• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Strehimi i afganëve, sa është numri që pritet të mbërrijë në Shqipëri brenda pak javësh?

11:46 : 16/08/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Autoritetet shqiptare po shprehen entuziaste për strehimin e afganëve, jeta e të cilëve rrezikohet nga talebanët, që një ditë më parë morën pushtetin në Afganistan.

Kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale njoftoi vendimin, duke e lidhur atë me mikpritjen shqiptare. Pas tij reagoi kreu i PD-së, Lulzim Basha, që foli për detyrimet që ka Shqipëria kundrejt aleatëve.

Sot Olta Xhaçka si ministre e Jashtme tha se Shqipëria është gati të presë disa qindra afganë.

Deri më tani askush nuk ka pohuar zyrtarisht se sa do të jetë numri, ku do të akomodohen, kur pritet të vijnë dhe detaje të tjera, ndërsa i gjithë procesi po trajtohet si një operacion sekret, ndonëse në deklaratat publike flitet për humanizëm.

Nga burime jo zyrtare flitet për një grup të parë afganësh, rreth 500-550 vetë që mund të zbarkojnë në Shqipëri brenda pak ditësh, ndoshta në fund të muajit gusht.

Lexo edhe:

Aksident te “21 dhjetori” në Tiranë, automjeti përmbyset në rrugë

Irani ekzekuton një të dënuar për spiunazh për Izraelin

Një grup pune i ngritur nga autoritetet shqiptare në koordinim me ato amerikane, stafin diplomatik të Ambasadës në Tiranë, thuhet se po merret me detajet, ndërsa ashtu si në rastin e iranianëve, edhe afganët do të akomodohen në një kamp, larg zonave të banimit, por që do të kenë afër aeroportin Nënë Tereza dhe një prej porteve, me shumë gjasa atë të Durrësit.

Nga burime jozyrtare mësohet se në Shqipëri mund të akomodohen rreth 5 mijë afganë, shifër kjo e përafërt me muxhahedinët iranianë të vendosur në Manzë.

Kjo do të thotë se grupi i parë i afganëve mund të akomodohen në trekëndëshin Tiranë-Durrës-Kavajë, ndoshta në zonën e Golemit.

Gjithsesi zyrtarisht nuk thuhet asnjë detaj, edhe pse në rrjetet sociale apo media janë publikuar disa të tilla që i referohen burimeve konfidenciale.

Mësohet se afganët do të akomodohen në banesa druri, të ngritura brenda një kampi, të ngjashme me atë të vendosur në Manzë atje ku janë edhe iranianët.

Por nëse në rastin e iranianëve është deklaruar se gjithçka është mbuluar prej tyre, në aspektin e shpenzimeve, në rastin e afganëve, duket se fatura financiare, të paktën për grupin e parë të personave, do të mbulohet nga shteti shqiptar. Gjithsesi edhe kjo referuar burimeve jo zyrtare, pasi zyrtarisht asgjë nuk konfirmohet.

Grupi i parë i afganëve pritet të mbërrije sapo të përfundojnë procedurat e kontrollit të tyre, pra të verifikohen nëse realisht i kanë shërbyer trupave të koalicionit anti-terror dhe në aspektet e sigurisë, pasi tashmë frika më e madhe duket se është infiltrimi i elementëve që mund të jetë të radikalizuar, apo të lidhur me talebanët, apo me shërbime sekrete që mbështesin talebanët, si psh ato të Pakistanit.

Transportimi i tyre nga aeroporti i Kabulit apo zona të tjera rreth Afganistanit, ku fillimisht ato mund të kalojnë tranzit, do të bëhet në mënyrë të organizuar dhe po kështu do të zhvendosen drejt kampit ku do të akomodohen.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident te “21 dhjetori” në Tiranë, automjeti përmbyset në rrugë

11:56 : 17/09/2025
BOTA

Irani ekzekuton një të dënuar për spiunazh për Izraelin

11:50 : 17/09/2025
AKTUALITET

Ambasada e SHBA në Tiranë diskutime me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

11:50 : 17/09/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh? Policia kontroll me qen tek Arkivi i Shtetit

11:45 : 17/09/2025
AKTUALITET

‘Më përdh*noi’, lirohet i riu shqiptar, dyshohet se grekja po hakmerrej për tradhtinë

11:43 : 17/09/2025
AKTUALITET

Konferenca e Kryetareve/ Opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend për programin qeverisës

11:33 : 17/09/2025
Para

Plagosi me thikë dy vëllezër, arrestohet 57-vjeçari/ Detajet

TË GJITHA

Aksident te “21 dhjetori” në Tiranë, automjeti përmbyset në rrugë

11:56 : 17/09/2025

Irani ekzekuton një të dënuar për spiunazh për Izraelin

11:50 : 17/09/2025

Ambasada e SHBA në Tiranë diskutime me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

11:50 : 17/09/2025

Çfarë po ndodh? Policia kontroll me qen tek Arkivi i Shtetit

11:45 : 17/09/2025

‘Më përdh*noi’, lirohet i riu shqiptar, dyshohet se grekja po hakmerrej për tradhtinë

11:43 : 17/09/2025

Konferenca e Kryetareve/ Opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend për programin qeverisës

11:33 : 17/09/2025

“Lidhje me kartelin Troplini dhe dorëzimi i pronave të ushtrisë”, Berisha publikon ‘CV’-në e Pirro Vengut

11:31 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com