• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria me pushime/ Episodet që tregojnë kapitullimin e shtetit përballë zjarrit

11:12 : 05/08/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Evakuohen 5 shqiptarë nga Izraeli

Alibej: Endriti dhe miku turk u vranë kur po vinte ngarkesa me 530 kg kokainë nga Ekuadori

Mbrëmjen e të mërkurës, kryeministri Rama renditi në profilin e tij në Facebook 13 vatra zjarri aktive në vend. Në shumicën e tyre zonat e banuara nuk ishin në rrezik, përveçse në Fushë-Arrëz ku flakët u ishin afruar shtëpive. Raportimi për situatën e zjarreve është kanalizuar ditët e fundit në ERTV. Aty gjen pamjet më të fundit të luftës me flakët, aty merr edhe informacion për hartën e rrezikut. E gjitha kjo për të treguar se kryeministri nuk është indiferent ndaj situatës.

Por flakët janë ndezuar thuajse 10 ditë më parë dhe në këto ditë, episode qesharake ishin dëshmi e indiferencës dhe kapitullimit të shtetit përballë emergjencave natyrore. Ndërsa hektarë me pyje dhe kullota janë djegur në këto 10 ditë kudo në të gjithë vendin, reagimi i autoriteteve ishte i ngadaltë dhe i squllët. Si rrallë herë, pati edhe një viktimë në Gjirokastër.

A mund të ishte evituar vdekja e Andrea Haxhiajt?

64-vjeçari Andrea Haxhiaj luftoi me flakët deri në fund të jetës për të shpëtuar shtëpinë në fshatin Asim Zeneli të Gjirokastrës. Bashkë me të shoqen, e cila është në gjendje të rëndë, 57 vjeçari tentoi të ndalte zjarrin që po i kalonte murin e banesës. Ngjarja tragjike ndodhi në Lunxhëri, të martën pasditë.

Kur flakët u ndezën, në Lunxhëri nuk kishte forca ushtarake për të ndalur zjarrin. Nuk pati asnje njoftim që t’i bënte thirrje banorëve të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Vëmëndja kryesore ishte në Karaburun.

Vetëm pasi Andrea Haxhiaj humbi jetën, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i zhvendosi forcat ushtarake drejt Lunxhërisë dhe bëri thirrje publike në media që banorët të braktisin shtëpitë.

Ushtaret “të armatosur” me lopata, kazma dhe degë pemësh

Pamjet nga terreni tregojnë kudo ushtarë që luftonin me flakët vetëm me kazma dhe me lopata. Në shumë raste, nuk i kishin as këto vegla, por zjarret fikeshin me degë pemësh. Ushtarët nuk kanë as veshje të përshtatshme dhe herë pas here, kur ndodhen pranë ndonjë pellgu, mbushnin kovat me ujë dhe ia hedhin zjarrit që digjej prej ditësh në Karaburun dhe Gjirokastër. Fotot dhe videot janë shpërndarë kudo në rrjetet sociale dhe janë një akuzë për shpërdorimin e fondeve publike për emergjencat civile. Pamjet të kujtojnë reagimin e parë pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019, kur kërkuesit gërrmonin me duar pas rrënojave pasi nuk kishin pajisje.

Helikopterët e propagandës

Një javë pasi Karaburuni ishte në flakë, gazetarët pyetën në Ministrinë e Mbrojtjes pse nuk po ngriheshin helijopterët për të fikur flakët. Përgjigjia që morën ishte se mjetet fluturues nuk ishin funksionalë.
Helikopterët u ngritën në fluturim shumë vonë. Por në media u rikthyen edhe një herë shfaqjet e propagandës dhe të premtimeve disa vite më parë. Ministria e Mbrotjes ka blerë gjashtë helikopterë në vitin 2014, nga të cilët, dy janë për emergjencat civile.

Vlera e këtyre gjashtë mjeteve fluturuese ishte 78.6 milionë euro, para të cilat siç duket kanë shkuar dëm, pasi helikopterët nuk po e kryejnë funksionin e tyre.

