Gazetari Basir Çollaku ka komentuar operacionin e SPAK në Lushnje ku është arrestuar, kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, dhe 10 persona të tjerë.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, ai është shprehur se në lidhje me rastin në fjalë për tenderat janë bërë edhe më parë denoncime për Tushen.
Më tej shton se SPAK duhet të ketë në fokus çdo zyrtarë të lartë dhe sipas tij këto të fundit duhet të ndëshkohen për çdo qindarkë të vjedhur.
“Nuk është rrufe në qiell, ajo çfarë është më e madhe se vet ngjarja është propaganda rreth saj. Hetimet kanë nisur që prej dy vitesh, mbase edhe më tepër, është një dosje në sirtar, mbase edhe për detaje dhe prova të pambledhura ende, ose ndoshta edhe për mbrojtje e bërë nga pushteti aktual që dorëzoi sot, ndaj Kryebashkiakut të Lushnjes. Unë para tre muajsh kam bërë një intervistë me sipërmarrës që e kanë denoncuar Tushen, pikërisht për një tender dhe pjesëmarrjen e individëve me rekorde kriminale, pjestarë të organizatave, kriminale, me emër në botën e krimit dhe sigurisht reagimi qeveritar apo institucionar nuk ka qenë prezent.
Ajo çfarë vë re në këtë ngjarje ka të bëjë me një element shumë të thjeshtë nëse dalim nga unaza e Tiranës, ne nuk kemi luftuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Nuk kemi luftuar krimin ekonomik, miliona eurosh, dhe qindra milionësh. Sigurisht do të jenë në fokus të SPAK edhe çdo lloj zyrtari, prokuror, pjestarë të parlamentit, gjyqtarë, ministra, ish-ministra të çdo lloj qeverisja. Kjo nuk është për të vendosur një renditje, në këtë tender edhe një qindarkë e vjedhur është vepër penale, është përgjegjës dhe duhet të përballet me drejtësinë zyrtari publik që e ka bërë këtë gjë.”
Ndër të tjera ai dyshon në seriozitetin e hetimeve, pasi sipas tij në operacione janë të përfshirë oficerë policie që nuk janë të pavarur.
“BKH nuk është funksionale e kjo është bërë nga oficerët e policisë që punojnë për SPAK. Pra është një strukturë që e ka një kokë apo një këmbë matanë te qeveria. Kjo është një tregues që edhe për këto tendera, ankesa, qeveria e ka pasur informacionin e detajuar se kush është vepra penale që ka kryer Tushe dhe zyrtarët e tij. Përse e kalon ta ekzekutojë në këto ditë, nga një presion I shtuar diplomatik, e ka përdorur më herët në zgjedhje, ka pasur frikë grupet që e mbështesin.
Edhe në dosjet e tjera duke përfshirë edhe të ditës së sotme, është një presion diplomatik, një presion i partnerëve, ata janë të përfshirë në këto operacione dhe në aksione. Ajo që ka ndodhur në ngjarjet e dy ditëve, kam një lloj dyshimi sikur është edhe pak përdorje, për faktin se operacioni i ditës së djeshme që është shumë më I thellë nga ajo që ka dalë. Rama është mjeshtër i piarit për të menaxhuar axhendën mediatike. Pra qëllimi është të shmangen vëmendjen nga ngjarjet të cilat sapo kanë filluar, kanë personazhe që duhet të ishin prapa hekurave. Ç’po bëhet me ata njerëz të cilët duhet të ishin të arrestuar, por janë ende në zyra. Këto janë element për të dëmtuar hetimin.
Unë dua të shoh se ç’bën SPAK me Bashkinë e Tiranës, kemi 4-5 vendime të Gjykatës Kushtetuese që provojnë shkeljen ekstreme të ligjit.”
Sipas tij, operacione të ngjashme me atë të Lushnjes së ditës së sotme, duhet të bëhen edhe në qytete të tjera, si në Fier, Elbasan, Vlorë, pasi sipas tij në këto qytete qarkullojnë paratë e paligjshme.
“Operacione të tilla si ë Lushnje, duhet të kishin ndodhur në shumë qytete, por ajo çfarë nuk e bën bindëse, është se institucionet duhet të këmbëngulin, sepse veprat më të rënda, paratë e pista që qarkullojnë, janë në Durrës, janë në Elbasan, janë në Fier, në Vlorë, janë në qytete të mëdha ku qarkullojnë paratë e paligjshme. Në këto qytete nuk shoh zhvillime konkrete deh as pritshmëri të tilla. Nuk e shoh prokurorin e SPAK të shprehet për dosjen e Ndraghetës që është hapur që në janar. Ne kemi hyrë në fazën e kolonizimit të mafies. Paratë e paligjshme në vendin tonë investohen. Kjo përpjekje për ngjarjen e sotme, megjithëse duhet të hetohet me detaje dhe secili zyrtar i cilido partie qoftë, të marrë dënimin që i takon. Këtu kemi tre Ministri fajtore, pse duhet ta shmangim këtë. Është Ministria e Brendshme, Ministria e Financave.”
Sa i përket deklaratës së Kreyministrit Edi Rama, pas arrestimit të Fatos Tushes, Çollaku shprehet se kreu i qeverisë është duke shitur dikë për të mbrojtur dikë tjetër.
“Kryeministri është duke shitur dikë për të mbrojtur dikë tjetër. Ne e dimë qëndrimin e Kryeministrit për Saimir Tahirit që e mbrojti në ekstrem, e dimë dhe për rastin e vëllait të Fatmir Xhafajt. E dimë për rastin e Fushë-Krujës, kishte parë videot e komisariatit dhe e dinte se nuk ishte Balla atje. Pra nuk e ka lënë Prokurorinë, institucionet të jenë të pavarura, ka ndikuar tek ata. Dhe për këtë Kryeministri duhet të ndiqej penalisht. Nëse do vijmë te shoqëruesit e Ministrit, se njoftimi zyrtar se janë të arrestuar është një gënjeshtër publike zyrtare, është e turpshme kjo. Nëse do shkosh te Ministri Tahiri, duhet të shkosh te Kryeministri Rama, ky është algoritmi që nuk e zgjidhin dot prokurorët.”