• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Votuan në “konflikt interesi” për kryeprokuroren e Tiranes, hetim disiplinor per tre anëtarë te KLP

16:50 : 24/07/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur hetim disiplinor për tre anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Burime të “Boldnews.al” informuan se nën hetim janë nënkryetari i KLP-së, Alfred Balla, si edhe dy anëtarët Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti, të cilët dyshohet se kanë shkelur parimin e “konfliktit të interesit”.

Zyrtarisht, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk e pohon, por as e mohon informacionin e siguruar nga redaksia.

“Çdo proces pune në institucionin e ILD mbetet, derisa të ketë një vendim përfundimtar”, u shprehën burime zyrtare të institucionit, të pyetur për konfirmimin e nisjes së hetimit administrativ.

Lexo edhe:

No Content Available

Megjithatë, informacionet e siguruara nga “BN” tregojnë se tre anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë tashmë janë nën hetim, pasi dyshohet se kanë votuar në kushtet e konfliktit të interesit, në favor të emërimit të Elisabeta Imerajt në kryer të Prokurorisë së Tiranës.

Imeraj u komandua në Korrik 2018 si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërsa 6 muaj më pas, Parlamenti votoi anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në fillim të vitit 2019, familjarë të afërt të Alfred Ballës, Nurihan Seitit dhe Tartar Bazajt u emëruan pranë Prokurorisë së Tiranës në poste administrative, të cilat janë kompetencë vendimmarrëse e drejtuesit.

Familjarët e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishin ende në detyrë, kur, në 26 Mars 2021, “qeveria e prokurorëve” vendosi emërimin definitiv të Imerajt në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Kjo situatë është identifikuar nga përfaqësues të trupave ndërkombëtare që kanë mbështetur dhe asistuar hartimin dhe miratimin e Reformës në Drejtësi, të cilët i kanë sugjeruar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të vlerësonte fillimin e hetimit disiplinor.

Pas verifikimeve paraprake, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të hapë hetimin, duke kërkuar zyrtarisht të dhëna mbi vendimmarrjen e tre anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si edhe për punësimin e familjarëve të tyre të afërt në Prokurorinë e Tiranës.

Në rast se ILD konstaton shkelje të “konfliktit të interesave”, atëherë procedimi disiplinor ndaj anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të zhvillohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për penalizimin e mundshëm ndaj tyre.

“Telashet” e KLP

Hetimi disiplinor ndaj tre anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është seria e radhës e një përplasje që nisi fillimisht heshtur, e më tej u qartësua edhe publikisht, ndërmjet institucioneve të drejtësisë së re dhe selive diplomatike në Tiranë, të cilat lidhen me emrin e kryeprokurores së Tiranës.

Vetëm pak ditë pasi KLP vendosi emërimin e Imerajt në krye të prokurorisë së kryeqytetit, nëpërmjet një procedure të debatueshme verifikuese, edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin e saj në detyrë, pas një seance të ndezur me përfaqësuesin ndërkombëtar, Teo Jacobs.

Pak pas këtyre zhvillimeve, ambasadorja amerikane Yuri Kim, zhvilloi një bisedë të tensionuar në zyrat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në 19 Prill 2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë informoi për një takim zyrtar të anëtarëve me diplomaten amerikane, Kim, ku temë e bisedës, sipas njoftimit, ishte “pavarësia, llogaridhënia dhe disiplina e prokurorëve”.

Por, fjalori burokratik i njoftimit nuk arriti të mbulonte qëllimin e vërtetë të takimit-shqetësimin e ambasadores Kim për nxitimin e KLP-së në emërimin e Elisabeta Imerajt në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Tema e vërtetë e diskutimit mbeti e fshehtë për shumë javë, derisa Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit paraqiti dy rekomandime njëri pas tjetrit, nëpërmjet të cilave kërkonte nga Komisioneri Publik që të ankimonte pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) vendimin e konfirmimit të Elisabeta Imerajt në procesin e Vetingut.

Qëndrimi i ONM-së u përkrah, si rrallëherë për emra konkretë, nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe nga Delegacioni i Bashkimit Europian, të cilët publikuan reagime njëri pas tjetrit, në datën 22 qershor 2021.

Në një postim në rrjete sociale, ambasadorja Kim shkruaji se “Në përputhje me rolin e tij kushtetues në procesin e verifikimit, vëzhguesit e ONM dje i rekomanduan Komisionerët Publik të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një çështje të rëndësishme.”

Më tej ambasadorja shton se duhet ndjekur me kujdes se çdo të ndodhë me procesin, ndërsa ka një apel për të gjithë mediat.

“Të gjithë duhet të shikojmë nga afër se çfarë ndodh më pas. A do të jetë përgjigjja për të treguar guxim dhe integritet për të dhënë drejtësi apo, siç e kemi parë shumë shpesh në të kaluarën, për të devijuar përpjekjet duke sulmuar procesin e vetingut dhe duke shpifur vëzhguesit ndërkombëtarë?”

“A do t’i shërbejnë mediat publikut dhe ta mbulojnë këtë çështje me integritet, apo do të marrin telefonata dhe do të pranojnë të qëndrojnë të heshtur dhe të verbër? Është koha të tregojmë guxim dhe integritet”, ishte mesazhi i Yuri Kim.

Edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, kishte një mesazh për këtë situatë.

“Ne e mbështesim plotësisht rekomandimin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për apelim të vendimit të KPK. Ne shpresojmë që Kolegji i Posaçëm i Apelit  të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi për të siguruar që çështjet e rëndësishme të theksuara në rekomandimin për apelim të konsiderohen siç duhet”, shkruan Soreca në Tëitter.

Në të njëjtën ditë me këto reagime, Kolegji i Posaçëm i Apelimit publikoi ndryshimet në Rregulloren e Brendshme të tij.

Në nenin 20, pika 1 të Rregullores, u bë shtesa: “Çështja që i përket ankimit të Komisionerit Publik, i cili është bërë mbi bazën e një rekomandimi të vëzhguesve ndërkombëtarë, do të shqyrtohet me përparësi, pavarësisht datës së regjistrimit në Kolegj”.

U duk se të gjitha fijet po luheshin për rastin e Elisabeta Imerajt.

Dhe, pas këtyre reagimeve, Komisioneri Publik, në 5 Korrik 2021, njoftoi se kishte ankimuar vendimin e konfirmimit të prokurores Elisabeta Imeraj pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe kërkon shkarkimin e saj nga detyra.

 

 

Etiketa: klp boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Shifër e “kripur”, ja sa është vlera e një medalje ari në Lojërat Olimpike

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

19:49 : 19/05/2025

Humbja e PD në Elbasan, Alizoti: I ndjehem borxhli demokratëve që nuk iu dorëzuan bandave

19:42 : 19/05/2025

Erion Veliaj kërkon që të dalë nga burgu, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

19:41 : 19/05/2025

Shqipëri U17-Portugali U17/ Gol nga penalltia, luzitanët dyfishojnë rezultatin

19:37 : 19/05/2025

SMS-ja/ Rama ndalon kandidatë që të ankohen: Mos dërgoni më kërkesa në KQZ, po na dëmtoni!

19:31 : 19/05/2025

Përfundon biseda telefonike Trump-Putin, reagon kreu i Kremlinit

19:21 : 19/05/2025

Interi synon të forcojë sulmin, 35 mln euro për ‘dështimin’ e Premier League

19:11 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com