Një automjet ka rënë në një kanal vaditës në zonen naftëmbajtëse të Marinzës në Fier.
Makina ndodhet e përmbysur në kanal, ndërsa dyshohet për dy të vdekur.
“Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip ‘Nisan’. Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.
Lexo edhe: