• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VV: Mini-shengen, projekt antishqiptar. Rama po lejon ndikim serb dhe rus në Shqipëri

14:56 : 29/06/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

“Mini-Shengeni i Serbisë dhe Vidovdani i Grenellit janë antishqiptarë”, thuhet në një deklaratë të VV-së, e cila ka reaguar pas takimit të mbajtur online mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në deklaratën e VV thuhet se “Mini-Shengeni” ose më saktë “Zona e Novi Sadit” nuk mbështetet nga tre prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Kosovës.

“Në kuadër të kundërshtimit, për shkak të dëmeve të projektit të Mini-Shengenit sjellim në vëmendje katër pikat e deklaratës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri të datës 18 tetor 2019, të cilat janë aktuale edhe sot:

1. Interesat kombëtare kërkojnë që Shqipëria të përfshihet në iniciativa diplomatike rajonale me Kosovën dhe duke marrë parasysh qëndrimet e kësaj të fundit. Shqipëria dhe Kosova nuk janë të lidhuara vetëm historikisht, kulturalisht dhe emocionalisht me njëra tjetrën, por edhe ekonomikisht dhe në nivel diplomatik sa u takon marrëdhënieve ndërkombëtare me shtetet e tjera.

2. Tirana zyrtare gabon kur vepron në drejtim të normalizimit ndërkombëtar të Serbisë, para se Serbia të normalizojë vetveten. Duhet që Serbia të njohë të shkuarën e vet, të ballafaqohet me të dhe të nisë “demillosheviçizimin”. Ajo duhet të kërkojë falje për krimet, të dënojë kriminelët, të dëmshpërblejë viktimat dhe të njohë Kosovën. Këto janë kërkesa minimale që çdo pushtet që në Tiranë ka parasysh interesat kombëtare duhet t’i çojë përpara ndërkombëtarisht sa herë që mundet.

Lexo edhe:

Kush janë 5 zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë

Sherr për pronën/ Plagoset me thikë 29-vjeçari në Kamëz, shpallet në kërkim autori

3. Iniciativat e tilla, të tregtisë së lirë, nuk janë formale. Ato kanë pasoja ekonomike. Nuk duhet që në emër të shtetit të nënshkruhen marrëveshje, pa u bërë më parë një analizë e hollësishme e përfitimeve dhe e kostove, si dhe pa u konsultuar në mënyrë transparente me grupet e interesit, që në këtë rast janë prodhuesit vendas në Shqipëri e Kosovë.

4. Shqipëria dhe Kosova duhet të konkretizojnë e zbatojnë sa më parë marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive, duke krijuar një treg të përbashkët, ku prodhuesit e Shqipërisë dhe Kosovës mbrohen e drejtohen për të zhvilluar avantazhe në sektorë strategjik me potencial ekonomik”, thuhet në deklaratë.

Sipas VV, Shqipëria nuk mund të zbatojë projekte rajonale duke u sjellë sikur Kosova nuk ekziston.

“Serbia është bërë pjesë e “Unionit Ekonomik Euroaziatik”, një bllok ekonomik i themeluar dhe udhëhequr nga Rusia, e cila në krye të këtij Unioni ka vendosur Aleksandër Lukashenkon, Presidentin e shumëkontestuar të Bjellorusisë.

Vlen të theksohet se SHBA-të dhe BE-ja kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, nderkohë që Komisioni Europian ia ka bërë të qartë Serbisë se ajo nuk mund të pranohet në BE duke qenë pjesë e marrëveshjeve të Unionit Ekonomik Euroaziatik.

Në “Unionin Ekonomik Euroazitik” shetet anëtare synojnë krijimin e një tregu të përbashkët ngjashëm me BE-në, por kjo nuk e bën “europian” Unionin Ekonomik Euroaziatik, ashtu siç nuk është një projekt europian as “Mini-Shengeni” i iniciuar nga Serbia në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Mini-Shengeni është ideuar dhe krijuar nga Serbia me synimin e qartë për të dominuar ekonomikisht dhe politikisht gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Pikërisht në këtë projekt të Serbisë e ka futur Shqipërinë Kryeministri Edi Rama, duke e hapur vendin tonë jo vetëm ndaj ndikimit të Serbisë por edhe ndaj atij të Rusisë.

Dihet që Administrata e vjetër e SHBA-ve nën ndikimin e funksionarëve (tashmë të dëshmuar qartazi si filo-serbë si Grenell), e ka mbështetur projektin e Mini-Shengenit. Por sot kemi një tjetër Administratë në SHBA, që ka dëshmuar se po shkëputet nga projektet e vjetra të rrezikshme për rajonin e Ballkanit dhe se po kërkon një lidhje më të fortë mes SHBA-së dhe BE-së”, thuhet në deklaratë.

Lajme të lidhura

BOTA

Kush janë 5 zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë

14:10 : 15/08/2025
AKTUALITET

Sherr për pronën/ Plagoset me thikë 29-vjeçari në Kamëz, shpallet në kërkim autori

13:59 : 15/08/2025
BOTA

“Risk i lartë!”/ Mesazhi i Trump para takimit me Putin në Alaskë

13:46 : 15/08/2025
Pamje nga vendi ku ndodhi krimi
AKTUALITET

Vrasjet e 14-vjeçarit/ Softa: Faji nuk është te rrjetet sociale, por te institucionet dhe familja

13:36 : 15/08/2025
AKTUALITET

Gjeneral Piro Ahmetaj: Besimplotë se në Alaska, Trump do të imponojë ndalimin e luftës në Ukrainë!

13:27 : 15/08/2025
AKTUALITET

Trump, Putin dhe një samit në mes

13:15 : 15/08/2025
Para

‘Doktori i mrekullive’ i jep fund beqarisë, dalin pamjet nga ceremonia e martesës

TË GJITHA

Kush janë 5 zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë

14:10 : 15/08/2025

Sherr për pronën/ Plagoset me thikë 29-vjeçari në Kamëz, shpallet në kërkim autori

13:59 : 15/08/2025

“Risk i lartë!”/ Mesazhi i Trump para takimit me Putin në Alaskë

13:46 : 15/08/2025
Pamje nga vendi ku ndodhi krimi

Vrasjet e 14-vjeçarit/ Softa: Faji nuk është te rrjetet sociale, por te institucionet dhe familja

13:36 : 15/08/2025

Gjeneral Piro Ahmetaj: Besimplotë se në Alaska, Trump do të imponojë ndalimin e luftës në Ukrainë!

13:27 : 15/08/2025

Trump, Putin dhe një samit në mes

13:15 : 15/08/2025

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

13:00 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com