Mesfushori Jurgen Bardhi u largua të premten e shkuar nga ekipi i Partizanit, ku qëndroi për plot 7 vite. 23-vjeçari u transferua në Turqi te skuadra e Tuzlasporit.
Kundër Bazelit ishte sfida e tij e fundit dhe Bardhi u largua nga fusha e blertë i përlotur duke përshëndetur tifozët e kuq. Mesfushori e mbyll kështu aventurën tek demat pas 7 vitesh./Panoramasport