• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga inceneratorët, tek Teatri e tenderat sekretë, “fitilat e lagur” të SPAK-ut

16:35 : 05/07/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, Arben Kraja, u tregua optimist, kur deklaroi se struktura që ai drejton ka si prioritet evidentimin e shkeljeve me fondet publike nga politikanë dhe zyrtarë të lartë, megjithëse rezultatet e deritanishme të trupës së prokurorëve specialë në këtë drejtim janë thuajse inekzistente.

Në takimin “Sfida dhe lufta ndaj korrupsionit”, zhvilluar paraditen e së Hënës (05.07.2021), Kraja u shpreh se “kërkohet produkt më shumë në evidentimin e shkeljeve të fondeve publike. Bëhet fjalë për politikanë. Kjo është një përparësi e jona, e cila po vlerësohet çdo ditë dhe shpejt do të kemi rezultate konkrete që do i bëjmë publike”.

Këto deklarata erdhën pas euforisë që ka përfshirë SPAK-un, sidomos pas operacionit “Shpirti”, në të cilin u prezantuan rezultatet e një hetimit të përbashkët italo-shqiptar në luftën kundër narkotikëve.

Ky operacion, megjithëse masiv, nuk duket se krijon hapësirë për entuziazëm të madh. Hetimi ka nisur në vitin 2017 dhe disa rezultate të tij konkrete janë dhënë në vitin 2018, kohë kur SPAK ende nuk ishte krijuar.

Lexo edhe:

KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Do të numërohen edhe zarfet e ardhura nga Greqia

VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori

Po ashtu, pjesa më e madhe e personave të përfshirë në operacionin ‘Shpirti”, gjenden prej kohësh të arrestuar, madje edhe të dënuar për episode të këtij hetimi.

Megjithatë, duket se edhe drejtuesi i SPAK e ka të qartë që pritshmëria ndaj tij dhe kolegëve të tij janë hetimet dhe vendosja para përgjegjësisë penale e zyrtarëve, të përfshirë në afera të pastra korruptive, me vlera miliona euro.

Në këtë drejtim, SPAK ka bërë aspak, ndërkohë që funksionon prej më shumë se një viti e gjysëm dhe me materiale thuajse të gatshme nga kallëzime penale, referime apo raportime mediatike.

Inceneratorët
Prej më shumë se një viti, pranë prokurorisë SPAK janë dorëzuar disa kallëzime në seri, për atë që konsiderohet “afera e inceneratorëve”.

Të kallëzuarit kryesorë në këtë çështje janë kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri Arben Ahmetaj, deputetët Lefter Koka e Alqi Bllako, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi dhe një dyzinë zyrtarësh të tjerë më të ulët.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nga SPAK-u nuk ka asnjë sinjal për hetimin e këtij rasti.

Teatri
Gjykata Kushtetuese shpalli së fundmi vendimin që shfuqizoi të gjithë paketën ligjore, e cila u konkludua me rrëzimin e dhunshëm të godinës së Teatrit Kombëtar dhe që i hapi rrugën një projekti të dyshuar korruptiv kullash private.

Por, para se të arrihej në këtë vendim të Kushtetueses, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar disa kallëzime radhazi në Prokurorinë Speciale, SPAK, duke filluar prej vitit 2020.

Deri më tani, nuk rezulton, të paktën publikisht, të jetë lëvizur gishti nga prokurorët specialë për të konstatuar abuzimin me pushtetin nga drejtuesit më të lartë qeveritarë e të bashkisë së Tiranës, në atë që konsiderohet me të drejtë “afera e Teatrit”.

Tenderat sekretë
Prokurorët e SPAK hoqën dorë, një e nga një, nga hetimet për “tenderat sekretë” të pandemisë Covid-19, të shoqëruar me dyshime të forta për abuzim, klientelizëm e korrupsion.

SPAK-u shpalli kompetencën për pjesën më të madhe të këtyre kallëzimeve, duke “amnistuar” në këtë mënyrë zyrtarët e lartë dhe rastet ia përcolli prokurorisë së Tiranës, për të vijuar hetime mbi persona të nivelit të ulët të administratës.

Porto Romano
Prokurorët e SPAK po vijojnë prej një viti e gjysëm të mbajnë në duar hetimin mbi tenderin 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të Porto Romanos në Durrës, megjithëse një raportim i “Boldnews.al” nga mori spunton nisja e procedimit penal, ishte i plotë dhe i dokumentuar me të dhëna zyrtare.

Kullat
Në janar 2021, SPAK u detyrua të niste një hetim penal për kullat në Tiranë, pas presionit publik, i cili u njoh nga përgjimet e anti-mafias italiane se Ndrangheta kishte shtrirë tentakulat e saj në lejet e ndërtimit në kryeqytetin shqiptar.

Ai hetim, ashtu siç nisi-pra me sforco-ashtu edhe po trajtohet. Për më shumë se 6 muaj, pragun e SPAK-ut nuk e ka kaluar asnjë zyrtar i përfshirë në lejet e ndërtimit të kullave shumë katëshe në Tiranë.

Deri më tani, sukseset e SPAK-ut, nëse mund të quhen të tilla, janë arrestimi i prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, për korrupsion, por që nuk i janë gjetur para; arrestimi i prokurorit të Kukësit, Edmond Karriqi, për korrupsion 2 mijë euro, si edhe arrestimi i gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, të cilës nuk iu gjetën para.

Megjithëse këto raste hetimore mund të konsiderohen pozitive për SPAK, gjithësesi shuma e korrupsionit në to është tejet minimale, krahasuar me aferat që prokurorët specialë i kanë në duar dhe, të paktën deri më tani, nuk kanë treguar aspak vullnet për t’i hapur.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Do të numërohen edhe zarfet e ardhura nga Greqia

14:53 : 13/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori

14:31 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tirana “paralizohet” sërish, shkak samiti i Europës/ Rrugët që do bllokohen të enjte dhe të premte

14:19 : 13/05/2025
AKTUALITET

“Statuti do të respektohet”/ A do japë dorëheqje? Ja si përgjigjet Berisha

14:14 : 13/05/2025
Lajmet e Dites

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

14:10 : 13/05/2025
AKTUALITET

Berisha nuk njeh zgjedhjet, lajmëron protestë në të njëjtën kohë me Samitin e BE në Tiranë

14:01 : 13/05/2025
Para

Meta në Hungari takohet me Ader: Mirënjohje për mbështetjen e integrimit europian të Shqipërisë

TË GJITHA

KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Do të numërohen edhe zarfet e ardhura nga Greqia

14:53 : 13/05/2025

VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori

14:31 : 13/05/2025

Tirana “paralizohet” sërish, shkak samiti i Europës/ Rrugët që do bllokohen të enjte dhe të premte

14:19 : 13/05/2025

“Statuti do të respektohet”/ A do japë dorëheqje? Ja si përgjigjet Berisha

14:14 : 13/05/2025

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

14:10 : 13/05/2025

Berisha nuk njeh zgjedhjet, lajmëron protestë në të njëjtën kohë me Samitin e BE në Tiranë

14:01 : 13/05/2025

Numërimi drejt fundit, si ndahen votat dhe mandatet për secilin Qark

13:44 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com