• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmimet e naftës rriten me 3 lekë për litër, hera e katërt pas hapjes së ekonomisë e dyta për 10 ditë

22:33 : 09/07/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Çmimet e karburanteve u rriten së fundmi për të katërtën herë radhazi që nga lehtësimi i pandemisë.

Në pikat e tregtimit të operatorëve kryesorë në vend, nafta dhe benzina po shiten me 3 lekë më shtrenjtë.

“Kastrati”, operatori më i madh i tregtimit të karburanteve me shumicë e pakicë, e tregton një litër naftë me 169 lekë për litër sot, nga 166 lekë pak ditë më parë.  Kjo ishte rritja e dytë brenda 10 ditëve.

Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar në pesë muaj, me 21 lekë për litër mbi 14%

Shtrenjtimi i parë u shënua në shkurt 2021, me 6-8 lekë për litër, i dyti në maj me 5 lekë për litër, dhe po me kaq edhe në fund të qershorit dhe në tre lekë ditët e fundit..

Lexo edhe:

No Content Available

Me fillimin e pandemisë në mars të vitit të kaluar, çmimet e naftës në vend ranë me shpejtësi, nga mbi 180 lekë, që ishin në shkurt, zbritën poshtë 150 lekëve (midis 144-148 lekë) deri në janar 2021, duke reflektuar ecurinë e çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Operatorët e tregut pohojnë se tendenca e fundit rritëse lidhet me shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Në bursa, çmimi i naftës ka arritur në 75.8 dollarë për fuçi, nga 27 dollarë që zbriti në prill 2020, në kulmin e pandemisë, duke iu afruar nivelit më të lartë, që nga tetori i vitit 2018, si rrjedhojë e kërkesës së fortë globale dhe kufizimeve të prodhimit nga ana e OPEC. (shiko grafikun: Treguesi referencë i naftës Europiane, Brent gjatë tre viteve të fundit)

Gjallërohet konsumi

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se konsumi i karburanteve është gjallëruar në muajt e parë të këtij viti, pas rënies së fortë vitin e kaluar për shkak të kufizimeve të udhëtimeve gjatë karantinës. Në mars 2021, Indekset e volumit, Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare iu afruan nivelit të para pandemisë (shiko grafikun:  Indekset e volumit, Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara, 2015=100).

Kompanitë importuese ndërkohë kanë krijuar rezerva muajt e fundit, duke importuar karburante me çmime të ulëta. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në janar-prill 2021, importet e karburanteve arritën në një nivel rekord të pas viteve ’90, prej 175 mijë ton (Importet e karburanteve janar-mars. Operatorët e tregut pohuan se kjo rritje e fortë nuk ishte e lidhur me kërkesën. /Monitor.al

Etiketa: nafta boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

A do të jetë Berisha në Parlamentin e ri? Ja çfarë thotë ish-ministri i PD

TË GJITHA

Tërmet 4.9 ballë në Balikesir, u ndje edhe në Stamboll

14:46 : 03/11/2025

Të ardhura nga krimi, sekuestrohen 25 pasuri me vlerë 2 mln € në Vlorë

14:42 : 03/11/2025

U mor e pandehur nga SPAK, PD kërkesë për interpelancë urgjente me Belinda Ballukun

14:30 : 03/11/2025

Akomodim e masazhe indiane/ Dalin faturat që Mediu ka paguar për fushatën e 11 majit

14:14 : 03/11/2025

Policia rrethon vilat pa leje të ish-deputetit të PS në Farkë, Koçiu dhe Proda pjesë e Show-ut

14:09 : 03/11/2025

Lidhje me krimin dhe blerje votash, dënohet me 3 vite burg ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

13:58 : 03/11/2025

Clark/ShBA, në mbrojtje të Thaçit dhe bashkë-çlirimtarëve të Kosovës!

13:46 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com