Ditën e djeshme një aksident i frikshëm por fatmirësisht pa të lënduar ndodhi në Vlorë. Një makinë tip “Golf” e cila ishte duke ecur me shpejtësi përfundoi në një dyqan lulesh në bulevardin “Ismail Qemali”.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihet edhe momenti kur drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe nga shpejtësia tejet e lartë përfundon brenda në dyqan. Sipas qytetarëve dy personat që ndodheshin brenda në makinë u larguan menjëherë pas aksidentit duke e lënë makinën aty.