• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akbin Kurti: Mund të ketë studime, por Ujmani është i Kosovës

18:30 : 30/06/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është detyrë e institucioneve që Liqenin e Ujmanit ta konsiderojnë si “liqe artificial të Kosovës”. “Qëndrimet tona në lidhje me Ujmanin janë të njëjta”, tha Kurti në një konferencë për media të mërkurën (30 qershor) pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Shtetet e Bashkuara u kanë dorëzuar javën e kaluar, Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit.

Ky studim shënon përmbushjen e një prej angazhimeve të Marrëveshjes së Uashingtonit, të arritur më 4 shtator 2020. Raporti propozon formimin e një komisioni apo komiteti për lumin Ibër, që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore. Ujmani është një liqen artificial, i ndërtuar në shtratin e lumit Ibër, në veri të Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se mund të prodhohen analiza e studime por është “detyrë e jona që ta konsiderojmë Liqenin e Ujmanit, ashtu siç është, liqe artificial i Kosovës”. “Atë (Liqenin) e kemi paguar edhe kryer shumë dekada më parë”, tha Kurti. Liqeni u ndërtua në vitin 1972, me një kredi prej 45 milionë dollarësh amerikanë, që ishte marrë nga Banka Botërore, marrëveshje kjo e ratifikuar atëherë nga Kuvendi i Krahinor i Kosovës dhe Kuvendi Federativ i Jugosllavisë.

Serbia insiston se ka trashëguar borxhin e ish Jugosllavisë, prandaj pretendon se ka të drejtë në pronësi. Kosova dhe Serbia, më 4 shtator 2020, kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Marrëveshja është nënshkruar mes ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ish-kryeministri Avdullah Hoti, lidhur më këtë çështje, javën e kaluar, ka shkruar në rrjetin social, Facebook, duke thënë se qeveria duhet të kujdeset për realizimin e projekteve që burojnë nga Marrëveshja e Uashingtonit.

Lexo edhe:

Presidentja e KE letër Albin Kurtit: Të mbahet sa më shpejt takimi i ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi

22-vjetori i çlirimit, Kurti: Këtë datë ta përkujtojmë çdo ditë, shumë gra e burra dhanë jetën

“Administrata e Presidentit Biden e ka konfirmuar se do të vazhdojë të realizojë këtë marrëveshje, sepse është në përputhje me interesat e përbashkëta të SHBA-së dhe Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Më 8 shtator 2018, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte vizituar Liqenin e Ujmanit, ose siç e quajnë serbët të Gazivodës, ku kishte thënë se “Ujmani është një liqe shumë me rëndësi si për serbët ashtu edhe për shqiptarët”. Kryeministri Kurti ka minimizuar pikat tjera të Marrëveshjes së Uashingtonit, duke thënë se “pika më e rëndësishme e saj është ajo e fundit, e cila tashmë është realizuar”.

Fjala është për njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit. Në kohën kur ishte arritur Marrëveshja e Uashingtonit, ish-presidenti amerikan, Donald Trump e pati quajtur si “historike”. Edhe administrata e presidentit Biden e ka mbështetur këtë marrëveshje.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në janar, pati folur me tone pozitive për angazhimin e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Jehona Lushaku-Sadriu, profesoreshë në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ka vlerësuar se në raport me dialogun me Serbinë, qasja e paqartë e Qeverisë së Kosovës është peng i deklaratave të mëhershme të kryeministrit Kurti. Sipas saj, Kurti më herët ka shprehur qëndrime mjaft kritike lidhur me dialogun me Serbinë, për marrëveshjet e arritura në këtë proces, por edhe për zotimet e 4 shtatorit në Uashington.

“Marrëveshjet, të cilat janë nënshkruar dhe kanë hyrë në fuqi, janë punë e përfunduar. Ashtu sikurse edhe Marrëveshja e Uashingtonit. Ne duhet të mendojmë se jemi shtet që merr obligime ndërkombëtare dhe pavarësisht se kush është kryeministri për momentin, shteti duhet të vazhdojë t’i zbatojë marrëveshjet, të cilat i ka nënshkruar vet dhe është zotuar se do t’i zbatojë”, -ka thënë Lushaku- Sadriu.

Etiketa: Kurti boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Presidentja e KE letër Albin Kurtit: Të mbahet sa më shpejt takimi i ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi

17:56 : 27/06/2021
AKTUALITET

22-vjetori i çlirimit, Kurti: Këtë datë ta përkujtojmë çdo ditë, shumë gra e burra dhanë jetën

20:42 : 12/06/2021
AKTUALITET

Kurti emëron dy zëvendësministra të rinj

16:49 : 27/05/2021
AKTUALITET

Nis vaksinimi në Kosovë, Albin Kurti merr dozën e parë

16:59 : 29/03/2021
AKTUALITET

Albin Kurti: 14 shkurti ishte referendum për Kosovën

00:13 : 15/02/2021
AKTUALITET

Zgjedhjet e parakohshme/ Reagon Albin Kurti: Kemi punë për të bërë, por ne jemi gati

23:07 : 22/12/2020
Para

Ernest Muçi shkëlqen në miqësore, shënon dhe i jep fitoren Legias

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com