Ish i dërguari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këto ditë të nxehta gushti, ku nuk kanë munguar as takimet me personalitetet më të larta të politikës.
Grenell po qëndron në jug të Shqipërisë, saktësisht në Jalë. Grenell ka publikuar mëngjesin e sotëm një fotografi me partnerin e tij Matt Lashey duke pirë dhe duke promovuar bregdetin shqiptar.
View this post on Instagram