• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rindërtimi/ Pas-tërmeti, zbulohet plani i Veliajt për të “degdisur” banorët e pastrehë të Kombinatit

11:43 : 10/08/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Një bisedë me tone të irrituara për Rindërtimin, e zhvilluar në rrjete sociale ndërmjet banorëve të Kombinatit dhe administratës së Njësisë Bashkiake nr.6 në Tiranë, zbulon atë që kryebashkiaku Erion Veliaj po ua mban të fshehtë qytetarëve për më shumë se një vit e gjysëm.

Kryetari i Bashkisë dhe administrata e tij kanë vendosur përfundimisht që pallatet e reja, për të cilat nuk ka ende një afat se kur do të fillojnë, do të ndërtohen në zona shumë larg Kombinatit.

Banorët e zonës kanë kërkuar llogari se përse po vonohet procesi i Rindërtimit, ndërkohë që ka kaluar më shumë se një vit e gjysëm nga lëkundjet e forta sizmike.

Zyrtarët e Njësisë Administrative të Kombinatit replikojnë me banorët, duke u thënë se procesi i Rindërtimit nuk është aspak me vonesë, por “po kryhet shpronësimi i tokës”, ku do të ndërtohen pallatet e reja.

Lexo edhe:

Shpërthimi në banesën e tij, Xhelal Mziu: Hakmarrje politike

Pas 12 vitesh në pushtet, Rama kujtohet për Ministri të Brendshme me standarde europiane

Ky qëndrim i administratës lokale tregon shumë. Aktualisht, në Kombinat janë shembur nga Bashkia disa dhjetra pallate të dëmtuar, ndërkohë që shumë të tjerë janë në listë për t’u rrëzuar, pas vendimeve përkatëse të Këshillit Bashkiak.

Në foto: Replikat ndërmjet banorëve të Kombinatit dhe Njësisë Administrative nr. 6, Tiranë

Nga shembja e këtyre pallateve krijohet një sipërfaqe gjigande trualli ndërtimi, në mijëra metra katrorë.

Ky truall i lirë është publik dhe Bashkia e Veliajt i ka të gjitha mundësitë për të ndërtuar aty godinat e reja, në të cilat mund të akomodohen banorët e pastrehë.

Por, siç zbulon Njësia Bashkiake nr.6, procesi i Rindërtimit do të vijojë “pas shpronësimit të tokës”, duke lënë të kuptohet se pallatet e reja nuk do të ri-ngrihen në truallin e lirë të Kombinatit, por diku gjetkë, në zonat ku duhen shpronësuar pronarët.

Bashkia e Tiranës ka shpallur fituesit e tenderave për studimin e zonave të reja urbane në fshatrat Ndroq, Pezë dhe Vaqarr, të cilat janë disa kilometra larg Kombinatit.

Me shumë mundësi, këto zona rurale do të shërbejnë për pritjen e mijëra kombinatasve, të cilët ndihen të mashtruar nga Veliaj dhe bashkia e tij.

Në ditët e tërmetit, zyrtarët e Bashkisë së Tiranës u premtuan qytetarëve të Kombinatit se të gjithë pallatet e dëmtuara do të ngriheshin me fonde shtetërore, në të njëjtin vend ku ato kishin qenë më parë.

Por, si shumë gjëra të premtuara nga Veliaj, edhe fjalët e thëna para medias për Rindërtimin, e humbën vlerën e tyre.

Prej muajsh, zyrtarët lokalë të Kombinatit thërresin kryefamiljarët që kanë humbur shtëpitë për shkak të tërmetit, që të nënshkruajnë një kontratë, me anë e të cilës do të pajisjen me apartament, kur të nisë ndërtimi i pallateve të reja.

Në bazë të këtyre kontratave, qytetarët heqin dorë nga pronësia mbi ish-apartamentet, tashmë të prishura me vendim të Këshillit Bashkiak, në këmbim të banesave të reja.

Por, ku proces kontraktimi po shoqërohet me një situatë absurde-administratorët lokalë nuk lejojnë banorët që të kenë një kopje të kontratës.

Zyrtarët e Njësisë Administrative u kërkojnë qytetarëve që të firmosin marrëveshjen, por ata nuk mund të disponojnë kontratën, e cila qëndron vetëm në zyrat lokale.

Kjo sjellje, aspak normale, ka krijuar dyshimin tek banorët se veprimet pa transparencë të vartësve të Veliajt fshehin qëllime, të cilat nuk lidhen aspak me interesat publike.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërthimi në banesën e tij, Xhelal Mziu: Hakmarrje politike

13:47 : 19/09/2025
AKTUALITET

Pas 12 vitesh në pushtet, Rama kujtohet për Ministri të Brendshme me standarde europiane

13:34 : 19/09/2025
AKTUALITET

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Plaurent Dervishi i jep mesazh të koduar ish-zv.drejtorit të Policisë së Durrësit

13:30 : 19/09/2025
AKTUALITET

PD kërkesë zyrtare për shkarkimin e kreut të Kuvendit, liston shkeljet e Niko Peleshit

13:14 : 19/09/2025
BOTA

Trump: SHBA synon ta rimarrë bazën Bagram në Afganistan

12:58 : 19/09/2025
BOTA

Problem teknik, helikopteri i Donald Trump bën ulje emergjente në aeroportin e Lutonit

12:54 : 19/09/2025
Para

“Një vajzë ekrani me një djalë të thjeshtë nuk shkojnë. Ndahuni!”, Fjoralba Ponari i kthehet keq ndjekëses

TË GJITHA

Shpërthimi në banesën e tij, Xhelal Mziu: Hakmarrje politike

13:47 : 19/09/2025

Pas 12 vitesh në pushtet, Rama kujtohet për Ministri të Brendshme me standarde europiane

13:34 : 19/09/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Plaurent Dervishi i jep mesazh të koduar ish-zv.drejtorit të Policisë së Durrësit

13:30 : 19/09/2025

PD kërkesë zyrtare për shkarkimin e kreut të Kuvendit, liston shkeljet e Niko Peleshit

13:14 : 19/09/2025

Trump: SHBA synon ta rimarrë bazën Bagram në Afganistan

12:58 : 19/09/2025

Problem teknik, helikopteri i Donald Trump bën ulje emergjente në aeroportin e Lutonit

12:54 : 19/09/2025

Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

12:50 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com