• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ballkani i hapur/ Fiton Serbia dhe Maqedonia, humb Shqipëria

23:01 : 29/07/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Pano Soko

Shiko, për një moment do zgjedh ta shoh ftohtë këtë çështjen e Open-Balkan. Pra larg politikës, patriotizmit, emocionit etj.etj..

Thjesht matematikë e pastër gjirokastriti.

Marrveshja kryesore e firmosur sot në Shkup është ajo e lehtësimit të import eksporteve.

Për ta qartësuar – në garën tregëtare ndërkombëtare çdo vend synon që të fuqizojë eksportet e veta. Pra të shesë mallrat e veta jashtë dhe të sjellë para nga jashtë dhe t’i fusë ato brenda vendit. Dhe natyrisht “yzmeti” diplomatik iu bëhet atyre vendeve ku eksportohen mallra, sepse natyrisht aty është “brumi” nga ku zhvillohet ekonomia e një shteti.

Lexo edhe:

No Content Available

Tani çfarë ndodh me tregun e tre vendeve që firmosën marrveshjen sot, duke i marrë në referencë me Shqipërinë.

Serbia në vitin 2020 ka shitur në Shqipëri rreth 280 milionë Euro mallra.

Shqipëria ka shitur në Serbi rreth 55 milionë Euro.

Maqedonia ka shitur në Shqipëri rreth 210 milionë Euro mallra.

Shqipëria ka shitur në Maqedoni 70 milionë Euro.

Tani, çfarë po bëjmë, po i bëjmë yzmetin ekonomive të Serbisë dhe Maqedonisë?  Sepse ne gjithe-gjithe 125 milionë Euro (Serbi+Maqedoni) shesim në këto dy vende, ndërkohë që ato të dyja bashkë shesin në Shqipëri në vit 490 milionë Euro.

Pra i bie që 365 milionë Euro cash dalin neto nga Shqipëria dhe shkojnë në Serbi dhe Maqedoni.

Natyrisht që marrveshja do të lehtësoje tregëtinë dhe do të rrisë volumet, po nëse rritja e tregëtisë do të jete 2%, trashë-trashë i bie që Shqipëria të shesë 2.5 milionë Euro më shumë në Serbi dhe Maqedoni (pra nga 125 të shkojë 127 milionë), ndërsa Serbia dhe Maqedonia do të shesin 10 milionë Euro më shumë në Shqipëri (nga 490 me përafërsi të shkojë gati 500).

Fitojnë ata, ne humbasim. Është e thjeshtë. Do nxjerrim më shumë Euro nga vendi. Futja kot me një llaf..

Dhe më e padurueshmja pastaj është fakti që Kosovës, që është një ndër vendet që shqiptarët eksportojnë më shumë, ne i vendosim traun në Kukës dhe i marrim 22 Euro për trajler.

Kosova sot që flasim blen rreth 1.1 milion ton mallra në Shqipëri. Shqipëria eksporton rreth 4 milion Ton mallra gjithsej në gjithë botën dhe ¼ e gjithë mallrave (si peshë volumetrike) që shesim jashtë, e merr Kosova. Pra ¼-a e të gjithë trajlerave, mauneve, kamionëve dhe autobotëve transportuese që shesin mallra shqiptare shkojnë në Kosovë. Ndërkohë që Shqipëria, në vend që të vrasë mendjen sesi t’a lehtësojë punën këtyre kamionëve koosovarë, si t’ua bëjë më të lehtë, si mund t’i ndihmojë ata që mos kenë pengesa, shkon dhe merret me Serbinë dhe Maqedoninë.

Apo të merremi me Italinë, Greqinë apo Gjermaninë që janë vendet kryesore të eksporteve. Joo mearzallah…

Dhe tjetra.

Çfarë përfitojmë ne nga kalimi i lirë i mallrave në Serbi apo Maqedoni? Shumë pak mallra që vijnë në Shqipëri apo që dalin nga Shqipëria kalojnë nga Serbia apo Maqedonia (përveç mallrave serbe dhe maqedonse).

Ne i kemi rrugët. Italia vjen në Durrës apo Vlorë, Greqia vjen në Kakavije dhe Kapshticë, Kina vjen në Durres, Turqia vjen në Durres apo në Kapshticë, Spanja vjen në Durrës, Gjermania vjen në Durres, Franca në Durrës.

Ku është përfitimi?

Ahhhh, po iu japim Durrësin dhe Serbisë dhe Maqedonisë, që ta kenë dhe ata aksesin në Adriatik? Që të ulim kostot e eksporteve serbe dhe maqedonase? Kjo është tjetër çështje pastaj… Jemi bërë bamirës..

Natyrisht ata gjithmonë, në jetë të jetëve, e kanë ëndërruar një dalje “falas” në Adriatik dhe ne po ua japim sot…falas.

Por, që ta përmbledh, problemi që kam unë me marrveshjen, është strikshmërisht ekonomik.

Aritmetikë ekonomike e pastër.

Ne humbasim. Kaq!

Ata fitojnë në kurrizin tonë.

Ata shesin më shumë mallra tek ne, fitojnë më shumë parà nga ne, ata përdorin infrastrukturë portuale që sot nuk e kanë, ndërsa ne..Ne asgjë.

Ne iu mbajmë pishtarin që ta gjejnë vrimën kollaj.

P.S. Se nuk më lë miza rehat… njerëzit kur bëjnë ortakëri në biznes, e bëjnë me vëllain apo kushëririn. Ndonjëherë e bëjnë dhe me shokun. Po s’kam parë ndonjëherë ortakëri mes dy hasmëve që bëjnë gjoja sikur janë miq, po që s’kanë hequr akoma fashon nga plagët.

Në të tillë ortakëri, njëri e ha – tjetri fiton. Dhe, nuk e di ju, po mua më dhemb pak që tani..

 

 

Etiketa: ballkani serbia maqedonia shqiperia boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Vllaznia i thotë lamtumirë Europës, AEL triumfon edhe në “Loro Boriçi”

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com