• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U zgjodh drejtuese e AMA-s, PD apel SPAK: Nxirrni nga sirtarët dosjen për Armela Krasniqin

12:07 : 08/07/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike i bën apel publik Prokurorisë së Posaçme të mos zvarrisë hetimet ndaj Armela Krasniqit.

Në një deklaratë nga selia blu, deputetja e zgjedhur Albana Vokshi sjell në vëmendje zgjedhjen e Krasniqit në krye të AMA-s nga parlamenti i kontrolluar nga kryeministri Edi Rama, pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga Bashkimi Evropian, OSBE, Britania e Madhe dhe një sërë organizatash dhe ekspertësh vendës dhe ndërkombëtarë.

Vokshi shprehet se në detyrën e drejtueses së ATA-s, ajo ka e shndërroi këtë institucion publik në një shtojcë të propagandës së qeverisë dhe PS dhe zbulon se për këtë PD ka bërë kallëzim në SPAK.

Ish-drejtuesja e komisionit parlamentar të medias shprehet se vendosja e Krasniqit, të cilën e cilëson një militante të Ramës, përbën rrezik për lirinë e medias.

Lexo edhe:

Ukraina i bën thirrje Kinës të ushtrojë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Filmi që tronditi Venecian, Jude Law portretizon “Magjistarin e Kremlinit”

“Parlamenti ilegjitim i vuri dje vulën e regjimit antidemokratik me emërimin skandaloz të zëdhënëses së Edi Ramës në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive. Një militante në drejtimin e Autoritetit që ka në dorë licensat dhe gjobat ndaj televizioneve, përbën një kërcënim serioz për lirinë dhe pavarësinë e medias. Në detyrën e drejtueses së Agjencisë Telegrafike Shqiptare, militantja e Edi Ramës e shndërroi këtë institucion publik, që mbahet me taksat e shqiptarëve, në një shtojcë të propagandës së qeverisë dhe Partisë Socialiste. Për këtë arsye, gjatë fushatës zgjedhore, Partia Demokratike ka bërë kallzim penal në SPAK për ‘shpërdorim të detyrës’ dhe ‘Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike e zgjedhore’. Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të mos heshtë për këtë rast. Të nxjerrë dosjen nga sirtari, ku qëndron prej gati 4 muajsh, dhe ta hetojë militanten e Edi Ramës! Ky do të jetë një kontribut real jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për lirinë e medias, duke e çliruar Autoritetin e Medias Audiovizive nga militantët e paaftë dhe kamikazë të kryeministrit”, tha Vokshi.

“Pas masakrës elektorale të 25 prillit perdja e fallsitetit të Edi Ramës me shqiptarët, me opozitën dhe me partnerët europianë ka rënë.  Për asnjë moment, Partia Demokratike nuk ka patur as iluzionin më të vogël se Edi Rama mund të tërhiqej nga rruga e tij antidemokratike për mbajtjen dhe kontrollin e çdo pushteti me çdo mjet! Me epilogun e turpshëm dhe arrogant, në injorim të plotë të kërkesës së Bashkimit Europian dhe OSBE-së për shtyrjen e procedurës për parlamentin e ri, Edi Rama dëshmoi se prioriteti i tij kryesor nuk është integrimi europian, por pushteti personal. Kryeministri i Shqipërisë u provua sërish si armiku më i madh i fjalës së lirë dhe i medias së pavarur.  Siç paralajmëroi edhe organizata më e madhe e gazetarëve ’Reporterët pa kufij’, gjendja e lirisë së medias në Shqipëri do të vazhdojë të përkeqësohet dhe, bashkë me të, do të dobësohen mundësitë për ecjen shpejt përpara me integrimin europian. Injorimi,  shpërfillja dhe turpërimi publik që Edi Rama i bëri dje Bashkimit Europian, OSBE-së dhe disa qeverive mike, shkon në drejtim të kundërt me interesin e shqiptarëve! Qeveria e di mirë se pa përmbushjen e standardeve demokratike, nisja e bisedimeve për anëtarësim mbetet thjesht një akt formal. Që kjo të mos ndodhë dhe shqiptarët të mos penalizohen për shkak të një regjimi që pushtetin e ka të bazuar tek aleanca me krimin dhe vjedhja e votës, Partia Demokratike do të qëndrojë në krah të gazetarëve për lirinë e medias dhe në krah të çdo qytetari për të drejtat e tyre. Bashkë me shqiptarët, e rrëzuam diktaturën 30 vjet më parë dhe nuk kemi për të lejuar një narkokryeministër si Edi Rama, që të na marrë liritë e fituara!  Beteja jonë për fjalën e lirë është betejë për demokraci dhe për Shqipërinë si Europa”, shtoi ajo.

Lajme të lidhura

BOTA

Ukraina i bën thirrje Kinës të ushtrojë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës

10:01 : 02/09/2025
BOTA

Filmi që tronditi Venecian, Jude Law portretizon “Magjistarin e Kremlinit”

09:57 : 02/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Alimehmeti: U krijuan pakënaqësi nga primaret në PD dhe përfaqësimet që u dhamë aleatëve

09:45 : 02/09/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtare

09:33 : 02/09/2025
AKTUALITET

Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në dy zona problematike, nevojitet ndërhyrje

09:20 : 02/09/2025
BOTA

Antenat misterioze të Rusisë që kërcënojnë fluturimet në Europë dhe Lindjen e Mesme

09:10 : 02/09/2025
Para

Hetimet/ Si Fatos Tushe lejoi ndërtimit pa leje të biznesmenit me një telefonatë

TË GJITHA

Ukraina i bën thirrje Kinës të ushtrojë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës

10:01 : 02/09/2025

Filmi që tronditi Venecian, Jude Law portretizon “Magjistarin e Kremlinit”

09:57 : 02/09/2025

Zgjedhjet/ Alimehmeti: U krijuan pakënaqësi nga primaret në PD dhe përfaqësimet që u dhamë aleatëve

09:45 : 02/09/2025

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtare

09:33 : 02/09/2025

Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në dy zona problematike, nevojitet ndërhyrje

09:20 : 02/09/2025

Antenat misterioze të Rusisë që kërcënojnë fluturimet në Europë dhe Lindjen e Mesme

09:10 : 02/09/2025

Dodik dhe Vuçiç përsëri kërkojnë “shpëtim” në Moskë

09:00 : 02/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com