• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK-u në Shtetin e Mafias

19:13 : 15/07/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Erl Kodra

Shoqëria shqiptare ka karakteristikat e saj sociale, ekonomike dhe kulturore, karakteristika që e veçojnë nga shoqëritë e vendeve të tjera. Në të vërtetë, është e pamundur të shkruash për një shoqëri, pa analizuar strukturën e saj sociale, kulturore, ekonomike dhe politike.

Shumë herë kemi dëgjuar të thuhet hapur se “ky vend ka marrë fund” dhe “ky vend nuk bëhet”. Për fat të keq, ky lloj pohimi që mbartë njëfarë tragjizmi, është i vërtetë. Dhe ja pse.

Enver Hoxha themeloi një shtet terrori, duke eleminuar plotësisht tre nga liritë fondamentale të njeriut – lirinë politike, lirinë ekonomike dhe lirinë e besimit. Ai burgosi, vrau dhe internoi me qindra mijëra shqiptarë të pafajshëm, duke gjunjëzuar një shoqëri të tërë. Më 1990 shqiptarët ishin kthyer në ca qenie të mjera, pa personalitet dhe dinjitet, të gatshme të bënin kompromiset më të neveritshme për pak dollarë më shumë. Megjithse nuk mund të flitet për përqindje të sakta, me siguri që një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë – si në çdo shoqëri post-apokaliptike, ku rendi shoqëror që ka mbretëruar gjatë shembet – pa u ngritur një rend tjetër, edhe në shoqërinë tonë kishte individë të dhunshëm, të gatshëm të hidheshin në aktivitete korruptive dhe kriminale. Për më tepër që individë të tillë, madje edhe të trajnuar për të vrarë, gjendeshin me shumicë në armatën e frikshme të ish-Sigurimit të Shtetit. Në të vërtetë ky kontigjent individësh që ishte një miks ish-sigurimsash dhe ish-funksionarësh të lartë të Partisë dhe shtetit komunist, iu bashkua edhe pjesa e gangsterëve të zakonshëm, që rëndomë gjenden në çdo shoqëri. Kështu, bazat e një shoqërie të kriminalizuar ishin hedhur me sukses. Sot, 30 vite më vonë – krimi, korrupsioni dhe mafia ka kapur edhe Shtetin Shqiptar.

Fitorja e Edi Ramës në Zgjedhjet e Vitit 2013 ishte fillimi i shuarjes së çdo dallimi që ndanë krimin me politikën. Përndryshe, ajo që deri atëherë nuk ishte e mundur – nën drejtimin e Edi Ramës u bë e mundur – sa krimi i organizuar zgjodhi përfaqësuesit e vet në Parlamentin e Shqipërisë. Mark Frroku, Tom Doshi dhe Elvis Roshi me shokë ishin (dhe janë) fuqia e politike e Ramës – krahu prej nga buron siguria e tij.

Lexo edhe:

No Content Available

Edi Rama ndërtoi me vetëdije të plotë një shtet të kapur fund e krye, që legalizoi hashashin dhe trafikun e drogës, por kriminalizoi pamundësinë për të paguar faturat e energjisë elektrike, një shtet ku Buxheti i Shtetit ishte objektivi i çdo krimineli që punonte (dhe punon) në zyrat e shtetit. Ministra, zv. ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe oficerë policie ishin (dhe janë) të përfshirë direkt me krime të qarta dhe korrupsion frenetik. Nuk mund të ketë intepretim dhe emërtim tjetër për shtetin e Edi Ramës përveçse Shtet i Mafias.

Në vitet e pushtetit të Edi Ramës kriminalizimi i shoqërisë ka njohur kulme të paimagjinueshme. Rreth 40 % e rinisë shqiptare të aftë për punë kanë shkelur të paktën disa herë ligjin, ndërsa 25 % e tyre janë të përfshirë drejtëpërsëdrejti ose në kultivim, ose në trafikim të hashashit. Burgjet e vendeve të Bashkimit Europian, kryesisht Greqi, Itali, Gjermani, Francë, Hollandë, Spanjë, Belgjikë por edhe Britani e Madhe janë të tejmbushura me të rinjë shqiptarë, dillera droge dhe vrasës. Zor se mund të gjendet një vend tjetër – në Europë jo se jo – por edhe nga vendet e tjera – që të ketë kaq pak popullsi, dhe kaq shumë kriminelë. Rrjedhimisht, pasojat e kriminalizimit të shoqërisë do t’i vuajnë brezat e ardhshëm, ndoshta edhe ata të viteve 2040-2060.

***

Më kujtohet shprehja e Ambasadorit Donald Lu me Peshkun e Madh. Ironikisht, arrestimi i zv.ministres Rovena Voda, në fabulën e saj ka edhe një arkë me peshk dhuratë, 1000 euro dhe një telefon Samsung. Në fakt mua më vjen keq për znj. Voda – unë jam i bindur që ajo është njeriu më i pafajshëm në të gjithë Ministrinë e Brendshme – por akoma më keq më vjen për të ardhmen e shoqërisë tonë, kur kujtoj se vet Edi Rama – dora vet – ka dhënë mbi 3 miliardë euro para publike në konçensione dhe prokurime të drejtëpërdrejta. Vetëm çështja Francesco Becchetti mjafton që Edi Rama të merret në hetim penal, për akte të qëllimshme kundër interesave të vendit, që konsistojnë në shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së mediave, me pasoja të rënda. Humbja e Shqipërisë përballë Francesco Becchetti-t në New York, me detyrimin për të paguar rreth 110 milion euro, përveç interesave ka vetëm një përgjegjës – Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Fusnotë: Arrestime të tjera priten në ditët dhe muajt që do të vijnë. Me shumë gjasa, ky do të jetë maksimumi i goditjes, domethënë, ky nivel i administratës. Kjo do të shfrytëzohet në maksimum për t’u paraqitur si luftë e madhe kundër krimit dhe korrupsionit, kur në fakt është vetëm një fiasko e madhe. Çështje të tjera janë ato që bëjnë diferencën – zakonisht çështje ku secila kalon shumën prej 100 milion euro – ku në të gjitha ndjehet dora prej mjeshtri e Kryeministrit Edi Rama. Meqë ra fjala, Edi Rama është krejtësisht brenda një çështje që shkon rreth 2 miliard euro, për të cilën do të shkruaj në ditët në vijim.

Etiketa: spak mafie rama boldnews hsot domain erl kodra

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Zbulimi i varreve masive në Përmet/ VOA: U gjetën në një ish-repart të Ministrisë së Brendshme, janë të viktimave të komunizmit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Mbyllet numërimi votave brenda dhe jashtë vendit në Qarkun Kukës, ja kush shkon në Parlament

10:25 : 18/05/2025

Rio Ferdinand: Më i miri në botë luan te Barcelona, është absolut

10:13 : 18/05/2025

Iu sekuestrua telefoni, policia: Elvis Rroshit iu gjetën fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish

10:06 : 18/05/2025

FOTOLAJM/ Ceremonia e inagurimit, Papa Leoni XIV mbërrin në Vatikan

09:57 : 18/05/2025

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes: Putin nuk dëshiron paqe, por rindërtimin e Perandorisë Ruse

09:43 : 18/05/2025

‘Përplasje’ mes socialisteve, Xhaçka i ‘rrëmben’ Gjylametit mandatin për dy vota

09:40 : 18/05/2025

Nga shikimi tek zema, ja përfitimet e trupit nëse konsumoni karrotë

09:32 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com