• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të ardhurat e bashkive, varësi të lartë nga ndërtimet e reja

08:19 : 20/08/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Të ardhurat e pushtetit vendor u përmirësuan ndjeshëm në 6-mujorin e parë të vitit 2021, duke ndjekur të njëjtën trajektore si të ardhurat e buxhetit qendror.

Sipas të dhënave nga “Projekti “Financat Lokale”, (në bashkëpunim me Drejtorinë e Financave Vendore pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë), të ardhurat vendore paraqiten me performancë në rritje, jo vetëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 që i përket periudhës së mbylljes totale nga pandemia COVID-19 (36% më shumë), por ato paraqiten me rritje edhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, përkatësisht në masën 4 % ( + 508 milionë lekë).

Struktura e të ardhurave tregon për një varësi të lartë të buxhetit vendor nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Në 6- mujorin e parë u arkëtuan nga ky tatim 4,3 miliardë lekë, me një zgjerim gati 14% në raport me 6-mujorin e parë 2020.

Të ardhurat që sigurohen nga taksimi i ndërtimeve të reja (Taksa e ndikimit në infrastrukturë), e cila zë rreth 31% të totalit të të ardhurave vendore, “Taksa e ndërtesës” me rreth 21%, ose ndryshe një masë realizimi 2.8 miliardë lekë dhe “Tarifa e pastrimit dhe higjienës” me 19% ose ndryshe një realizim rreth 2.6 miliard lekë.

Të ardhurat e veta të pushtetit vendor përbëjnë 6% të totalit të të ardhurave publike në 6-mujorin e parë të vitit 2021 me një realizim prej 15.3 miliardë lekë, ku 91% ose 13.9 miliardë e zënë taksat dhe tarifat vendore.

Lexo edhe:

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

“Miqtë që u bënë armiq”/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan! (Lista e vrasjeve)

Në janar-qershor 2021 pati përmirësim të performancës së të ardhurave ku më mirë paraqitet grupi i taksave të pasurisë me rritje me rreth 59%, ose ndryshe me një realizim në vlerë absolute rreth 3.5 miliard lekë, dhe pas tij vjen zëri i taksave dhe tarifave të tjera lokale me rritje prej 32%, ose me një realizim rreth 10 miliard lekë.

Nga taksat mbi pasurinë në 6-mujorin e parë të vitit 2021, janë akumuluar gjithsej 3.5 miliardë lekë ose rreth 1.3 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Peshën më të madhe e ka zëri i taksës mbi ndërtesën me një realizim rreth 2.8 miliardë lekë, ose 80% të totalit të të ardhurave nga taksat mbi pasurinë.

60% e totalit të të ardhurave vendore (ose 9.2 miliardë lekë) është mbledhur nga Bashkia e Tiranës gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2021. Burimi më i madh i të ardhurave për këtë bashki është “Taksa e ndikimit në infrastrukturë” e cila arrin vlerën e 3.4 miliardë lekë ose rreth 37% të të ardhurave nga taksat dhe tarifat, ose rreth 22% të totalit të të ardhurave vendore për 61 bashkitë.

Të grupuara sipas numrit të popullsisë, bashkitë me mbi 100 mijë banorë (11 bashki përfshi edhe Tiranën) kanë realizuar 82% të totalit të të ardhurave të veta vendore në rang vendi.

Shpenzimet nga bashkitë u ulën me 30% këtë vit

Shpenzimet e pushtetit vendor gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti arritën në 24.3 miliardë lekë, ose rreth 42% të planit vjetor të miratuar, duke zënë rreth 9.2% të totalit të shpenzimeve publike të qeverisjes së përgjithshme.

Në shpenzimet e realizuara në 6-mujorin e parë të vitit 2021, peshën më të madhe e zënë shpenzimet e personelit me rreth 48.8% e totalit të shpenzimeve vendore, pas tyre vijnë shpenzimet operative me rreth 27.8%; shpenzime të tjera për subvencione dhe transferta me rreth 3.1%, ndërsa shpenzimet për investime zënë rreth 20.4%.

Shpenzimet për investime kanë pësuar një rritje të lehtë prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa investimet e Bashkisë së Tiranës përbëjnë rreth 34% të totalit të investimeve të realizuara nga pushteti vendor gjatë kësaj periudhe.

Shpenzimet të tjera korrente (ku përfshihen edhe transfertat familjare, subvencionet) kanë pasur një rënie gjatë 6 mujorit të parë 2021 me rreth 20 milionë lekë ose ndryshe me rreth 20% krahasuar me një vit më parë.

Peshën më të madhe e zunë shpenzimet e realizuara nga transfertat nga buxheti i shtetit me rreth 55%, ndërsa ato nga të ardhurat e veta zënë rreth 43%, 1% shpenzimet me burim financimin e huaj dhe 0.2% shpenzimet e realizuara me burim financimi të ardhurat jashtë limitit.

Këtë vit vihet re rritje të shpenzimeve në funksionet si “Rendi dhe Siguria”, “Çështjet Ekonomike”, “Strehimi dhe komoditetet e komunitetit”, “Mbrojtja e mjedisit”, “Arsimi”, “Argëtimi kultura dhe feja”, dhe “Mbrojtja sociale” në vlerën totale prej rreth 2.2 miliard lekë më shumë se një vit më parë.

Funksioni “Shërbimet e përgjithshme publike” ka rritjen më të madhe të shpenzimeve gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2021, krahasuar me një vit më parë me rreth 741 milion lekë ose 14% më shumë, dhe më pas vjen “Strehimi dhe komoditetet e komunitetit” me rritje me rreth 19%.

Funksionet që paraqiten me financim me ulje janë “Shëndetësia” me rënie me rreth 30% si dhe “Rendi dhe siguria publike” me rreth 7%.

Të grupuara sipas popullsisë në 6-mujorin e parë të viti 2021, duke përjashtuar Bashkinë Tiranë, 10 bashkitë me mbi 100 mijë banorë kanë realizuar rreth 6.5 miliardë lekë ose 44% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor (60 bashki pa Tiranën).

/Monitor.al/

Lajme të lidhura

BOTA

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

19:54 : 08/06/2025
AKTUALITET

“Miqtë që u bënë armiq”/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan! (Lista e vrasjeve)

19:41 : 08/06/2025
AKTUALITET

E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot

19:30 : 08/06/2025
AKTUALITET

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur kujton fjalët e të birit

19:23 : 08/06/2025
BOTA

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

19:20 : 08/06/2025
AKTUALITET

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

19:13 : 08/06/2025
Para

Mijëra presin në aeroportin e Kabulit, avioni niset pothuajse bosh

TË GJITHA

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

19:54 : 08/06/2025

“Miqtë që u bënë armiq”/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan! (Lista e vrasjeve)

19:41 : 08/06/2025

E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot

19:30 : 08/06/2025

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur kujton fjalët e të birit

19:23 : 08/06/2025

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

19:20 : 08/06/2025

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

19:13 : 08/06/2025

Sizmologët grekë të shqetësuar pas tërmetit në malin Athos

19:06 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com