Futbollisti 30-vjeçar ka mbërritur dje në Turqi dhe pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore, ka firmosur kontratën që do e mbajë të lidhur për tre vite me klubin turk.
Ky afrim, është pritur me entuziazëm nga tifozët. Vlen të përmendet, se karriera e Marios, ka pasur një rënie të ndjeshme. Ai fillimisht konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit italian, duke u transferuar nga Interi te Manchester City.
Më pas ai u transferua te Liverpool dhe Milan, për të kaluar disa vite në Francë, me Nicën dhe Marsejën. Dy vite më parë, Mario mbrojti ngjyrat e Breshias, ndërsa vitin e kaluar, luajti për Monzan, ekipin me president Silvio Berlusconi që militon në Serie B.