ne qytet gjat ketyre koheve jan pa autor . Sepse ata qe duhet ti zbulonin, dhe e kan per detyr sepse paguhen nga taksat tona kan zgjedhur ti sherbejn krimit . Duke qen te 2- ose 3- punsuar dhe duke qen ne ortakeri me ta. Brenda bizneseve te tyra tregtohen dhe drogra te forta si kokain dhe kanabis qe blihen shpesh edhe nga adoleshent. Ketu fillon dhe drama me e madhe … qe ngjan me ato filmat te Amerikes Latine qe ata qe e shesin i denoncojn te policia . Pasi policia i kap i con ne prokurori , kur gjykata jep nje vendim si : arrest shtepie , detyrim paraqitje si dhe me burg qe shkon deri ne 3-vjet e gjysem me pranim faj. Dhe jan te detyruar familjaret e tyre te futen ne kredi ose ne borxh qe te paguajn gjyqtar , prokuror,avokat si dhe policet.Duke u gjetur ne kete situat keta te rinj te pa shpres i vet ofrohen te forteve te ketyreve ambjenteve qe ndoth qe ky te jet nje njeri i pa punsuar as nje her si ketu dhe ne emigrim. Por ky i pa shkoll ka ndo nje makin te bukur ,shtepi , biznes dhe shume te ardhura qe nuk dihen nga vin qe jan te punsuar nga kupola e madhe e hakmarrjes per drejtesi . Keta te pa shkoll dhe te fort kan dhe respektin e policis qe nuk i ndal per asgje. Pushteti i kesaj bande nis qe ne hyrje te qytetit te rreth rrotullimi i plugut te cilet kan ne pronesi nje tok u dhe tregtohen makina , dhe duke mbaruar ne dalje te Lushnjes te karburanti ” JOTI ” ku ketu ndahen interesat duke i kaluar djemve te z.Gramoz Ruci . Per te shkuar ne Divjak te ” toke e vdekur” ku dy her ne jave nisen gomonet dhe skafet ne drejtim te Italis me lend narkotike ” Kanabis” me bekimin e z.Erjon Brace dhe z.Fredi Kokoneshi ( kryetri i bashkis Divjak) . Po i kthehem edhe nje her qytetit per te filluar pune ne administrat si bashki, hipotek,spital,post,shkoll . Po nuk pate para per te paguar duhet te paguash afer seksuale te deputeti i qytetit z.Bujar Cela. Kam shume gjera per te folur por do doja qe ju ti benit publike disa nga keto pasi ndihem e rrezikuar familjarisht nese nuk me ruani anonimatin. Do tju lutesha shume mos te me beni publik. Per te vertetuar te gjitha keto ju mund te vini te investigoni vet nepermjet gazetarve pa veshtirsi . Kam shume shpres qe ju do e denonconi kete rast dhe do e beni publile kete shqetesim qe nuk eshte vetem i imi por i gjith qytetit i cili mer frym por ka ndaluar se jetuari. Me shume respekt per ju , ju uroj pune te mbar dhe faleminderit per mirkuptimin.