Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të vijojë të ndikohet nga masat ajrore të thata dhe të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare në mesditë përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug fiton shpejtësi deri në 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/34 | Diell |
| Kukës | 20/37 | Diell re |
| Lezhë | 19/33 | Diell re |
| Dibër | 18/35 | Diell re |
| Durrës | 23/34 | Diell |
| Tiranë | 24/36 | Diell |
| Elbasan | 23/36 | Diell |
| Berat | 17/38 | Diell |
| Vlorë | 13/36 | Diell |
| Korcë | 17/34 | Diell re |
| Gjirokastër | 16/39 | Diell |
| Sarandë | 21/35 | Diell |













