• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shqipo mendjefikur”, “llum njerëzor”/ Rama kthen në sherr dhe ardhjen e afganëve

18:40 : 15/08/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Edi Rama nuk rri dot pa i hedhur benzinë zjarrit. Në tekstin e tij për pranimin e qytetarëve afganë që punuan për SHBA dhe që sot ndihen të kërcënuar nga marrja e pushtetit të talebanëve në vendin e tyre, ai ka vërshuar me një lumë sharjesh, ofendimesh akuzash për këdo që ka shprehur në rrjetet sociale një lloj dyshimi apo mos miratimi të këtij akti.

Ndonëse askush nga faktorët relevant të shoqërisë nuk ka shprehur kundërshti ndaj këtij akti, ndonëse opozita pro amerikane deri në qesharakëzim (madje edhe kur i përdhunojnë liderin e saj historik) e ka mbështetur nismën e qeverisë pa ngritur asnjë pikpyetje, Rama sërish ka dashur të zbulojë armiq.

Po të lexosh tekstin e tij ku pranon publikisht se Shqipëria do i thotë po hallit që kanë amerikanët për të mos lënë në baltë ata që i shërbyen në Afaganistan (natyrisht pa i evakuuar direkt për në SHBA), atje nuk ka asgjë prej një burri shteti që ndërmerr një akt solem dhe dinjitoz. Aty mbizotërojnë tonet e një halabaku për të ofenduar dhe përçmuar çdokënq që nuk i bindet vullnetit të tij.

Gati 40 përqind e këtij teksti të rëndësishëm dominohet nga tonet armiqësore për “shqipot mendjefikur“, për “mallkuesit pa din e pa iman” të Facebookut, për “llumin njerëzor me shqipe bazike dhe me 100 fajlë fjalor të shkruara për ibret”.

Pothuajse të gjithë paragrafët janë mbushur me këtë armiqësi kundër këtyre armiqve me “kafshim të helmatisur“, “të verbër” me “patriotizëm si të talebanëve” , të cilëtë tjetrin e konsiderojnë si një kundërshtar që duhet “sakatuar e poshtëruar”.

Lexo edhe:

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

Tragjedi në Serbi, ndërron jetë në fushën e lojës legjenda e Crvena Zvezdës

Kur lexon këtë tekst makabër drithërohesh.

Pse kaq shumë mllef i panevojshëm për këtë temë që ka ngjalluar fare pak polemikë? Pse kaq shumë vrer për një çështje realizimi i së cilës praktikisht nuk has në asnjë pengesë?

Mos vallë Rama ëndërron një shtet totalitar ku asnjeri mos të jetë kundër idesë së tij as në Facebook?

Në këtë rast krijimi i konfliktit nuk përdoret vetëm në të mirë të starategjisë të rëndomtë të autokratëve për të mbretëruar përmes tij. Këtë radhë ai ka dhe një qëllim tjetër. Të japë përshtypjen se pavarësisht vështirësive (që në fakt nuk ekzistojnë), Rama është njeriu që i del përzot amerikanëve në këtë vend. Pra ai i vë zjarrin një sherri fallco me disa komentues të mërzitur Facebooku, për tu paraqitur sikur është në anën e mirë të historisë. Dhe kjo tendencë për tu shitur si më pro amerikani mes pro amerikanëve duket edhe në paragrafe të tjera. E para kur Rama pohon se ka qenë ai që e ka ngritur i pari problemin e afganëve të rrezikuar nga talebanët në NATO. E dyta kur pa ia kërkuar njeri, ai i jep mend edhe qeverisë së Kosovës se ç’duhet të bëjë nëse SHBA i kërkon të njëjtën gjë. /Lapsi.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

18:08 : 17/09/2025
SPORT

Tragjedi në Serbi, ndërron jetë në fushën e lojës legjenda e Crvena Zvezdës

17:57 : 17/09/2025
BOTA

Trump thyen protokollin në Britani, u vonua 21 minuta dhe nuk u përkul para çiftit mbretëror

17:53 : 17/09/2025
RAJONI

Greqi/ Kryeministri Mitsotakis i jep shtetësinë Levian Gogës që shpëtoi 2 fëmijë nga mbytja

17:45 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mesazhi i ambasadorit gjerman: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparent

17:43 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Automjeti juaj është gjobitur”/ AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe në telefonin tuaj

17:30 : 17/09/2025
Para

Blendi Fevziu: Afganët duhet t´i strehojmë jo se na thotë SHBA, por se ...

TË GJITHA

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

18:08 : 17/09/2025

Tragjedi në Serbi, ndërron jetë në fushën e lojës legjenda e Crvena Zvezdës

17:57 : 17/09/2025

Trump thyen protokollin në Britani, u vonua 21 minuta dhe nuk u përkul para çiftit mbretëror

17:53 : 17/09/2025

Greqi/ Kryeministri Mitsotakis i jep shtetësinë Levian Gogës që shpëtoi 2 fëmijë nga mbytja

17:45 : 17/09/2025

Mesazhi i ambasadorit gjerman: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparent

17:43 : 17/09/2025

“Automjeti juaj është gjobitur”/ AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe në telefonin tuaj

17:30 : 17/09/2025

Teuta triumfon në “Niko Dovana”, durrsakët i shkaktojnë Dinamos humbjen e dytë radhazi

17:18 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com