• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi VETTING

Gjyqtari Ken Dhima përballet të martën me vettingun/ Ja si ka ndryshuar pasuria e tij nga 2003 deri në 2018

19:55 : 26/07/2021
në VETTING

Nga BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualfikimit do të mbajë të martën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë një seancë dëgjimore publike, si pjesë të procesit të rivlerësimit të gjyqtarit të Gjykatës Administrative Vlorë, Ken Dhima.

Trupa Gjykuese e KPK-së që ka rivlerësuar subjektin përbëhet nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko.

Dhima e ka filluar karrierën në vitin 2003 në Gjykatë e Rrehtit Gjyqësor Durrës. Në vitin 2004 ai është transferuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në vitin 2013, Dhima është emëruar në Gjykatën Administrative Vlorë.

Në vitin 2014, sëbashku me bashkëshorten Klorinda Çela – gjithashtu me profesion gjyqtare, Dhima u kallëzua nga Inspektoriati i Lartë për Kontrollin dhe Deklarimin e Pasurisë dhe Konfliktiti të Insteresit, ILDKPKI, për fshehje pasurie.

Lexo edhe:

Prokurori Arens Çela përballet me pyetje mbi zbutjen e akuzës ndaj një bashkëshorti dhunues

Huatë për blerjen e apartamenteve dhe transaksionet e dyshimta/ Pikëpyetjet mbi pasurinë e Neritan Cenës

Pas kallëzimit të ILDKPKI në Prokurori, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço u kërkoi anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të votonin për shkarkimin nga detyra të bashkëshortëve, por kërkesa e tij u refuzua nga KLD në korrik 2014. Pas vendimit të KLD-së edhe prokuroria i pushoi hetimet ndaj dy subjekteve.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Ken Dhima nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].Pasuria para fillimit të detyrës së subjekti është 0, ndërsa në vitin e fundit të deklarimit pasuria bruto është 18,9 milionë lekë. Kjo pasuri familjare përbëhet nga 8.4 milionë lekë likuiditete në bankë, 1.4 milionë lekë cash dhe 9.1 milionë lekë pasuri të paluajtshme.

Të ardhurat familjare të subjektit nga viti 2003 deri në vitin 2018, kapin vlerën 45.2 milionë lekë, nga të cilat 54.3% vijnë nga të ardhurat si rrjedhojë e pagës së subjektit dhe bashkëshortes. Të ardhurat nga qiraja përbëjnë 18.2% te totalit, mësimdhënia 13.2% dhe dhuratat në cash 4.6%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” faktin që subjekti Ken Dhima gjatë periudhës deklaruese ka huamarrje të shumta nga të afërmit. Konkretisht në vitin 2005 deklaron një kontratë huaje me shumën 2 milionë lekë me afat 5 vjecar dhe interes 5%, e cila është përdorur për financimin e pjesshëm të një apartament banimi blerë në të njëjtin vit; në vitin 2012 deklarohet sërish huamarrje në shumat 10,000 euro dhe 6,000 euro e cila shlyhet pjesërisht brenda vitit; në vitin 2015 deklaron huamarrje babait në shumën 14 milionë lekë. Në vitin 2011 subjekti deklaron një automjet Benz Mercedez dhuratë si dhe dhuratë në të holla në shumën 15,000 euro.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Etiketa: vetting boldnews host domain

Lajme të lidhura

VETTING

Prokurori Arens Çela përballet me pyetje mbi zbutjen e akuzës ndaj një bashkëshorti dhunues

18:58 : 02/03/2021
AKTUALITET

Huatë për blerjen e apartamenteve dhe transaksionet e dyshimta/ Pikëpyetjet mbi pasurinë e Neritan Cenës

18:39 : 02/10/2020
AKTUALITET

Gjyqtarja e Apelit Shkodër/ Skeda e pasurisë së Lindita Hoxhës

21:32 : 02/08/2020
Para

Kush janë 3 të arrestuarit në kadastrën e Tiranës? Ja roli i tyre

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com