I riu i cili akuzohet si dhunues i disa vajzave në Tiranë është kapur nga policia. Burime zyrtare konfirmuan këtë të Diel, se Denis T., 29 vjeç u procedua në gjendje të lirë dhe u dërgua në spitalin psikiatrik.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit D.T., 29 vjeç, pasi ka dhunuar fizikisht shtetaset A.E. dhe D.D. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas vuante nga depresioni dhe çrregullimet e ankthit. Pas përfundimit të veprimeve proceduriale dhe udhëzimeve të Prokurorit ky shtetas u dërgua në Spitalin Nr.5 Tiranë për trajtim të specializuar”, njoftoi policia.
I riu u ndalua pas denoncimeve mediatike.
Lexo edhe:
Pamje të rënda/ I riu dhunon vajzat në Tiranë, por lihet i lirë nga autoritetet (VIDEO)