• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fituesit e Këshillit Kombëtar u shpallën, po votat ku janë?

20:09 : 18/07/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Partia Demokratike ka publikuar sot listën me emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ku pothuajse të gjithë zërat kritikë të kreut demokrat Lulzim Basha nuk do të jenë më pjesë e këtij forumi, me përjashtim të Bujar Nishanit që mbetet anëtar si ish-President apo Fatbardh Kadillit që është anëtar Kryesie

Përtej kësaj ajo që tërheq vëmendjen është fakti se lista e publikuar nuk përmban numrin e votave që ka marrë secili nga emrat e votuar, gjë që është mungesë transparence në një parti që pothuajse çdo ditë flet për transparencën.

Emrat janë renditur sipas alfabetit, çka e bën të pamundur të identifikosh se cilët kanë marrë më shumë vota, ose kush janë emrat që kanë marrë një numër të barabartë votash, sikundër thuhet edhe në njoftimin zyrtar nga PD.

Përderisa fituesit në një listë me 598 emra kanë rezultuar të tillë për shkak të numrit të votave qëkanë marrë, atëherë detyrimisht Komisioni Zgjedhor në PD duhej të publikonte edhe votat për secilin kandidat.

Lexo edhe:

No Content Available

Mbrëmjen e djeshme, Jemin Gjana me cilësinë e kreut të Komisionit Zgjedhor në PD, deklaroi se numërimi i votave përfundonte në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dhe sipas të dhënave zyrtare nga PD procesi i numërimit është përmbyllur nga 14 grupet e numërimit në orën 03:00, ndërsa lista u publikua zyrtarisht rreth orës 14:00.

Me siguri anëtarët e grupeve të numërimit kanë nxjerrë edhe numrin e votave për çdo emër, të tjerë kanë përllogaritur votat dhe prej kësaj ka dalë edhe lista fituese me 300 emrat e votuar nga rreth 70 % e delegatëve që kishin të drejtë vote.

Atëherë çfarë mund t´i kushtonte osecila ishte pengesa që krahas emrit të fituesit të vihej edhe shifra e votave?

Nëse në zgjedhjet e fundit parlamentare u numëruan votat e subjekteve dhe më pas ato të kandidatëve, e njëjta gjë është bërë edhe nga Komisionet e PD në procesin e djeshëm zgjedhor. Dhe përderisa KQZ e Celibashit nxori votat e secilit prej kandidatëve që garonin për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, që me siguri është një shifër më e lartë se kandidatët që garonin për Këshillin Kombëtar të PD, atëherë edhe demokratët mund ta bënin fare thjeshtë një gjë të tillë.

Në një proces zgjedhor, aq më tepër kur ka hije dyshimi mbi kohën se kur mbahet apo kur mund të ketë pretendime, një prej elementëve që rrëzon pretendimet janë votat, pra mbështetja për secilin prej atyre emrave që zyrtarisht sot janë shpallur fitues në listën e Këshillit Kombëtar.

Kjo jo vetëm se çdo demokrat ka të drejtë të dijë se cili prej fituesve ka rezultuar më i votuari, por edhe për faktin se atyre delegatëve që u mblodhën në sallën e Pallatit të Kongreseve, duhet t´u bëhet e qartë se vota e tyre është lexuar drejtë.

Një nga hipotezat që mund të ngrihet nëse nuk publikohen votat emër për emër është pikërisht kjo, që ato mund të jenë deformuar.

Arsye tjetër për të mos publikuar numrin e votave krahas emrit nuk ka, përveç faktit të rakordimit të numrave. Një delegat ka pasur të drejtën të votojë deri në 35 emra në listën me 598 kandidatë dhe ndoshta një pakicë mund të kenë shfrytëzuar këtë mundësi, duke zgjedhur numrin maksimal.

Vite më parë mediat e kishin shumë të lehtë të raportonin edhe se kush ishte emri më i votuar, edhe ai më pak i votuar, madje edhe të nxirrnin se cilët ishin emrat me numër të njëjtë votash, që hynin apo mbesnin pas liste, për shkak të kuotave apo preferencave. Dhe kjo ka ndodhur me PD në vitet 2000, qoftë kur Kuvendet Kombëtare mbaheshin në sallën e Pallatit të Kongresve, qoftë në sallën e TOB, apo në atë të lojrave me dorë “Fahrie Hoti”.

Dhe atëherë kishte dyshime, kishte hamendësime, kishte edhe teza se votimet ishin formale, por disa shifra gjendeshin, publikoheshin dhe gjithçka dyshuese minimizohej.

Sot 15 apo 20 vite më pas, kur teknologjia ka përparuar dhe mundësitë janë më të shumta, nxjerrja e votave emër për emër është pjesë e procesit. Dhe kur KQZ e Celibashit arrin të nxjerrë, në mënyrë të drejtë ose jo, votat për secilin kandidat në garën për deputet, nuk tingëllon aspak mirë që Komisioni Zgjedhor i drejtuar nga Jemin Gjana nuk liston dot votat e fituesve.

Transparenca, aq më shumë ajo e votave, në një parti që prej vitit 2015 vuan nga fenomeni i deformimit të votës përballë kundërshtarit politik, është thelbësore, aq më tepër kur kauza e saj nga shtatori e në vijim do të jetë pikërisht kjo e zgjedhjeve me standarde. KQZ e Gjanës mund ta demostronte vullnetin e transparencës, të paktën aq sa KQZ e Celibashit.

Etiketa: kuvendi boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

VIDEO/ Gol pas vetëm 26 sekondash lojë, sulmuesi shqiptar dhuron spektakël në Suedi

TË GJITHA

Rezultati i PD, Tabaku: Me rëndësi është që procesi i numërimit të shkojë deri në fund

18:28 : 12/05/2025

Papa Leoni XIV bën thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur

18:07 : 12/05/2025

“Ishim përgatitur për kushte normale”/ Xhelal Mziu: I paarritshëm mandati i 3-të në Dibër

18:01 : 12/05/2025

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

17:55 : 12/05/2025

Tensione në Durrës/ Dy vota tepër në një kuti votimi, PD kërkon ndërprerjen e procesit

17:47 : 12/05/2025

Finalja e Champions League Inter-PSG, UEFA vendos për arbitrin

17:41 : 12/05/2025

Numërohen mbi gjysma e kutive të votimit në Kukës dhe Shkodër, PD kryeson bindshëm

17:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com