Kreu i CDU, Armin Laschet, përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.
“Urrejtja dhe nacionalizmi etnik u sollën vuajtje të patreguara njerëzve të Srebrenicës më 11 korrik 1995.
Viktimat e gjenocidit në mes të Evropës ishin myslimanë.
Faleminderit grupit të të rinjve të Kongregatës Boshnjake për mbajtjen gjallë të kujtimit”, shkruan Laschet në rrjetet sociale.