• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Flet një nga gratë që po akuzon guvernatorin e Nju Jorkut për ngacmim seksual

20:49 : 09/08/2021
në BOTA

Një punonjëse e zyrës së guvernatorit të Nju Jorkut Andrew Cuomo, e cila e ka akuzuar atë për ngacmime seksuale, tha në intervistën e parë televizive se fillimisht ajo kishte frikë të identifikohej pasi rrjeti i lidhjeve të guvernatorit mund ta dëmtonte atë.

Brittany Commisso, asistente ekzekutive në stafin e guvernatorit Cuomo, dha detaje rreth situatës me udhëheqësin demokrat të Nju Jorkut, gjatë një interviste të përbashkët me kanalin televiziv CBS dhe të përditshmen Times Union të qarkut Albany. Intervista u transmetua të hënën ndërsa një komision legjislativ u takua për të diskutuar seancat e mundshme për shkarkimin e tij.

Brittany Commisso e ka ngritur zërin edhe më parë, fillimisht dimrin e kaluar në një intervistë anonime me gazetën Times Union, dhe më pas si një nga 11 gratë që thanë se ishin ngacmuar seksualisht nga guvernatori Cuomo. Akuzat e grave ndaj zyrtarit demokrat u detajuan javën e kaluar në një raport të zyrës së prokurores së përgjithshme të shtetit. Commisso ishte gjithashtu gruaja e parë që paraqiti një kallëzim penal kundër guvernatorit Cuomo, duke i dorëzuar dokumentet sherifit të qarkut të enjten.

Por deri më tani, publiku ende nuk e ka dëgjuar rrëfimin e ngjarjeve nga vetë ajo.

“Kisha frikë se po të tregoja se kush isha, guvernatori dhe njerëzit e tij do të më sulmonin egërsisht, do të njollosnin emrin tim, siç kisha parë dhe dëgjuar më parë për gjërat që ata u bënin njerëzve”, tha 32 vjeçarja Commisso. Ajo tha gjithashtu se donte të mbronte vajzën e saj, por tani ndjen se të folurit i tregon asaj se “ajo ka një zë”.

Lexo edhe:

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani pranon vrasjen e 7 komandantëve të tjerë të lartë

Ekonomia e krimit

“Unë kurrë nuk dua që dikush të ketë frikë të flasë. Unë kurrë nuk dua që ajo të ketë frikë nga ndonjë person në pushtet, një burrë apo një grua”.

Intervista u transmetua ndërsa guvernatori Cuomo përballet me thirrje të mëtejshme për dorëheqje.

Shumë demokratë, përfshirë Presidentin Joe Biden, i kanë kërkuar guvernatorit Cuomo të japë dorëheqjen. Rreth dy të tretat e anëtarëve të asamblesë shtetërore kanë thënë se favorizojnë një proces për shkarkimin e tij nga puna nëse ai refuzon të japë dorëheqjen, sipas përllogaritjeve nga agjencia e lajmeve Associated Press. Vetëm një shumicë e thjeshtë votash nevojitet për fillimin e procesit të shkarkimit.

Komisioni juridik i asamblesë u mblodh të hënën në një seancë ekzekutive me dyer të mbyllura, për të diskutuar dhënien fund të një hetimi që vazhdon lidhur me veprimet e guverantorit Cuomo me gratë dhe çështje të tjera. Komisioni po ashtu po shqyrton përdorimin e stafit nga guvernatori për të ndihmuar me marrëveshjen 5 milion dollarëshe të librit të tij dhe vendimin e administratës për të fshehur statistikat e plota për vdekjet nga COVID-19 në shtëpitë e të moshuarve.

“Hetimi mbetet konfidencial, ashtu siç duhet të jetë, dhe në kohën e duhur nga fundi i këtij muaji ne do t’i diskutojmë publikisht provat në një mënyrë të hapur dhe transparente”, tha kryetari i komisionit, Charles Lavine, një demokrat nga zona Long Island e Nju Jorkut.

Ai premtoi angazhimin e komisionit për të mbrojtur çdo dëshmitar nga hakmarrjet dhe për t’i dhënë guvernatorit Cuomo një shans për të mbrojtur veten.

“Guvernatori ka thënë se dëshiron të trajtohet në mënyrë të drejtë si kushdo tjetër në këtë vend dhe ai do të jetë”, tha Lavine.

Ndërkohë Cuomo do të vazhdojë betejën pa ndihmësen e tij të lartë, Melissa DeRosa, e cila dha dorëheqjen të dielën vonë, duke thënë se dy vitet e fundit kishin qenë “emocionalisht dhe mendërisht” shumë të ngarkuara.

