• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hajdutët ikin të parët/ Ashraf Ghani dhe Edi Rama

23:47 : 19/08/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Erl Kodra

Zhvillimet e vrullshme në Afganistan kanë tronditur thellë besimin e popujve dhe shteteve tek establishmenti i politikës botërore, kryesisht të atyre rajoneve dhe vendeve me konflikte të fjetura ose të hapura. Ishte e dhimshme deri në dëshpërim të shohësh një popull të gjymtuar nga luftrat – ndërsa braktiset – duke i lënë në mëshirën e disa përbindshave që turpërojnë qeniet njerëzore.

Mbajë mend – diku në pranverë të vitit 2003 – kur SHBA-të sulmuan Saddam Hussein, në një rreth të ngushtë duhej të shihnim një video konfidenciale. Në të vërtetë, ai që po na fliste, na paralajmëroi se stomaku ynë mund të mos i përballojë pamjet, prandaj ata që nuk ishin të gatshëm të shihnin makabritete, duhet të dilnim jasht. Pamjet ishin vërtetë tronditëse – dhe unë për etikë nuk mund t’i përshkruajë këtu – por ju siguroj se asgjë mbi tokë nuk mund të ishte më tronditëse. Pas kësaj, me gjysëm zëri i thash kolegut në krah se nuk ka turp më të madh për njerëzimin se sa lënia në pushtet i një përbindëshi të tillë. Por historia e Irakut tashmë dihet – megjithatë unë nuk kam ndryshuar mendim – se diktator të tillë që lejojnë përdhosjen e qenieve humane, duhet rrëzuar me çdo çmim.

Por edhe ne shqiptarët kemi patur përbindëshin tonë që sakatoi një komb. Për fat të keq, ngjashëm me zhvillimet e sotme në Afganistan, largimi i misioneve diplomatike të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në përfundim të Luftës së Dytë përkoi me fillimin e një epoke të errët – në të vërtetë më e errëta në historinë tonë të re. As në mesjetën e errët shqiptarët e zakonshëm nuk kishin përjetuar një terror kaq mizor.

Deklerata Universale e të Drejtave të Njeriut është dokumenti më madhështor që ka prodhuar njerëzimi. Vendet perëndimore i kanë përmbushur këto të drejta – në masën më të madhe – por fatkeqsisht, shumë rajone të botës janë zhytur në një lloj vorbulle dhune, të paaftë për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin njerëzor.

Lexo edhe:

Fundi i një epoke

Mizorët …

Ne shqiptarët u duk sikur u shkëputëm nga ferri, megjithatë, akoma nuk kemi dalë plotësisht nga tuneli. Duket qartë se asgjë nuk mund të merret e mirëqenë, sidomos në një botë kaq të paqëndrueshme. Lufta dhe përpjekja 20 vjeçare nga fuqia më e madhe e planetit, në një vend si Afganistani, tregoi se vetëm kaq është e pamjaftueshme.

Të drejtat e njeriut  janë komplekse dhe të ndërthurura, ato nuk mund të shihen të shkëputura nga çdo e drejtë tjetër – sidomos të drejtat civile dhe politike. Për t’i realizuar këto të drejta, së pari duhet të gëzoni të drejtën për të zgjedhur politikisht qeverinë që dëshiron, i lirë dhe pa frikë.

Në Shqipëri nuk ka patur zgjedhje të lira – të paktën që prej vitit 2013. Përveç kësaj, vendi është i zhytur në krim dhe korrupsion, ku mafia dhe shteti janë shkrirë së bashku. Edi Rama ka ndërtuar një shtet-amalgamë: ku përzihen interesa mafioze dhe korruptive, të aktorëve lokal dhe ndërkombëtar – që prej trafikut të drogës deri tek lojrat gjeopolitike.

Ne shqiptarët jemi popull tolerant dhe paqedashës, përndryshe, asnjë popull tjetër europian nuk do të duronte një qeveri të tillë, që vjen në pushtet përmes krimit, qeverisë përmes krimit, duke prodhuar varfëri dhe mjerim për vendin. Por sado popull durim-madh të jemi, çdo durim e ka një fund.

Dhe fundi është afër.

Në Afganistan ishte në pushtet një qeveri e korruptuar thellë, me zyrtarë lokal që mbillnin dhe trafikonin drogë, armë dhe njerëz. Por që gëzonte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, sepse atje nuk kishte ku të gjendej një qeveri më e mirë. Atje “opozita” e qeverisë ishin talebanët – të cilët vrasin mizorisht njerëz. Merreni me mend – një super ushtri me 300,000 trupa ra për dy javë, ndërsa Presidenti Ghani u largua nga vendi. Sepse hajduti gjithmonë largohet – në rastin më të parë. Hajduti nuk ka Atdhe.

Në Shqipëri kemi një qeveri që bën të njëjtën gjë si qeveria e Ashraf Ghani-t, korrupsion frenetik, trafik droge dhe qeverisje bashkë me mafian. Edhe qeveria jonë gëzon mbështetjen e Yuri Kim (dhe jo vetëm të saj) por jo edhe opozita shqiptare. Madje – ironikisht para dy viteve – opozita përpak sa nuk u shpallë organizatë e dhunshme, ose organizatë terroriste nga Philip Reeker. Bukur shumë, por demokratët e Shqipërisë nuk janë talebanët e Afganistanit.

Dhe Shqipëria nuk është Afganistani, Lavdi Zotit!

Etiketa: kodra boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fundi i një epoke

21:11 : 06/02/2022
AKTUALITET

Mizorët …

23:18 : 26/04/2021
Para

Shqipëria u vetëofrua për strehimin e afganëve/ Ambasada zbardh telefonatën Blinken-Rama

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com