• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-ambasadori amerikan: Ja si CIA ruante Milo Gjukanoviç, cilësohej politikani më i aftë në Ballkan

16:48 : 20/07/2021
në AKTUALITET, RAJONI

William Montgomery, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi, Mal të Zi, Kroaci dhe Bullgari, tha se Amerika kishte një anije me një ekip të CIA në Cavtat të Kroacisë.

Sipas pretendimeve të tij, detyra kryesore e CIA-s, e vendosur në qytetin kroat, ishte ta shpëtonte presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, nëse Presidenti i atëhershëm i Jugosllavisë, Sllobodan Milosheviç do ta sulmonte atë.

Në një intervistë për Vecernji të Zagrebit, siç raportohet nga Vijesti i Podgoricës, Montgomery gjithashtu tha se ishte e vështirë për të mbledhur fonde për ta financuar qeverinë e Gjukanoviçit, kështu që ai tha se ata filluan t’i lejonin kontrabanduesit e duhanit të veprojnë nga Mali i Zi.

Kur u pyet se çfarë mendon për rolin e Gjukanoviqit në historinë e shpërbërjes së Jugosllavisë, Montgomery tha se “Gjukanoviç është politikani më i aftë, më i shkathët në rajon”.

Ai gjithashtu tha se të gjithë e dinin se çfarë po ndodhte, por ata e lejuan.

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

“Por kur luftërat mbaruan dhe Millosheviçi ra, ndodhi diçka si skena nga ‘Casablanca’. Italianët thanë: mirë, këtu ndodh kontrabanda. Ne duhet ta hetojmë atë. Dhe kështu ata filluan një hetim të madh, i cili përfshinte Gjukanoviçin. Ai sheh italianët që e ndjekin, britanikët fillojnë të marrin më seriozisht krimin e organizuar, etj. Dhe pastaj ai kthehet përsëri, këtë herë te rusët, dhe dërgon këshilltarin e tij më të afërt të ambasadorit në Rusi me synimin për t’i tërhequr rusët që të vijnë dhe investojnë. Dhe pastaj ata shohin një hapje tjetër, largohen nga Rusia dhe bashkohen me NATO-n”, tha ish-ambasadori amerikan.

Një gazetar nga Večernji list pastaj thotë: “Rusët po përpiqeshin ta kryenin një grusht shteti në atë moment, gjë e cila është çështje serioze”.

“Po, edhe ai mbijeton. Ai vazhdimisht po bën hapa të mëdha në të gjitha drejtimet, dhe kjo është e mahnitshme, dhe kjo është arsyeja pse unë them se ai është politikani më i shkathët, më i suksesshëm në rajon”, tha Montgomery.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025
BOTA

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025
AKTUALITET

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025
BOTA

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025
AKTUALITET

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025
AKTUALITET

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025
Para

Anketa e OKB për lehtësimin e tregtisë, Shqipëria në vend numëro

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com