Një zjarr gjigant ka nisur mesditën e sotme në një magazinë logjistike në Stamboll. Zjarri ra në lagjen Esenyurt.
Shtëllungat e mëdha të tymit në qiell kanë tmeruar banorët, ndërkohë që Turqia është duke u përballur me një situatë të vështirë me zjarret në jug-perëndim të vendit.
Fatmirësisht deri më tani nuk ka njoftim për humbje jete.
Një numër i madh zjarrfikësesh ndodhen në zonë për të shuar flakët, të cilat kanë pushtuar një zonë të gjerë.