• Kontakt
Sunday, June 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detajet/ Aksidenti që shoi familjen Gushi, parandjenja e familjarëve

09:39 : 29/06/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Eduart Gushi, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre po ktheheshin nga Greqia kur një automjet luksoz goditi nga mbrapa makinën e tyre, duke u shkaktuar vdekjen. Në pranga për aksidentin ka përfunduar Igli Madani. Tri ditë pas ngjarjes, të afërmit e Silvana Gushit rrëfejnë mes lotësh momentet para dhe pas gjëmës në familjen e tyre. Fatbardha Qose, nëna e 33- vjeçares kërkon vetëm drejtësi. Ndërsa rrëfen telefonatën e fundit me të bijën, ajo tha e priste pas një viti të ktheheshin për të kaluar pushimet.

Ku ka ngushëllim për nënën, se i kanë ikur 4 lule. Më mbylli derën e vajzës. Ç’po bëhet me këtë popull, u vra rinia, i vrau i vrau rrugaçi, i vrau ai që ka para, unë nuk kam para”, ka thënë ajo “News 24”.

Ajo shtoi se po e priste të bijën, dhëndrin dhe dy vajzat e tyre për të ngrënë mëngjesin, ndërsa rreth orës 08:30 minuta ndodhi përplasja fatale në autostradën Fier-Vlorë.

FAMILJARET

“Më iku vajza në moshë të rinisë. Dhëndrin e kisha si djalë. Të vihet drejtësia në vend, ku është shteti. Unë nuk kam lekë, ai që ma ka bërë këtë do jetë biznesmen. Vetë e di si i kam rritur. Shteti të marrë masa, i bëj apel të gjitha nënave: Këtë që përjetova unë mos e përjetojë asnjë nënë në botë. Të jenë nëna të gëzuara, ai baba e ajo nënë që ka rritur atë djalë, të më vinte të më thoshte një fjalë te dera. Të më ngushëllonte, janë njerëz pa shpirt, nuk janë njerëz. Më helmuan kockën, më mbyllën derën e vajzës. Janë katër varre”, shprehet e moshuara mes lotësh.

Lexo edhe:

Irani dënon sulmin amerikan ndaj objekteve bërthamore: Do të ketë pasoja

Rritja që nuk po sjell mirëqenie

Ajo tregoi më tej se vajzën e vogël e kishte rritur vetë, pasi më herët vajza me familjen kishin qëndruar në Shqipëri. Gruaja tha se kishte marrë katër plumba nga ngjarja, duke shtuar se Silvana ishte vajza e madhe e saj.

“Silvana ime, ishte vajza ime e madhe, ishte vajza më e mirë. Të gjithë vëllezërit dhe motrat, i gjithë fisi thoshin si vajza jote nuk ka. Po vajza ime po ha dhe. Mbesat i kisha të shkëlqyera dhe dhëndrin e kisha shumë të mirë, ma mbante vajzën. Ishin familje e rregullt, me shkollë.

E madhja ka lindur në Greqi, kurse Eva ka lindur këtu, e kam rritur nëna deri 6 vjeç. Ishin në Greqi, nuk bënë dot dokumentet dhe erdhën u kthyen. Para 2 vitesh ikën prapë, se kishin vajzën e sëmurë. Më mbylli derën e vajzës”, tha e dëshpëruar nëna.

Babai i Silvana Gushit, tha se do të kërkojë deri në fund drejtësi për ngjarjen, ndërsa falënderon të gjithë ata që u sensibilizuan.

“Jam i helmuari i atyre të katërtave. Jam babai i Silvanës. Kërkoj me gjithë forcën dhe sa të jetë fryma, edhe nëse nuk përgjigjet drejtësia shqiptare, do e shkrij jetën dhe të më kthehet gjaku që humba 4 persona. I bëj apel Gjykatës, avokatëve, ata që kanë shpirtin human dhe kanë pak njërzillëk, të venë dorë dhe të japin atë që kërkoj sot. Faleminderit të gjithëve atyre, që janë sensibilizuar. Me keqardhje më jepnin ngushëllimet e përzemërta. Këta fëmijë, për ata që kanë shpirtin e mirë, të pastër, dashurinë e fëmijës”, deklaroi Sotiraq Qose.

Motra e Silvana Gushit: Si e mora vesh lajmin e kobshëm

Motra e Silvana Gushit, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik, tha se në spital pas aksidentit të rëndë nuk i dhanë asnjë informacion. Suela Qose deklaron për “News 24”, se mori vesh lajmin e rëndë.

“Nuk gjej fjalë të flasë dhe të mbyllë plagët e familjes sonë. Hera e fundit që folëm në darkë deri në orën 1 të natës. Hera e parë që flisnim deri në 1 të natës. Sikur e ndjenim, po qeshnim e këndonim. Në mëngjes po i prisnim. Në 9 pa çerek, marr telefonin dhe shikoj lajmet për aksidentin. Kur shkoj atje nuk më tregonte njeri, dëgjova që ishin 4 të vdekur”, shprehet ajo.

Njësoj si prindërit e saj, edhe ajo kërkon drejtësi për ngjarjen.

“Janë dy mbesat e mia që i rrita vetë. Kërkoj të drejtën për motrën e vetme që kishim, për kunatin që i thosha vëlla, për këto dy çupat e mia, se nuk i kisha mbesa. Kërkoj nga shteti të vërë dorë. Babai duhet të ishte ngritur, dhe sikur ta kishim vrarë, duhet të kishte ardhur. Duam drejtësi vetëm. I lutem të gjithë shtetit të ngrihet në këmbë, të gjithë njerëzve të mirë. Të ngrihen të kërkojnë të drejtën e tre çupave tona dhe çunit tonë. Nuk bëhet puna me lekë dhe me vrasje, ai të dënohet. Ne kërkojmë këtë të drejtë”, shtoi ajo.

Lajme të lidhura

BOTA

Irani dënon sulmin amerikan ndaj objekteve bërthamore: Do të ketë pasoja

08:14 : 22/06/2025
AKTUALITET

Rritja që nuk po sjell mirëqenie

08:08 : 22/06/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 34°C, parashikimi i motit për sot

07:59 : 22/06/2025
BOTA

Përshkallëzohet konflikti/ SHBA futet në luftë, sulmon objektet bërthamore të Iranit

07:52 : 22/06/2025
AKTUALITET

IKMT prish ndërtimet me dru në Dhërmi, qeveria jep leje me beton! Zbardhet projekti i Julian Morinës

23:40 : 21/06/2025
SHOW BIZ

Horoskopi, 22 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 21/06/2025
Para

Ndezën zjarrin në Malin e Tomorit, arrestohen 2 persona/ Emrat

TË GJITHA

Irani dënon sulmin amerikan ndaj objekteve bërthamore: Do të ketë pasoja

08:14 : 22/06/2025

Rritja që nuk po sjell mirëqenie

08:08 : 22/06/2025

Temperatura deri në 34°C, parashikimi i motit për sot

07:59 : 22/06/2025

Përshkallëzohet konflikti/ SHBA futet në luftë, sulmon objektet bërthamore të Iranit

07:52 : 22/06/2025

IKMT prish ndërtimet me dru në Dhërmi, qeveria jep leje me beton! Zbardhet projekti i Julian Morinës

23:40 : 21/06/2025

Horoskopi, 22 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 21/06/2025

Përshkallëzohet lufta/ Izraeli sulmon depot e armëve dhe infrastrukturën ushtarake në Iran

22:43 : 21/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com