Goran Siljanovski është futbollisti më i ri I Dinamos. Mbrojtësi që sezonin e shkuar e mbylli me shiritin e kapitenit në krah te Rabotnicki në Maqedoninë e Veriut, është lojtari më I ri i Bluve. 31 vjeçari luan në fashën e djathtë të fushës, teksa aktivizohet edhe në mesfushë. Në Shqipëri në 2017-18, Siljanovski ka luajtur një sezon me Flamurtarin.
Njoftimi:
Goran Siljanovski, një tjetër firmë për Dinamon.Mbrojtësi i djathtë nga Maqedonia e Veriut është afrimi i rradhës për blutë e kryeqytetit. Eksperienca e tij dhe njohja me kampionatin shqiptar do ta ndihmojë futbollistin të ambjentohet shpejt dhe të japë kontributin e pritur për skuadrën në arritjen e objektivave!