• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

33 vjet nga varja e poetit Havzi Nela, krimi që nuk u dënua kurrë qoftë edhe moralisht

12:13 : 10/08/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Poeti Havzi Nela u dënua me vdekje nga regjimi diktatorial dhe u var në mes të qytetit të Kukësit 33 vjet më parë. Çdo 10 gusht përkujtohet vrasja e poetit, martir i lirisë, të cilit iu mor jeta në grahmat e fundit të diktaturës. Një krim për të cilin kurrë nuk u vendos drejtësi, qoftë edhe moralisht, pavarësisht qeverive që kanë drejtuar këtë vend.

Në dokument duket qartë se, Kristaq Rama ka firmosur për dënimin me varje të poetit vetëm për faktin, se ai kishte shkruar poezi që nuk i pëlqenin regjimit.

Një vendim xhelatësh që mban firmën e Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës, babait të Edi Ramës, i cili kurrë se ka dënuar një vendim të tillë, ndërsa ka shprehur krenari për të atin.

Poeti Havzi Nela mori një dënim maksimal për fajin e vetëm, se në vargjet e tij kërkonte të drejtat e njeriut. Më 9 gusht 1988, familjarët e Havzi Nelës kërkonin faljen e jetës dhe anulimin e vendimit për ekzekutim me varje të të afërmit të tij, por Presidiumi i Kuvendit Popullor, pjesë e së cilit ishte edhe Kristaq Rama nuk e pranoi.

Lexo edhe:

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

Shpërndanin kokianë në Mykonos/ Arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK (EMRAT)

Disa herë, familjarët dhe shtresa e të përndjekurve politikë kanë kërkuar pendesën e djalit të atij që firmosi dënimin me vdekje të Havzi Nelës, por Edi Rama edhe sot e kësaj dite nuk pranon të kërkojë ndjesë për krimin e të atit të tij.

Havzi Nela u arrestua më 15 qershor në katundin Brekijë. 15 qershor, ora 12 e mesditës – nis procesi hetimor. 24 qershor 1988 – dënimi i katërt, ose dënimi fatal.

25 qershor – bën ankim pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

16 korrik – Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Kukës, pas firmosjes që kishte bërë Kristaq Rama.

Më 2 gusht, Presidiumi i Kuvendit Popullor miraton vendimin për ekzekutimin e Havzi Nelës.

Më 10 gusht 1988, ora 2:00 pas mesnate kryhet ekzekutimi me varje në Kukës, tek stacioni i autobusëve.

Dokumenti i Ministrisë së Brendshme, që mban firmën e ish-ministrit komunist, Hekuran Isai, mban datën 9 gusht 1988 dhe i drejtohet Degës së Brendshme të Kukësit, së cilës i kërkohet dënimi me vdekje i poetit.

Ministria njofton degën e zonës se, Presidiumi i Kuvendit Popullor nuk i fali jetën të dënuarit. Vendimi ka dhe emrat e firmëtarëve të Presidiumit, mes tyre edhe Kristaq Rama, i ati i Edi Ramës.

Emrat e aparatit të Presidiumit Popullor nisin me ish-presidentin Ramiz Alia, Rita Markon, Xhafer Spahiun, Emine Gurin, Sihat Tozajn, Eleni Selenicën, Faik Çinajn dhe vijon më tej me emrat e Kristaq Ramës, Lumturi Rexhës, Petrit Gaçes, Rrahman Hankun, Simon Ballabanin, Sotir Koçollarin, Stefan Qirjakon dhe Terezina Marubin.

Kush ishte Havzi Nela

Havzi Nela njihet si prej poetëve kundërshtarë të regjimit komunist, i cili që prej vitit 1967 u burgos dhe internua derisa në vitin 1988 u var në mes të Kukësit, me vendim të Ramiz Alisë.

Ai lindi më 20 shkurt të vitit 1934, në fshatin Kollovoz të Kukësit.

Gjatë studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), Nela u përjashtua për bindjet e tij kundër diktaturës, si element destruktiv.

Puna e tij e parë ishte si mësues në shkollën fillore të Planit të Bardhë, në Mat. Por shumë shpejt u dëbua edhe nga ky fshat për shkak të aktivitetit të dyshimtë: u lexonte nxënësve poemat e tij.

Më vonë arriti të përfundonte Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës me korrespondencë. Punoi si mësues në fshatra të ndryshme, si Krumë, Lojmë dhe Shishtavec, deri në vitin 1967, kur u transferua në Topojan. Aty kontrollohej vazhdimisht, u mor në paraburgim shumë herë dhe kufizohej mbi llojin e punës që mund të bënte dhe ku mund të jetonte.

Më 26 prill 1967, bashkë me të shoqen, Lavdien, kaluan kufirin me Kosovën. U arrestuan nga ushtarët jugosllavë dhe u burgosën në burgun e Prizrenit.

Më 6 maj 1967, jugosllavët i kthyen në pikën kufitare të Morinës, në këmbim të shqiptarëve nga Kosova, që qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia dorëzonte policisë sekrete jugosllave, UDB-së.

Më 22 maj 1967, u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalim të paligjshëm kufiri. E gjithë pasuria e tij u konfiskua. E shoqja u dënua me dhjetë vjet burg. Më 8 gusht 1975, iu shtuan edhe tetë vite të tjera. U lirua më 19 dhjetor 1986, por vetëm për një kohë të shkurtër.

Më pak se një vit më vonë, më 12 tetor 1987, u internua në fshatin Arrën për 5 vjet.

Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën e Lavdie Nelës, dhe ai u dënua me varje. Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, çoi në ekzekutimin e tij më 10 gusht 1988, në mes të qytetit të Kukësit.

Pasi u ekspozua gjatë gjithë ditës së 10 gushtit, u varros vertikalisht në vrimën e krijuar nga heqja e një shtylle.

Është dekoruar me medaljen “Martir i Demokracisë” nga Presidenti i Republikës.

Pas 30 vitesh, Bashkia e Kukësit, në vitin 2018, vendosi bustin e tij dhe rindërtoi shtëpine muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban gjimnazi i qytetit.

Lajme të lidhura

BOTA

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

22:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Shpërndanin kokianë në Mykonos/ Arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK (EMRAT)

21:59 : 08/06/2025
SPORT

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025
NDRYSHE

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

21:41 : 08/06/2025
AKTUALITET

Zjarr në ish-Fushën e Drurëve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka

21:36 : 08/06/2025
BOTA

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

21:29 : 08/06/2025
Para

Detajet e para nga kontrata ‘stratosferike’ e Messit te PSG – paga dhe bonuset

TË GJITHA

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

22:11 : 08/06/2025

Shpërndanin kokianë në Mykonos/ Arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK (EMRAT)

21:59 : 08/06/2025

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

21:41 : 08/06/2025

Zjarr në ish-Fushën e Drurëve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka

21:36 : 08/06/2025

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

21:29 : 08/06/2025

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com