• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqiptaria është marrë peng nga ‘profetë’ që u shërbejnë kriminelëve!

16:23 : 09/07/2021
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Kim Mehmeti

Pas tetë viteve drejtim të vendit, Kryeministri pohoi atë që me vite flitet e thuhet nëpër kafenetë e Shqipërisë: se ka pjesëtarë të policisë, të cilët i paguan populli, por u shërbejnë të fortëve dhe kriminelëve.

E tha këtë duke u shtirë se vonë e ka kuptuar sa kanë degraduar institucionet e shtetit dhe, duke dashur të kumtojë atë që don ta dëgjojë populli, atë që e shton dendësinë e mjegullës që e mbulon mallkimin që ka pllakosur vendin.

Ndërkohë, Kryeministri i Shqipërisë, e heshtë atë që e dinë, por nuk guxon ta thotë: se institucionet e shtetit degradojnë aty ku pushtetarët janë shërbëtorë të krimit dhe të nëntokës politike. Pra aty ku pushtetarët i ngjajnë qenit të tërbuar, mbi trupin e të cilit bëjnë aheng pleshtat e morrat, por ai nuk ka kohë të kruhet e të lehë, sepse merret me copën e mishit që ka në gojë – me zhvatjen e Shqipërisë!

Pra Piktori foli për policinë duke përdorë dhuntinë që ka: oratorinë e cila, te naivët, ia mbulon atë që bën dhe e shpërfaq të atillë siç nuk është. Foli pra jo si kryefajtor për zhbërjen e shtetit, por si të ishte përfaqësues i ndonjë organizate joqeveritare, apo ashtu siç flasin diplomatët e huaj, ashtu siç mund të flet vetëm një burrështetas që beson se ata që e dëgjojnë, as e kuptojnë çka u thotë dhe as dinë gjë.

Lexo edhe:

Lidhjet me Subashin, si e fitoi Xoxa tenderin 24 mijë e 650 € në bashkinë e Fierit/ Punonjëset e tradhtuan

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

Po atë dhunti ai e përdorë për ta mbuluar edhe vëllazërinë me Vuçiqin dhe armiqësimin me gjithë shqiptarët që e kritikojnë atë. Për ta mbuluar të vërtetën se, si askush tjetër në këtë Ballkan, ai është bërë krua nga i cili i lajnë duart e përgjakura të gjithë ‘vuçiqët’ e Serbisë, të dalë nga kapota e Millosheviqit, e që sot i janë përkushtuar ‘mini Shengenit’. ‘Mini Shengenit’ që burrështetasve serb ua mbulon të shkuarën luftëndjellëse, e disa burrështetasve shqiptarë të sotmen ‘hajdutokrate’.

Dhe ku ta dish, mbase e tëra ka të bëjë me atë se edhe shumica e votuesve të sotëm, njësoj si komunistët e djeshëm që shtireshin se nuk i shohin krimet e xhaxhit Enver, bëhen se nuk e shohin se e ardhmja e shqiptarisë është marr peng nga pushtetarët që shtiren se janë profetë, por që u shërbejnë kriminelëve, nga burrështetasit, që lavdinë e vet e ndërtojnë mbi mjerimin e vendit dhe popullit të vet.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lidhjet me Subashin, si e fitoi Xoxa tenderin 24 mijë e 650 € në bashkinë e Fierit/ Punonjëset e tradhtuan

10:16 : 29/07/2025
AKTUALITET

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025
AKTUALITET

Itali/ I përfshirë në trafikun e drogës, shqiptari kapet duke bërë “turistin” e kokainës në qendrën tregtare

10:04 : 29/07/2025
AKTUALITET

Tentoi të vidhte një makinë, por u kap “mat” nga pronari, arrestohet 48-vjeçari në Lushnje

10:02 : 29/07/2025
BOTA

Paralajmërimi i Trump, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

09:48 : 29/07/2025
AKTUALITET

E qëlloi mbi 50 herë me thikë buke, vrasësi i 52-vjeçares: E doja, nuk më bënte përshtypje mosha

09:46 : 29/07/2025
Para

Zjarr në një fabrikë, 52 viktima

TË GJITHA

Lidhjet me Subashin, si e fitoi Xoxa tenderin 24 mijë e 650 € në bashkinë e Fierit/ Punonjëset e tradhtuan

10:16 : 29/07/2025

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025

Itali/ I përfshirë në trafikun e drogës, shqiptari kapet duke bërë “turistin” e kokainës në qendrën tregtare

10:04 : 29/07/2025

Tentoi të vidhte një makinë, por u kap “mat” nga pronari, arrestohet 48-vjeçari në Lushnje

10:02 : 29/07/2025

Paralajmërimi i Trump, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

09:48 : 29/07/2025

E qëlloi mbi 50 herë me thikë buke, vrasësi i 52-vjeçares: E doja, nuk më bënte përshtypje mosha

09:46 : 29/07/2025

Dy lushnjarë “pronarë” të Sarandës/ Xhindoli dhe Paqsor Buzi rrëmbejnë 60 ha në Heremec për fotovoltaik

09:28 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com