Raporti i bërë publik nga Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit Letitia James thotë se ndihmësja DeRosa luajti një rol kryesor në përpjekjet për të mbrojtur guvernatorin Cuomo nga pretendimet për ngacmime seksuale.

Ndër të tjera, në raport thuhet se ajo u kishte dhënë gazetarëve dokumente zyrtare për Lindsey Boylan, gruan e parë që e akuzoi publikisht guvernatorin Cuomo për ngacmime seksuale. Dokumentet dhënë gazetarëve tregonin largimin e Boylan nga administrata mes akuzave se ajo kishte keqtrajtuar stafin e saj.

Në intervistën për kanalin televiziv CBS, zonja Commisso tha se vëmendja që guvernatori Cuomo i kushtoi asaj nuk ishte një miqësi normale, siç e ka karakterizuar guvernatori.

“Ndoshta për të, ai mendoi se kjo ishte normale. Por për mua dhe gratë e tjera që përjetuan veprimet e tij, nuk ishte normale. Nuk u mirëprit dhe sigurisht nuk ishte konsensuale”, tha ajo.

Ajo tha se ai e ngacmoi atë për herë të parë më 31 dhjetor 2019, kur guvernatori sugjeroi që të dy të bënin një selfie së bashku.

“Ai ishte në të majtën time. Unë bëra selfi me dorën e djathtë. Ndërsa po përpiqesha të bëja foton ndjeva dorën e tij të zhvendosej nga shpina tek të pasmet, dhe ai filloi t’i ledhatonte. Nuk ishte prekje e pavullnetshme. Por ai ledhatoi të pasmet e mia.”

Commisso, e cila filloi punën në zyrën e guvernatorit në vitin 2017, tha se kjo e bëri atë aq nervoze sa duart e saj filluan të dridhen, duke e bërë të vështirë për të që të bënte edhe fotografinë.

“U turpërova”, tha ajo. Ajo tha se Cuomo e ngacmoi atë për herë të dytë në rezidencën e guvernatorit nëntorin e vitit 2020.

Pasi mbylli derën, “ai u kthye tek unë dhe futi dorën poshtë bluzës dhe më kapi gjoksin mbi sytjena. Më kujtohet që shikoja poshtë, pashë dorën e tij, e cila është një dorë e madhe, duke menduar me vete, ‘O Zot. Kjo po ndodh’.

Guvernatori Cuomo ka mohuar vazhdimisht që kjo të ketë ndodhur. Në një intervistë me hetuesit e prokurorisë së përgjithshme të shtetit, ai tha, “Për të bërë një gjë të tillë do të duhet të jesh i çmendur” me një grua që pothuajse të panjohur për dhe me shumë pjestarë të stafit aty rrotull.

Zakonisht agjencia e lajmeve Associated Press nuk i identifikon viktimat e dyshuara të ngacmimeve seksuale, vetëm në rastet kur ato vëndosin të flasin publikisht, siç ka bërë zonja Commisso.

Avokatët e Cuomo e kanë sulmuar hetimin e prokurores së përgjithshme si të njëanshëm, në favor të akuzueseve të tij femra.

Të paktën pesë prokurorë qarqesh kanë kërkuar materiale nga hetimi i prokurores së përgjithshme për të parë nëse ndonjë prej pretendimeve mund të rezultojë në akuza penale. Sherifi i qarkut Albany, Craig Apple, tha të shtunën se Cuomo mund të përballet me akuza kriminale nëse hetuesit vërtetojnë akuzat ndaj tij./voa

Lajme të lidhura

BOTA

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani pranon vrasjen e 7 komandantëve të tjerë të lartë

12:56 : 15/06/2025
AKTUALITET

Ekonomia e krimit

12:43 : 15/06/2025
AKTUALITET

E rëndë/ U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

12:21 : 15/06/2025
BOTA

Izraeli mesazh për qytetarët iranianë: Largohuni nga zonat që kemi në objektiv

12:11 : 15/06/2025
BOTA

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

11:56 : 15/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Autori i disa vjedhjeve, arrestohet hajduti serial në Tiranë

11:50 : 15/06/2025
Para

Krujë, sekuestrohen 100 rrënjë kanabis, në kërkim dy persona

TË GJITHA

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani pranon vrasjen e 7 komandantëve të tjerë të lartë

12:56 : 15/06/2025

Ekonomia e krimit

12:43 : 15/06/2025

E rëndë/ U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

12:21 : 15/06/2025

Izraeli mesazh për qytetarët iranianë: Largohuni nga zonat që kemi në objektiv

12:11 : 15/06/2025

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

11:56 : 15/06/2025

VIDEO/ Autori i disa vjedhjeve, arrestohet hajduti serial në Tiranë

11:50 : 15/06/2025

“Magazinierët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike”/ PD: Vetëm SPAK s’i sheh

11:36 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com