Një ngjarje e frikshme është raportuar në Teksas, SHBA. Mësohet se pas një sherri mes disa personave në lavazh makinash, një burrë qëlloi me armë 8 persona. Sipas mediave të huaja, pas debatit, një nga burrat u largua nga vendi i ngjarjes dhe u rikthye sërish, por këtë herë me armë. Ai nisi të qëllojë në drejtim të grupit të njerëzve, njofton policia.
Mes të plagosurve, sipas policisë, është dhe një vajzë e re, e cila ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetët. Asnjë person nuk është arrestuar deri më tani, ndërsa kërkimet ende po vijojnë.