Trekëndëshi i dashurisë në “Për’puthen”, Antonela–Mevlan–Ledjana, ka qenë më i komentuari kudo në rrjet.
Ledjana dhe Mevlani dolën bashkë nga emisioni për të vazhduar njohjen jashtë, por raportet e tyre u ftohën dhe ata shkëputën kontaktet përfundimisht duke ‘thumbuar’ njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Ndërkohë, Antonela në anën tjetër kishte shprehur gjithnjë simpatinë e saj për Mevlanin.
I ftuar në Prive, Mevlani u pyet: “A është Antonela më shumë se shoqe?”. Pa u menduar aspak ai u përgjigj prerë: “Jo!”