• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Teze çfarë dhurate do, i kam mbledhur lekët”, flet motra e Silvanës që u shua në aksidentin tragjik

21:00 : 30/06/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Të tjera rrëfime tronditëse vijnë nga familjarët e familjes Gushi, që u shua tragjikisht nga aksidenti në aksin Fier-Vlorë, teksa po vinin nga Greqia për të bërë pushimet në Shqipëri.

E motra e Silvana Gushit, Suela, rrëfeu mes lotësh në News24, raportin që kishte me motrën, dhëndrin dhe dy mbesat e saj. Teksa zbuloi telefonatën e fundit me ta, rrugës për në Shqipëri, Suela tregoi edhe si e mori vesh lajmin tronditës në spital, ndërsa tha se me mbesat, sidomos me Anastasinë, ishte shumë e lidhur.

“Motra ime iku 18 vjeçe, unë kam qenë shumë e vogël. Kam qarë aq shumë, kur iku në Greqi. Mbeti shtatzënë, nuk na tha gjë, se ishte e vogël. Ditën që ka lindur vajzën, na ka marrë në telefon, do ta mbaj mend gjithmonë, dhe na tha që lindi.

Ajo vajza, Anastasia, kaq e bukur, nuk kishte fëmijë më të bukur se ajo. Nuk e di si e mori Zoti. Motra ime dhe unë ishim njësoj, rrobat bashkë i vishnim, më fliste, nuk kishte çupë më të mirë se ajo.

Vendin e asaj nuk e zë njeri. Jo se ishte motra ime, po më korrekte, më e pastër, më e dashur, më kursimtare. Nuk do të ketë më njeri si ajo, edhe 5 milionë njerëz të tjerë të njoh. Fola atë ditë, më tha që po vinte dhe të mos dilja nga shtëpia.

Lexo edhe:

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

Në 1 të natës bëmë bisedën e fundit. I thashë mamasë ik merr pulë, se po vijnë. Sa vajti mami, u shtriva te krevat dhe hapa telefonin. U futa dhe në faqe të parë lexova për aksident. Hap lajmin dhe shoh makinat, po nuk e dija çfarë makine kishte kunati. Mora mamin në telefon dhe e pyeta, ajo më tha të merrja babin.

E mora babin dhe e pyeta, më tha “Toyota”, aty u fika, më dogji diçka. I thashë mamit, më duket se kanë bërë aksident, ishin tre të vdekur, po ato ishin katër.

Mora taksi dhe shkova menjëherë te spital, po aty nuk më jepte njeri fare asgjë. Dola zbathur. Ata nuk kishin numër shqiptari, numri grek nuk kapte më. Nuk e kuptoj të vish deri në derë të shtëpisë, aq shumë na paskan dashur, sa vdiqen 7 minuta larg shtëpisë.

Ata vinin në Shqipëri, kunati nuk ikte te shtëpia e tij, po rrinte te ne, e kishim si djalë, ishim shumë të lidhur. Shkova te spitali, pashë policë, ata më thanë të merrja 129 të më tregonin. I mora në telefon, më thanë makinë “Toyota”, me targë greke.

Merr doktorë, shtrëngo, kërkova të shkoja te morgu, më tërhiqnin zvarrë dhe nuk më linin të shkoja. Më pyetën sa veta ishin në makinë, që të më tregonin.

Ju thashë që ishin katër veta, i përshkrova, dhe aty nuk mbaj mend më, mora mamin në telefon dhe i thashë që vdiq Vana me burrin e vajzat. Nuk mbaj mend më, u mblodh tërë Vlora, nuk më mbanin dot.

Çfarë të them më shumë, edhe lotët nuk më dalin më, aq shumë kaq qarë. Kisha bërë 5-6 valixhe për mbesën, o sa më donin.

“O teze, më tha e vogla, kam mbledhur lekët, çfarë dhurate të të bëj, çfarë ngjyre të pëlqen”. Kam aq shumë gjëra për të thënë, po vetëm në një libër do i lexoni, që do jetë me emrat e këtyre. Aq shumë duheshin dhe me njëri-tjetrin, motra nuk hante bukë pa burrin.

Aq shumë janë dashur, sa ikën të katërt bashkë. “O teze, pse nuk bëhesh mami jonë ti, se ti na mban me të mira”, më thoshte mua. Të shikosh katër arkivole në mes të shtëpisë, nuk e di”, tha ajo.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025
AKTUALITET

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:32 : 13/05/2025
AKTUALITET

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota

08:21 : 13/05/2025
AKTUALITET

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të moshës së tretë

08:11 : 13/05/2025
AKTUALITET

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

08:03 : 13/05/2025
Para

Vrasja e shqiptarit në Strasburg, flasin dëshmitarët

TË GJITHA

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:32 : 13/05/2025

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota

08:21 : 13/05/2025

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të moshës së tretë

08:11 : 13/05/2025

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

08:03 : 13/05/2025

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com