• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Porti i Triportit me koncension, Rama-Balluku hedhin në erë miliona euro investime të BE

16:36 : 19/08/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Ministria e Infrastrukturës ka shpallur procedurat për dhënien me koncension të Portit të Triportit, në Vlorë.

Sipas dokumentave zyrtare, vlera e koncensionit është 44.9 milionë euro dhe do të zgjasë për 10 vjet.

Ministria e Infrastrukturës ka vendosur të presë ofertat për këtë koncension deri mesditën e datës 17 Shtator 2021.

Lexo edhe:

Arrestohet shqiptari në Itali, policia i shkoi në banesë për armë por i gjeti drogë

Fushë-Kruja në terr prej 8 orësh, drejtuesi teknik i OSHEE nuk i përgjigjet telefonatave të qytetarëve

Procedurat e shpallura më herët nga qeveria “Rama” për dhënien me koncension të portit të peshkimit të Triportit kanë hasur në kritikat dhe kundërshtimet e opozitës dhe ekspertëve të ekonomisë.

Qeveria “Rama” i ka dhënë udhë nisjes së procedurave për dhënien me koncension të të “Triportit” në Vlorë, përkundër akuzave për projekt klientelist, të pakonsultuar me publikun dhe që hedh në kosh disa investime miliarda lekë të kryera gjatë viteve të fundit në Portin e Peshkimit në Vlorë.

Këshilli i Ministrave, me vendimin nr. 100, dt. 17 Shkurt 2021, ka vendosur që përcaktojë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si “autoriteti kontraktor për zhvillimin e mundshëm të procedurës së koncensionit publik/privat për portin Triport në Vlorë”.

Projekti është kritikuar ashpër më herët nga Partia Demokratike në opozitë, e cila vlerëson se qeveria e drejtuar nga Edi Rama po u merr pronën publike qytetarëve për t’ua dhënë “një grushti klientësh”, siç i konsideron ajo.

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga Edi Rama, miratoi në Tetor 2020 vendimin “Për Miratimin e Planit Kombëtar Sektorial të Transportit Detar dhe Infrastrukturës Portuale”.

Sipas vlerësimit të qeverisë, “Plani i integruar ndërsektorial do të jetë kushtetuta e zhvillimit të rajonit të bregdetit, i cili do të nxisë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, integritet social dhe mbrojtje të pasurive natyrore për 15 vitet e ardhshme…”.

Por, siç e vlerëson opozita dhe ekspertët e mjedisit, pjesë të këtij Plani janë mekanizma për dhënien me koncension të pasurive publike në duar të pak kompanive private vendase.

Dhënia me koncension e Triport-it në Vlorë zhbën një numër të konsiderueshëm investimesh të kryera nga vetë qeveria “Rama” gjatë viteve të fundit në Portin e Peshkimit.

Duke filluar nga viti 2015 e në vijim, autoritetet shtetërore kanë shpenzuar më së paku 3.5 miliardë lekë të vjetra për të mbajtur në mirë-funksionim Triport-in, pa përfshirë këtu kostot e përditshmërisë për shpenzime operative.

Në 5-vjeçarin e fundit, në këtë objekt strategjik të infrastrukturës dhe transportit kombëtar detar, janë kryer këto investime të rëndësishme;

  1. Zgjerimi i Terminalit të Pasagjerëve, përfunduar në vitin 2018 me vlerë kontrate 2.6 miliard lekë;
  2. Rikonstruksioni i Kalatës Lindore në Portin Detar Vlorë realizuar në vitin 2019 me vlerë kontrate 115 milion lekë;
  3. Rikonstruksion i Portës Hyrëse Perëndimore të Portit realizuar në vitin 2016 me vlerë kontrate 103 milion lekë;
  4. Linja e furnizimit me ujë të portit realizuar në vitin 2015 me vlerë kontrate 59 milion lekë;
  5. Krijimi i rrjetit të transmetimit të të dhënave të sigurisë realizuar në vitin 2017 me vlerë 652 milion lekë;
  6. Rikonstruksioni i Degës së Doganës Vlorë me vlere kontrate 300 milion lekë.

Po ashtu, autoritetet publike kanë investuar edhe një fond prej 1.6 miliardë lekë të vjetra për ndërtimin e Markatës së Peshkut në territorin aktual të Portit të Peshkimit, një shpenzim i cili del jashtë funksionit me nënshkrimin e kontratës koncensionare.

Përveç zhvlerësimit të investimeve, vendimi i qeverisë shqiptare për dhënien me koncension të Triportit, do t’i “falë” kompanisë private edhe një investim rreth 15 milionë euro të Bashkimit Europian për “rikonstruksionin e kalatave dhe ndërtimin e Bankinës së Re në Port”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestohet shqiptari në Itali, policia i shkoi në banesë për armë por i gjeti drogë

17:29 : 04/11/2025
AKTUALITET

Fushë-Kruja në terr prej 8 orësh, drejtuesi teknik i OSHEE nuk i përgjigjet telefonatave të qytetarëve

17:26 : 04/11/2025
AKTUALITET

Kontratat PPP marrin 120 mln euro në 2026, 10 mln euro për incenetarorin e Tiranës

17:06 : 04/11/2025
AKTUALITET

Projekt-buxheti 2026, sa do jenë fondet për pensionet, shëndetësinë dhe bashkitë

16:59 : 04/11/2025
BOTA

Kina dënon me vdekje bosin e mafias famëkeqe të Myanmarit dhe 4 anëtarë të tjerë të familjes!

16:51 : 04/11/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shantazhuan të riun për kthimin e borxhit, arrestohet 26-vjeçari, nis hetimi për 4 të tjerë

16:41 : 04/11/2025
Para

Nëna që humbi djalin gjatë luftimeve në Afganistan prek me fjalët e saj: I vajta te varri, i thashë humbe jetën kot

TË GJITHA

Arrestohet shqiptari në Itali, policia i shkoi në banesë për armë por i gjeti drogë

17:29 : 04/11/2025

Fushë-Kruja në terr prej 8 orësh, drejtuesi teknik i OSHEE nuk i përgjigjet telefonatave të qytetarëve

17:26 : 04/11/2025

Kontratat PPP marrin 120 mln euro në 2026, 10 mln euro për incenetarorin e Tiranës

17:06 : 04/11/2025

Projekt-buxheti 2026, sa do jenë fondet për pensionet, shëndetësinë dhe bashkitë

16:59 : 04/11/2025

Kina dënon me vdekje bosin e mafias famëkeqe të Myanmarit dhe 4 anëtarë të tjerë të familjes!

16:51 : 04/11/2025

EMRI/ Shantazhuan të riun për kthimin e borxhit, arrestohet 26-vjeçari, nis hetimi për 4 të tjerë

16:41 : 04/11/2025

Faktet tronditëse të KLSH-së: Shëndetësia e nënfinancuar. S’ka kontroll në zinxhirin e furnizimit të barnave

16:38 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com