• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush do ta zëvëndësojë kancelaren Angela Merkelin? Ja çfarë thonë sondazhet

15:53 : 06/08/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA

Pak javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani Socialdemokratët (SPD) me kandidatin e tyre për kancelar Olaf Scholz renditen me fare pak diferencë pas ekologjistëve, kristindemokratët kryesojnë. Gara mbetet e hapur.

Kush do ta pasojë Angela Merkelin?

Në fund të vitit 2020 sondazhet flisnin për një fitore të qartë të Unionit Kristiandemokrat (CDU) dhe Partisë simotër bavareze Kristiansociale (CSU), që emëruan në prill kandidat për kancelar Armin Laschet. Bazuar në rezultatet e sondazheve për muaj të tërë llogaritë në shifra flisnin për një koalicion mes kristiandemokratëve dhe ekologjistëve.

Këto dy parti arrinin së bashku 57 përqind. Edhe në maj kur pati një dobësim të unionit konservator, i cili në sondazhet e rregullta që zhvillon me elektoratin Instituti për Hulumtimin e Opinionit „Infratest dimap”, renditej pas ekologjistëve, pyetja kryesore që shtrohej ishte: A do ta trashëgojë kancelaren që nga viti 2005 në pushtet Angela Merkel kristiandemokrati Armin Laschet apo kandidatja e ekologjistëve për kancelare Annalena Baerbock?

Lexo edhe:

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

Ndërsa tani tre muaj më vonë dhe pak javë para votimeve tendenca ka ndryshuar: aktualisht sondazhet flasin për një kuotë prej 46 përqind për partinë kristiandemokrate dhe ekologjiste së bashku. E pikërisht po këtë kuotë arrijnë së bashku edhe partitë SPD, liberal-demokratët (FDP), Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe partia e Majta. Pra aktualisht më shumë se çdo herë tjetër partive u duhet të vrasin mendjen, se çfarë koalicioni mund të krijojnë për të qeverisur së bashku.

Një zgjedhje direkte në favor të Olaf Scholz

Papritur madje edhe kandidati socialdemokrat për kancelar Olaf Scholz ka më shumë shpresë për të drejtuar një koalicion të mundshëm me ekologjitët dhe liberal-demokratët. Vetëm tri pikë e ndajnë atë në sondazhe nga partia ekologjiste e bashkë me FDP ata do të mund të krijonin teorikisht një koalicion qeverisës. Nëse vazhdon kjo tendencë në favor të SPD-së dhe unioni konservator humbet edhe më shumë pikë, në fund mund të mjaftojë sërish një koalicion me bazë të gjerë mes SPD-së dhe CDU/CSU-së. Por nëse partitë sërish do të gjenin gjuhën e përbashkët lidhur me konceptet për qeverisjen, kjo është një çështje tjetër.

Nëse gjermanët do të mund ta zgjidhnin direkt kancelarin apo kancelaren, Olaf Scholz do të kryesonte. Pyetur në këtë formë, rezulton që Scholz kryeson bindshëm në sondazhe me 35 përqind kundrejt Armin Laschetme 29 përqind dhe Annalena Baerbock me 16 përqind. Ky avantazh del edhe më qartë në pah me pyetjen, se sa të kënaqur janë zgjedhësit me punën e këtyre tre politikanëve: Scholz vlerësohet me 48 përqind, ndërsa Baerbock me 27 dhe Laschet me 24.

75 përqind thonë: Merkel ka qenë një kancelare e mirë

Angela Merkel vazhdon të jetë politikania më e preferuar në elektorat. Ajo prej vitesh në sondazhe renditet e para në këtë kategori madje edhe tani në fund të mandatit të saj të katërt vlerësimi për të është me 66 përqind. Kancelarja prej 16 vitesh në këtë post ka mbështeteje të gjerë në popull. 75 përqind mendojnë, se politikania kristiandemokrate ka qenë një kancelare e mirë.

Angela Merkel gëzon mbështetje të madhe edhe ndër radhët e përkrahësve të partive të tjera parlamentare, me përjashtim të AfD-së. Mbi dy të tretat e të anketuarve, mendojnë, se Angela Merkel është kompetente, e aftë për drejtim, e besueshme dhe simpatike. Tipare këto me të cilat 67 vjeçarja do të vazhdojë ta qeverisë Gjermaninë derisa në Bundestag të jetë votuar pasuesi ose pasuesja e saj. /DW/

Lajme të lidhura

BOTA

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

12:14 : 28/07/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

11:58 : 28/07/2025
AKTUALITET

Avokatët e Veliajt kërkesë SPAK-ut: 10 ditë s’na mjaftojnë për të lexuar dosjen, zgjateni afatin

11:44 : 28/07/2025
AKTUALITET

U gjet e pajetë në banesën e djegur, 52-vjeçarja në Pogradec dyshohet se është vrarë

11:42 : 28/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kapet duke vjedhur në një banesë, arrestohet 43-vjeçari në Lushnjë

11:22 : 28/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

11:17 : 28/07/2025
Para

Emina Çunmulaj tregon “problemin” që po përjeton gjatë shtatzanisë

TË GJITHA

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

12:14 : 28/07/2025

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

11:58 : 28/07/2025

Avokatët e Veliajt kërkesë SPAK-ut: 10 ditë s’na mjaftojnë për të lexuar dosjen, zgjateni afatin

11:44 : 28/07/2025

U gjet e pajetë në banesën e djegur, 52-vjeçarja në Pogradec dyshohet se është vrarë

11:42 : 28/07/2025

EMRI/ Kapet duke vjedhur në një banesë, arrestohet 43-vjeçari në Lushnjë

11:22 : 28/07/2025

Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

11:17 : 28/07/2025

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së Investimeve të Huaja Direkte në rajon

11:06 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com