• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

TOKIO 2020/ Nis Olimpiada, 204 shtete në betejë për medaljet

08:52 : 23/07/2021
në SPORT

Tashmë gjithçka është gati, sot në 13:00 me orën e Shqipërisë do të startojë ceremonia e hapjes së veprimtarisë më të madhe globale sportive, Lojërat Olimpike. Më shumë se 11,238 atletë nga 204 shtete do të garojnë në 33 sporte dhe 50 disiplina të ndryshme në “Tokio 2020”.

Olimpiada do të presë 339 evente, ndërsa gjithçka do të mbyllet më datë 8 gusht. Në Stadiumin Olimpik të Tokios do të jetë perandori japonez Naruhito ai që do të hapë zyrtarisht Olimpiadën.

Siç dihet, ceremonia e hapjes do të bëhet nën masa të rrepta sigurie për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID, teksa në stadium vetëm 1 mijë persona (funksionarë, të ftuar dhe media) do të kenë fatin ta ndjekin ngjarjen nga afër. Për shkak të masave të sigurisë, gjithashtu edhe numri i delegacioneve që do të parakalojnë do të jetë në numër tepër të kufizuar.

“E qartë, e thjeshtë dhe me momente të inspiruara nga drama që pandemia COVID ka shkaktuar në mbarë botën”, kështu do të jetë ceremonia inauguruese e “Tokio 2020”, e cila do të zgjasë 3 orë e gjysmë. Fillimi do t’i dedikohet eksperiencës që njerëzimi dhe bota e sportit në veçanti po kalon me pandeminë prej një viti e gjysmë. Sipas raportimeve të gazetarëve që kanë asistuar në provat gjenerale, spektakli do të nisë me një njeri të vetmuar në qendër të stadiumit. Artisti do të shfaqet i shtrirë dhe i përkulur, ndërsa më pas do të ngrihet në këmbë dhe do të drejtohet, duke simbolizuar rikthimin e jetës. Ndërkohë, në ekrane gjigante do të projektohen pamje të atletëve që stërviten nëpër dhomat e tyre, për t’i kujtuar të gjithë botës që sportistëve prezentë në Lojërat Olimpike u është dashur të stërviten për një pjesë të madhe të kohës vetëm, në shtëpitë e tyre, për shkak të karantinës.

Para ceremonisë së Lojërave Olimpike është prononcuar edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah. I pyetur se si do të ndihet gjatë hyrjes në stadium për inaugurimin, kreu i CIO-s u përgjigj: “Nuk jam profet. Të shikojmë. Mendoj që ceremonia e hapjes do të jetë një çlirim i madh për të gjithë”, tha Bah, i cili më tej shtoi:

Lexo edhe:

Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

“Është një ndjesi çliruese për vetë faktin se rruga për të mbërritur këtu nuk ka qenë e lehtë. Nuk po jetojmë në një situatë të qetë, e për këtë duhet që të gjithë të reagojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur për lëvizjen olimpike”.

Bah më tej u ndal te sportistët: “Ky moment është një gëzim i madh për ta. E di shumë mirë se e kanë pritur dhe tani mund ta shijojnë, ndonëse në rrethana të veçanta”, deklaroi kreu i CIO-s. Kujtojmë që Lojërat Olimpike të Tokios ishin parashikuar që të mbaheshin verën e kaluar, por siç dihet, u shtynë për shkak të pandemisë COVID. Në fund, i pyetur për vështirësitë që po kalon lëvizja olimpike, numri një i sportit botëror u shpreh:

“Me përfundimin e pandemisë sigurisht që do të ketë pasoja politike, ekonomike dhe sociale. Gjatë dy viteve të fundit kemi pasur një impenjim të madh brenda CIO-s për të krijuar sa më shumë stabilitet. Gjithashtu i kemi bërë procedurat tona më fleksibël, në mënyrë që të krijojmë sa më shumë stabilitet në këtë botë të brishtë”, përfundoi presidenti i olimpizmit botëror, Tomas Bah.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022

13:39 : 01/07/2025
AKTUALITET

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

13:32 : 01/07/2025
BOTA

Vala e të nxehtit në Europë, dy viktima në Itali

13:19 : 01/07/2025
AKTUALITET

I zhdukur prej 21 ditësh në Malësinë e Madhe, familjarët e të moshuarit: 50 mijë euro shpërblim kushdo që e gjen

13:06 : 01/07/2025
AKTUALITET

Zjarri përfshin një sipërfaqe të madhe me ullinj në Balëz të Bradasheshit

13:03 : 01/07/2025
Para
Foto: Instagram

Albërije Hadërgjonaj merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid (Foto)

TË GJITHA

Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022

13:39 : 01/07/2025

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

13:32 : 01/07/2025

Vala e të nxehtit në Europë, dy viktima në Itali

13:19 : 01/07/2025

I zhdukur prej 21 ditësh në Malësinë e Madhe, familjarët e të moshuarit: 50 mijë euro shpërblim kushdo që e gjen

13:06 : 01/07/2025

Zjarri përfshin një sipërfaqe të madhe me ullinj në Balëz të Bradasheshit

13:03 : 01/07/2025

Babai përdhunoi vajzën e tij/ Nëna e 12-vjeçares së abuzuar: Burri ka vepruar pas krahëve

12:46 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com