• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Partia Demokratike dhe Shtetet e Bashkuara

09:36 : 06/08/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Erl Kodra

Yuri Kim kishte shkruar një editorial për shqiptarët (Panorama, 04/08/2021), me titull “Rruga përpara për marrëdhenien SHBA-Shqipëri”. Me gjithë përpjekjet e Ambasadores për të shmangur gjuhën e papërshtatshme, në të vërtetë teksti tejkalonte limitet e sjelljes për një diplomate, qoftë kjo edhe Ambasadore e Shteteve të Bashkuara.
Opozita shqiptare është Partia Demokratike, forca e vetme politike në Shqipëri që ngërthen shpirtin opozitar të një populli të gjymtuar, kundër të cilit është kryer gjenocid politik nga Partia e Punës, sot Partia Socialiste.

Për 45 vite me rradhë shqiptarët që kanë guxuar të kundërshtojnë PPSH dhe terroristin Enver Hoxha, e kanë paguar me jetë çdo grimë opozitarizmi, ndërsa familjet e tyre janë zhytur në një cikël të tmerrshëm dhune – në kampet më famëkeqe të burgjeve në planet. Plagët tona akoma janë të freskëta, ndërsa shumë martirë të asaj ploje nuk prehen ndër vorre. Si në asnjë vend të botës, këto mizori nuk janë dënuar nga gjykatat vendase ose ndonjë gjykatë tjetër ndërkombëtare.

Partia Demokratike nuk është thjeshtë një parti e sistemit politik, siç rëndomë mbushin spektrin parti të vogla me emra sygjestionues, por ajo përmbledh shpresën dhe ëndrrën e miliona shqiptarëve përgjatë dhjetra dekadash. Rrënjët e Partisë Demokratike janë tek ata që besuan tek Liria dhe Demokracia – tek vlerat më të mira të humanizmit – tek vlerat që mbrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me mijëra shqiptarë që janë përballur me togat e pushkatimit – breg ndonjë përroi të shkretë – në çastin e fundit kanë thënë: Rroftë Shqipëria e Lirë, rroftë demokracia, rroftë Amerika!

Në këtë kuptim, nuk mund të ketë një parti politike në planet si Partia Demokratike – sepse ajo përmbledh gjithë humanizmin, shpresën, vuajtjet, gjakun dhe ëndrrat e një populli për liri, demokraci dhe besimin në ZOT.

Lexo edhe:

Igli Tare: Ardon Jashari dëshiron të luajë për Milanin

Stuhitë godasin Italinë, mbi 27 mijë rrufe brenda 12 orëve në Toskana dhe Umbria

Kur dikush flet për Partinë Demokratike, qoftë edhe Ambasadore e Shteteve të Bashkuara, duhet të mendohet mirë – sepse përndryshe po flet për gjysmën e shqiptarëve që akoma nuk i kanë mbyllur plagët e së kaluarës së tmerrshme, kur partia e terroristit Enver Hoxha kishte zbritur ferrin në tokë. Për më tepër kur merr anë – dukshëm në mbështetje të njërës palë – në dëm të vlerave demokratike dhe pluraliste.

Shtetet e Bashkuara janë një vend i madh, por edhe aleatja më e madhe e shqiptarëve në planet. Ky është një fakt i padiskutueshëm, i provuar qysh në fillimet e Shekullit të XX. Shtetet e Bashkuara e dinë mirë se themeli i kësaj aleance janë shqiptarët e djathtë, baballarët e atyre që sot janë baza e Partisë Demokratike. Është e pamendueshme që të ekzistojë miqësia shqiptaro-amerikane pa Partinë Demokratike – por po ashtu – është e pamendueshme të ekzistojë demokracia shqiptare pa Partinë Demokratike. Nëse rrënjët priten – lisi thahet.

Rrënjët e Partisë Demokratike janë në themel të miqësisë shqiptaro-amerikane, ndërsa rrënjët e Partisë Socialiste janë në anti-amerikanizëm. Enver Hoxha dhe Partia e Punës (sot Partia Socialiste) ngriti një shtet terrorist që asgjësoi vlerat e humanizmit – pikërisht ato vlera mbi të cilat janë ngritur Shtetet e Bashkuara. Historia e 75 viteve të fundit është e mbushur me prova të pakundërshtueshme, që provojnë në mënyrë eksplicite këtë pohim. Prandaj askush mbi faqe të dheut nuk mund të shprehet në këtë mënyrë kundër Partisë Demokratike, përfshirë edhe Ambasadoren Yuri Kim.

Shtetet e Bashkuara janë një demokraci e madhe, që përballet rrotull botës me qeveri armiqësore dhe individ armiqësor. Përgjithësisht qeveri të tilla janë të njohura, por edhe individët që punojnë kundër Shteteve të Bashkuara, gjithashtu. Por këtu duhet bërë një parashtrimin tjetër, se demokracia funksionon përmes parimeve, ndërsa autokracia përmes direktivave. Nëse parimi është i njëjtë për të gjithë – atëherë Edi Rama është armiku i demokracisë që qeverisë me pushtet të vjedhur. Provat e krimeve të Edi Ramës – siç janë krimet e korrupsionit, lidhjet me krimin e organizuar dhe blerja e pushtetit përmes tij – janë të njohura botërisht, që vetëm Yuri Kim nuk i sheh. Sigurisht që ky është një problem i madh për Shtetet e Bashkuara dhe për vendin tonë, që kanë dërguar në Shqipëri një diplomate të tillë, por kjo nuk do të thotë se bash për këtë fakt duhet sakrifikuar Partia Demokratike.

Yuri Kim është një diplomate e përkohshme, ndërsa Partia Demokratike është e përhershme. Ajo mishëron frymën dhe shpresën e shqiptarëve për parime demokratike, por edhe themelin mbi të cilin është ngritur aleanca strategjike me Shtetet e Bashkuara. Pa Partinë Demokratike aleanca me SHBA-të vihet në pikëpyetje. Në këtë kuptim, askush nuk mund të shkelë mbi parime të shenjta – siç është liria dhe demokracia, barazia para ligjit dhe të drejtat e njeriut. Këto janë parimet e shenjta të Partisë Demokratike. Po ashtu edhe të Shteteve të Bashkuara.

Lajme të lidhura

SPORT

Igli Tare: Ardon Jashari dëshiron të luajë për Milanin

16:18 : 07/07/2025
BOTA

Stuhitë godasin Italinë, mbi 27 mijë rrufe brenda 12 orëve në Toskana dhe Umbria

16:13 : 07/07/2025
AKTUALITET

Kaos me parkimet në Tiranë/ Kamionçina bllokon hyrjen e pallatit, Ristani i Bashkisë asnjë masë

16:11 : 07/07/2025
SPORT

Trajneri i ri i Teutës, Dobi: Jam gati, privilegj të drejtoj këtë ekip

16:07 : 07/07/2025
AKTUALITET

Gjendet një kufomë në anë të rrugës në Kolonjë

15:58 : 07/07/2025
AKTUALITET

Njëri kërcënoi gruan me thikë, tjetri dhunoi vajzat, 2 të arrestuar në Tiranë

15:54 : 07/07/2025
Para

Vidhte portofolat e pushuesve në Jalë, arrestohet i riu nga Kosova

TË GJITHA

Igli Tare: Ardon Jashari dëshiron të luajë për Milanin

16:18 : 07/07/2025

Stuhitë godasin Italinë, mbi 27 mijë rrufe brenda 12 orëve në Toskana dhe Umbria

16:13 : 07/07/2025

Kaos me parkimet në Tiranë/ Kamionçina bllokon hyrjen e pallatit, Ristani i Bashkisë asnjë masë

16:11 : 07/07/2025

Trajneri i ri i Teutës, Dobi: Jam gati, privilegj të drejtoj këtë ekip

16:07 : 07/07/2025

Gjendet një kufomë në anë të rrugës në Kolonjë

15:58 : 07/07/2025

Njëri kërcënoi gruan me thikë, tjetri dhunoi vajzat, 2 të arrestuar në Tiranë

15:54 : 07/07/2025

Çfarë do të bënte ndryshe në 11 maj? Berisha: Mund të vendosja disa kandidatura të tjera

15:49 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com