Një autobus u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin Himarë-Sarandë.
Nga raportimet e para mësohet se autobusi ishte në ecje e sipër kur janë vënë re flakët.
Autobusi drejtohej nga një 38-vjeçar. Fatmirësisht nga ky incident nuk ka pasur dëmtime në njerëz. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik.