• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTOT/ “Gjirofarm” shkel ligjin me të dyja këmbët! Transporton qumështin në kushte skandaloze

13:47 : 18/08/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Në një denoncim publik për mënyrën e transportit të qumështit të papërpunuar nga kompania “Gjirofarm” të bërë nga Jugulajm.net, tregohet mënyra se si transportohet ky produkt nga fermat deri në fabrikën e përpunimit.

Siç duket qartë dhe në foto, makina e “Gjirofarm” është e ngarkuar me bidona plastik të mbushur me qumësht. Ky produkt është mbledhur në ferma apo tufa të ndryshme në zonave në Gjirokastrës apo përreth saj dhe transportohet në plastikë, në temperatura që ende janë afër 40 gradëve. Kjo bën që të shumëfishohen në masë ngarkesat mikrobiale. Madje, makina është e parkuar, në diell dhe e ngarkuar me qumësht.

Megjithëse qumështi shkon në fabrikën e përpunimit, përpunohet etj, askush nuk e di nëse kjo sasi shkon për djath, për qumësht për konsum apo për kos dhe në të gjitha rastet, temperaturat e përpunimit janë të ndryshme, gjë që ndikon në zhdukjen e ngarkesave mikrobike. E para nga fotot, kjo mënyrë transporti anashkalon dukshëm Udhëzimin Nr.5, datë 25.3.2011. “Për Kërkesat Specifike të Higjienës për Stabilimentet e Prodhimit, Grumbullimit dhe Përpunimit të Qumështit dhe Produkteve me Bazë Qumështi”.

Në pikën 19, ky udhëzim thotë se, “menjëherë pas mjeljes, qumështi duhet të mbahet në një vend të caktuar, të pastër, i tillë që të shmangë çdo kontaminim. Ai duhet të ftohet menjëherë në temperaturë jo më shumë se 8º C në rast të grumbullimit ditor, ose jo më shumë se 6ºC nëse grumbullimi nuk është ditor”. Ndërsa pika 20 e bën të qartë se, “gjatë transportit duhet të ruhet sistemi i ftohjes dhe me mbërritjen në stabilimentin përpunues, temperatura e qumështit nuk duhet të jetë më e lartë se 10ºC”.

Pra, në këtë rast transporti, a është ftohur qumështi? A janë ruajtur temperaturat e përcaktuara në këtë udhëzim? A është temperatura më e larta e pranueshme, 10 gradë?

Lexo edhe:

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

Ndërkohë, pikat 24 përcakton dhe mjetet e transportit dhe enët e transportit të qumështit.

Mjetet e transportit dhe kontejnerët për qumështin dhe produktet me bazë qumështi duhet të përmbushin kushtet e mëposhtme:

  1. a) sipërfaqja e tyre e brendshme duhet të jetë prej materiali që mund të pastrohet, lahet dhe dezinfektohet lehtë;
  2. b) duhet të kenë dysheme e cila pastrohet lehtë me sipërfaqe të lëmuar dhe e tillë që ujërat të rrjedhin pa vështirësi;
  3. c) duhet të ndërtohen në mënyrë të tillë që të evitohet ndotja me kontaminantë dhe aroma dhe të ketë sistem ventilimi;
  4. d) të jenë të mbrojtur nga çdo agjent atmosferik dhe pluhur;
  5. e) mjetet specifike të transportit, përveç kushteve të referuara në pikat “a”, “b”, “c” dhe “d”, duhet të kenë pajisje ftohëse dhe burime ftohëse shtesë dhe pajisje për rregullimin e temperaturës në mjetin e transportit, në mënyrë që të ruajë temperaturën konstante të ngarkesës gjatë ngarkimit dhe transportit;
  6. f) Cisternat për transportimin e qumështit të jenë të izoluara termikisht dhe të lehta për t’u pastruar dhe dezinfektuar.

A plotësohen këto kërkesa me këtë mënyra transporti?

Për të mos folur më pas për pikën 28 të udhëzimit të sipërcituar, sipas të cilit, edhe pranimi në fabrikat e përpunimit.

“Operatorët e biznesit ushqimor të fillojnë procedurat për të siguruar që qumështi i papërpunuar përmbush kriteret (normat) e mëposhtme:

  1. i) për qumështin e papërpunuar të lopës: Përmbajtja e mikroflorës së përgjithshme (mezofile aerobike) në 30ºC (për ml) të jetë 100 0001 dhe përmbajtja e qelizave somatike (për ml), 4000002;
  2. ii) për qumështin e papërpunuar të përftuar nga kafshë të tjera: Përmbajtja e mikroflorës së përgjithshme (mezofile aerobike) në 30ºC (për ml) të jetë 1 500 0001;
  3. b) Në qoftë se qumështi i papërpunuar i përftuar nga kafshë të tjera nga lopët, përdoret për prodhimin e produkteve me bazë qumështi me një proces që nuk përfshin trajtimin termik, operatorët e biznesit ushqimor duhet të marrin masa për të siguruar që qumështi i papërpunuar i përdorur plotëson normat e mëposhtme:

Përmbajtja e mikroflorës së përgjithshme (mezofile aerobike) në 30ºC (për ml), 500 0001”.

Por, duke qenë se grumbulluesi, transportuesi, pranuesi në stabilimentin e përpunimit është i njëjti subjekt, a do ta refuzojë qumështin që e ka transportuar vetë në këto kushte, nëse rezulton me kritere e norma mbi këto që përcakton udhëzimi?

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka drejtoritë e tij në 12 qarqet e vendit dhe padyshim, raste të tilla nuk mund të kalojnë pa u vënë re nga inspektorët. Ndërkohë që edhe më herët e kemi denoncuar një rast të tillë për mënyrën e transportit të qumështit nga “Gjirofarm”.

/Marrë nga Alert.al/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025
SPORT

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025
BOTA

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025
AKTUALITET

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025
AKTUALITET

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025
Para

Flet shqiptari që punonte në Afganistan: Ja si e mora vesh për talebanët

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com