• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarret në vend, kreu i Emergjencave Civile: Karaburuni dhe Dukati zonat më problematike

21:45 : 02/08/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka folur lidhur me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë. Në një intervistë për News24, ai thotë se situata më e vështirë dhe më e ngarkuar është në zonën e Karaburunit dhe në Dukat të Vlorës.

Sipas tij, problematike paraqiten dhe qarqet e Fierit, Beratit dhe Gjirokastrës. Më tej ai bën me dije se mbrëmjen e sotme në orën 21:00 do të mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile për të diskutuar mbi situatën.

Çako thotë se strukturat shtetërore janë angazhuar maksimalisht në terren për të bërë të mundur kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

“Pothuajse gjithë Ballkani është përfshirë nga temperatura shumë të larta, të ardhura nga Afrika, për shkak të rrymave, që kanë favorizuar ndezjen e zjarreve masive. Janë disa qarqe apo Prefektura edhe në Shqipëri që kanë pasur problematika të konsiderueshme, por ato që kanë dalluar ka qenë Prefektura e Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Beratit. Aktualisht situata më e ngarkuar është ajo e Vlorës, në pjesën e Karaburunit dhe fshatit Dukat. Janë të angazhuara të gjitha strukturat, si ato vendore, edhe ato të Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura. Po punohet intensivisht me të gjitha strukturat. Është një punë e vështirë. Aktualisht në Shqipëri nuk ka pasur humbje jetësh apo probleme që rrezikojnë jetën”, tha Çako.

Keni një bilanc paraprak të dëmeve?

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

Bilanci paraprak është operativ, sipërfaqe të konsiderueshme të Karaburunit, që janë kullota dhe livadhe, por edhe shkurre. Një vlerësim i plotë do të bëhet kur operacioni të jetë finalizuar. Jemi në kontakt me të gjitha partnerët tanë, që kanë edhe ata angazhimet e veta. Jemi duke organizuar në orën 21:00 mbledhjen e Komitetit të Mbrojtjes Civile për të bërë vlerësimin e situatës. Kemi një helikopter me pajisjet e veta, që po operon. Presim mbështetje të tjera, por janë të kushtëzuara edhe nga angazhimet që vendet e tjera kanë.

A po bëhet një vlerësim në lidhje me shkaqet e këtyre zjarreve?

Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në ndezjen e këtyre zjarreve, një pjesë janë nga barinjtë, që kërkojnë rihapjen e kullotave të tyre, ashtu sikurse ka dhe një numër të konsiderueshëm banorësh që djegin shkurret, dhe që ju del nga kontrolli situata, por nuk përjashtohen edhe iniciativa kriminale. Po punohet me policinë për të vërë përpara përgjegjësive autorët, në rastet kur janë identifikuar.

Mendoni se është bërë maksimumi?

Me keqardhje mund të them se një pjesë e konsiderueshme e njerëzve janë të prirur të interpretojnë pjesën e gotës bosh, se atë plotë. Të gjitha strukturat janë angazhuar maksimalisht. Janë njerëz që kanë sakrifikuar në terren dhe që unë i përshëndes dhe i inkurajoj në punën e tyre. I bëj thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e reagimit, pasi në shumicën e rasteve ka më shumë interpretim, se sa reagim.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025
RAJONI

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025
RAJONI

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025
BOTA

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025
SPORT

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025
BOTA

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025
Para

Shkumbini synon ngjitjen në Superiore, peqinasit zyrtarizojnë trajnerin e ri

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com