• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritet rreziku i zjarreve/ Prefekti i Tiranës kërkesë bashkive dhe strukturave

22:17 : 27/07/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Për shkak të motit me temperatura të larta, ditët në vijim janë me rrisk për rënien e zjarreve. Kjo situatë ka vënë në lëvizje prefektin e qarkut Tiranë, i cili i ka dërguar një shkresë 5 bashkive dhe strukturave kompetente për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatës.

Prefekti i Tiranës, Mersin Murataj  u ka kërkuar që të merren të gjitha masat e domosdoshme për të përballuar rreziqet e mundshme dhe të ulen maksimalisht dëmet në rast rënies së zjarreve.

Nga ana tjetër, u bëhet thirrje qytetarëve që të mos bëjnë djegie të pakontrollueshme pasi përbëjnë rrezik për zjarre masive dhe se në raste të tilla do të përballen me ligjin njësoj si zjarrvënësit me dashje.

“Meqenëse në vijim do të kemi situate me risk edhe më të lartë nga rreziku i zjarreve, kërkohet që gjithë strukturat e lartpërmendura të jenë në mobilizim total për çdo rast”, thuhet ndër të tjera në shkresë.

SHKRESA E PLOTË

Lexo edhe:

Rama shpall “investitor strategjik” edhe ILDKP, i jep 1.5 mln euro për kullë në qendër të Tiranës

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

PREFEKTI I QARKUT TIRANË

Tiranë  më 27. 7. 2021

Lënda:  Kërkesë për marrje masash në përballimin e situatës së zjarreve

Drejtuar :

5   BASHKIVE TË QARKUT TIRANË

STRUKTUARVE TË MBROJTJES CIVILE TË BASHKIVE

STRUKTURAVE TË MZSH-VE NË BASHKITË E QARKUT TIRANË

DREJTORISË SË MZSH-SË TË BASHKISË TIRANË

DREJTORISË VENDORE TË POLICISË SË RENDIT

TË GJITHA STRUKUIRAVE PËRGJEGJËSE PËR MBROJTJEN CIVILE NË QARKUN TIRANË

Temperaturat e larta të këtyre ditëve, të cilat kanë  përfshirë dhe do vazhdojnë të përfshijnë gjithë territorin e vendit tonë, edhe në Qarkun e Tiranës kanë sjellë dhe vijojnë të sjellin shqetësime shumë serioze mbi rrezikshmërinë e zjarreve me pasoja të rënda ekonomike

Ditët në vijim sipas parashikimeve, do të jenë me risk edhe më të lartë nga rreziku i zjarreve.

Për sa më sipër;

Nisur nga këto premisa rreziqesh, referuar Ligjit Nr. 107, datë 27.10.2016, “Për Prefektin e Qarkut” dhe Ligjit Nr.45, datë 18.07.2019, “Për Mbrojtjen Civile”, dhe porosive të fundit të dërguara për situatën aktuale nga Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së, kërkohet nga ana juaj të merren të gjitha masat e domosdoshme për të përballuar rreziqet e mundshme dhe të ulen maksimalisht dëmet në rast rënies së zjarreve.

*- Të pesë Bashkive të këtij Qarku, ( Tiranë, Vorë, Kamëz, Rrogozhinë dhe Kavajë), ju tërheqim vëmendjen që në mobilizimin e strukturave të tyre të  mbrojtjes civile dhe atyre të MZSH-së, që të bashkëpunojnë frytshëm dhe në mënyrë shumë efikase kryesisht me strukturat vendore të policisë si dhe gjithë strukturat përgjegjëse për raste fatkeqësish që veprojnë në territorin e tyre,

*- Strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkive, në bashkëveprim të ngushtë me strukturat Vendore të Policisë së Rendit, duhet të përqendrohen jo vetëm në identifikimin dhe përballimin e situatave të zjarreve, por për të rritur bashkëpunimin në identifikimin dhe procedimin penal te autorëve të zjarrvënive.

*- Sipas porosive edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të AKMC-së, duhen dhënë mediatikisht të gjitha procedimet dhe autorët e zjarreve, të cilët në shumicën e rasteve janë  përsëritës dhe me dashje.

*- Të merren masat e nevojshme dhe të gjenden mënyrat e duhura nga të gjitha Bashkitë e Qarkut Tiranë, për të mundësuar gjithashtu edhe thirrje për të gjithë qytetaret,  në gjithë territorin e tyre, të cilët bëjnë djegie të pa kontrolluara, ku  bëhet e qartë se përbëjnë rrezik potent për shkaktimin e zjarreve masive dhe me pasoja të mëdha në siperfaqe, pyjesh , kullotash, pemëtari por edhe qendra të banuara.

Tu bëhet e qartë shumë mirë se në raste të tilla do të përballen me ligjin njësoj si zjarrvënësit me dashje.

Meqenëse në vijim do të kemi situate me risk edhe më të lartë nga rreziku i zjarreve, kërkohet që gjithë strukturat e lartpërmendura të jenë në mobilizim total për çdo premis.

Ju Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

PREFEKTI

MERSIN MURATAJ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama shpall “investitor strategjik” edhe ILDKP, i jep 1.5 mln euro për kullë në qendër të Tiranës

11:29 : 30/06/2025
RAJONI

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

11:21 : 30/06/2025
AKTUALITET

I kërkuar nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale

11:21 : 30/06/2025
AKTUALITET

Kërkesa e Elsa Ullirit për dorëheqje nga gjykimi i dosjes Partizani, Gjokutaj: Muhabete korridoresh

11:07 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga “Partizani”? GJKKO: Do t’iu njoftojmë për vendimin

11:06 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen, GJKKO shtyn seancën për dosjen “Partizani”

10:48 : 30/06/2025
Para

Tërmet i fortë në Shqipëri! Ja sa ballë ishte

TË GJITHA

Rama shpall “investitor strategjik” edhe ILDKP, i jep 1.5 mln euro për kullë në qendër të Tiranës

11:29 : 30/06/2025

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

11:21 : 30/06/2025

I kërkuar nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale

11:21 : 30/06/2025

Kërkesa e Elsa Ullirit për dorëheqje nga gjykimi i dosjes Partizani, Gjokutaj: Muhabete korridoresh

11:07 : 30/06/2025

Gjyqtarja Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga “Partizani”? GJKKO: Do t’iu njoftojmë për vendimin

11:06 : 30/06/2025

Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen, GJKKO shtyn seancën për dosjen “Partizani”

10:48 : 30/06/2025

U kap me kokainë, arrestohet i riu në Dibër/EMRI

10:44 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com