• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekspertët paralajmërojnë mbi rreziqe të reja të lidhura me COVID-19

19:42 : 09/08/2021
në AKTUALITET, BOTA

Zyrtarët kryesorë amerikanë të shëndetësisë ngritën sërish shqetësimin të dielën lidhur me përhapjen në rritje të variantit Delta të koronavirusit në të gjithë vendin. Paralajmërimi vjen mes thirrjesh në rritje që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm.

“Po ndodh diçka e keqe dhe ne duhet ta kuptojmë këtë”, tha për rrjetin televiziv NBC, Dr Anthony Fauci, këshilltari kryesor i Presidentit Joe Biden, për çështje të mjekësisë. Ai tha gjithashtu se nuk pret që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm në nivel kombëtar.

Por sipas Fauci sapo Administrata e Ushqimit dhe Barnave të japë autorizimin e plotë për përdorimin e vaksinave kundër koronavirusit, gjë që mund të ndodhë ndoshta në javët e ardhshme, ai tha se do të mbështesë fuqimisht vendimet e universiteteve, bizneseve apo çdo sipërmarrjeje lokale për ta bërë vaksinimin e detyrueshëm.

Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 166 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, ose më pak se gjysma e popullsisë, në një kohë kur nuk është dhënë ende autorizimi për vaksinimin e fëmijëve më të vegjël se 12 vjeç.

Vaksinimet filluan dhjetorin e kaluar pas marrjes së autorizimit nga entet rregullatore amerikane për përdorimin e tyre në raste urgjence, ndërsa vazhdon shqyrtimi për autorizimin e plotë të tyre.

Lexo edhe:

Snajperë dhe ekspertë dronësh/ Gazeta zvicerane: Serbi-Shqipëri, ndeshja më e ndezur në botën e futbollit

Pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës dhe p*ositucionit, arrestohet në Muriqan/ EMRI

Edhe pse numri i rasteve me koronavirus është rritur në Florida dhe Teksas, dy shtete me një numër të madh infeksionesh, guvernatorët e tyre që përfaqësojnë partinë republikane, respektivisht Ron DeSantis dhe Greg Abbott, vazhdojnë të kundërshtojnë me vendosmëri vaksinat apo vendosjen e maskave, duke thënë se ato shkelin liritë që gëzon çdo individ.

Senatori i Floridës Rick Scott e mbështeti vendimin e DeSantis, duke i thënë për rrjetin televiziv “Fox News”, “se ne nuk mund të jetojmë sërish me frikë dhe se njerëzit duhen lenë t’i marrin vetë vendimet”.

Por guvernatori republikan Asa Hutchinson i Arkansas, një shtet me një nivel të ulët vaksinimesh dhe me një numër në rritje infeksionesh, i tha rrjetit televiziv CBS News, se ai kishte gabuar në fillim të këtij viti duke nënshkruar në ligj, një urdhër për ndalimin e maskave.

Çdo ditë më shumë se 100,000 amerikanë po infektohen për shkak të variantit delta të koronavirusit, një rritje me 10-fish në javët e fundit.

Fauci e ka cilësuar situatën si “pandemia e të pavaksinuarve”.

Të dhënat tregojnë se vaksinat ekzistuese të disponueshme në SHBA janë efektive kundër variantit delta. Por Fauci paralajmëroi se nëse situata nuk mbahen nën kontroll, varianti delta mund të pësojë mutacione të reja, që mund t’i bëjnë vaksinat joefektive.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Snajperë dhe ekspertë dronësh/ Gazeta zvicerane: Serbi-Shqipëri, ndeshja më e ndezur në botën e futbollit

10:53 : 11/10/2025
AKTUALITET

Pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës dhe p*ositucionit, arrestohet në Muriqan/ EMRI

10:42 : 11/10/2025
AKTUALITET

Në Tiranë, uji i pijshëm rrjedh vetëm në premtime

10:31 : 11/10/2025
AKTUALITET

“Qeveria Rama po shkatërron pronat”, Tabaku në Kombinat: Askush nuk është më i mbrojtur

10:13 : 11/10/2025
AKTUALITET

Iu shty seanca gjyqësore, i moshuari kanos kryesekretaren e Gjykatës së Fierit

10:01 : 11/10/2025
RAJONI

Votuesi kosovar mes bastioneve që po bien dhe krizës që vazhdon

09:50 : 11/10/2025
Para
Marrë nga "Instagram"

Policia i ndërpreu koncertin, reagon për herë të parë Don Xhoni

TË GJITHA

Snajperë dhe ekspertë dronësh/ Gazeta zvicerane: Serbi-Shqipëri, ndeshja më e ndezur në botën e futbollit

10:53 : 11/10/2025

Pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës dhe p*ositucionit, arrestohet në Muriqan/ EMRI

10:42 : 11/10/2025

Në Tiranë, uji i pijshëm rrjedh vetëm në premtime

10:31 : 11/10/2025

“Qeveria Rama po shkatërron pronat”, Tabaku në Kombinat: Askush nuk është më i mbrojtur

10:13 : 11/10/2025

Iu shty seanca gjyqësore, i moshuari kanos kryesekretaren e Gjykatës së Fierit

10:01 : 11/10/2025

Votuesi kosovar mes bastioneve që po bien dhe krizës që vazhdon

09:50 : 11/10/2025

Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri Juxhin Drazhi, anëtar i grupit kriminal të ‘Pojës’/ PAMJE

09:34 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com