Disa pjesë të vendit tonë janë pushtuar nga stuhitë, të shoqëruar me reshje të forta shiu dhe erëra.
Stuhitë janë zhvendosur sot drejt Juglindjes së vendit, e më konkretisht në Pogradec.
Në parkun e Drilonit dhe atë të qytetit të Pogradecit stuhia e erës ka rrëzuar pemët shumëvjeçare. Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë person të lënduar.
Punëtorët e shërbimeve mjedisore në bashki kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po pastrojnë zonën.