Vëmëndja e Peleshit për zjarret ne Turqi dhe Greqi

Karaburuni digjej prej më shumë se një jave, kur aty u shfaq më në fund Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Që nuk e kishte kuptuar situatën e rëndë, u kuptua nga deklarata e tij e parë. Peleshi tha se zjarri do të fikej që atë ditë (kanë kaluar 3 ditë dhe flakët vazhdojnë), ndërsa u solidarizua me situatën e zjarreve në Greqi dhe Turqi.
“Shpresojmë që zjarri të fiket brenda ditës së sotme, dua të them dy-tre fjalë dhe për të informuar publikun, dua të solidarizohem dhe me vendet tona fqinje, me Greqinë dhe Turqinë. Veçanërisht Turqinë, ku ka pasur dhe humbje jete, dhjetra shtëpi të djegura, solidarizohemi me ta” u shpreh Peleshi. Që pas asaj dite, Peleshi ka qëndruar herë në Karaburun dhe herë në Gjirokastër. Më mirë vonë se kurrë.

Udhëtimi i Ramës me helikopterin e ushtrisë

Disa ngjarje që ndodhën njëra pas tjetrës të martën kompromentojnë rëndë pozitën e Ramës. Ndërkohë që qindra ushtarë dhe zjarrfikës ishin në luftë me flakët, në media u shpërndanë pamje të tij që bën xhiro me helikopterët ushtarakë, që përdoren për fikjen e zjarreve.
Ditën e martë, Rama u shfaq paradite në Himarë, ku pati një incident me një qytetar të Kosovës i cili u kap nga truprojat e kryeministrit sepse e quajti atë “tradhtar i Kosovës”. Në të njëjtën ditë, Rama pati një aktivitet në pikën e re kufitare në Malësinë e Madhe për hapjen e pikës kufitare Cemi i Trieshit – Grabon. Gjasat janë që udhëtimi i kryeministrit nga Himara në Malësinë e Madhe dhe në kthim të jetë kryer me helikopter, ndërkohë që Karaburuni dhe Lunxhëria ishin në flakë.

Ziafetet e Haki Çakos

“Ku kishit humbur?” e pyeti një nga gazetarët shefin e emergjencave civile Haki Çakon kur ky u shfaq një javë pasi Karaburuni ishte në flakë. Çako tha se kishte qenë në një eveniment familjar dhe siç tha ai, ishte kthyer vetë, sese “nuk kishte zot t’i jepte urdhër”.

“Kam qenë në fundjavë për një eveniment familjar, nuk mund t’i marr leje askujt përveçse Zotit dhe procedurave ligjore. Nuk është e vërtetë që kam 1 javë që kam humbur. Kam qenë për dy ditë në një eveniment familjar”– tha ai.

Fill pas kësaj, Çako u pa të bërtiste dhe të jepte urdhra në ajër duke thënë se të gjithë ushtarët duhet të merrnin kazma e lopata e sharra dhe të vraponin maleve. Video më poshtë:

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2021/08/Haki-Cako.mp4

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Evakuohen 5 shqiptarë nga Izraeli

14:12 : 17/06/2025
AKTUALITET

Alibej: Endriti dhe miku turk u vranë kur po vinte ngarkesa me 530 kg kokainë nga Ekuadori

14:11 : 17/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirimin me kusht, shtyhet seanca për Salianjin

14:10 : 17/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë/ Apeli lë në burg “bosin e mikrokredive” Arben Meskutin

13:56 : 17/06/2025
AKTUALITET

Teza e matematikës u publikua në rrjete sociale, Ministria e Arsimit justifikon dështimin

13:53 : 17/06/2025
AKTUALITET

Dosja “5D”/ GJKKO shpall fajtore drejtuesen e ‘Tirana Parking’ dhe katër zyrtarë të tjerë

13:31 : 17/06/2025
Para

Detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën një 3-vjeçar, nëna po e mbante në prehër kur makina u përplas me shtyllën

TË GJITHA

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Evakuohen 5 shqiptarë nga Izraeli

14:12 : 17/06/2025

Alibej: Endriti dhe miku turk u vranë kur po vinte ngarkesa me 530 kg kokainë nga Ekuadori

14:11 : 17/06/2025

Kërkoi lirimin me kusht, shtyhet seanca për Salianjin

14:10 : 17/06/2025

Kërkoi lirinë/ Apeli lë në burg “bosin e mikrokredive” Arben Meskutin

13:56 : 17/06/2025

Teza e matematikës u publikua në rrjete sociale, Ministria e Arsimit justifikon dështimin

13:53 : 17/06/2025

Dosja “5D”/ GJKKO shpall fajtore drejtuesen e ‘Tirana Parking’ dhe katër zyrtarë të tjerë

13:31 : 17/06/2025

Vdekja e Matthew Perry, një mjek do të deklarohet fajtor për furnizimin e aktorit me ketaminë

13:27 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com